Faqja poetike amerikane boton poezitë dhe biografinë e Ganimete Demiri

E enjte, 18 Prill, 2024

Biografia dhe poezitë e poetes shqiptare në Zvicër, Ganimete (Jakupi) Demiri janë publikuar në një nga faqet më të njohura poetike amerikane “Englixh to the Max”.

Ganimeti ka bashkëpunuar me shkrimtarin ndërkombëtar Gregory Webb duke shkruar dhe në gjuhën angleze.
Ganimete (Jakupi) Demiri, është shkrimtare dhe poete që jeton në Zvicër. Ajo ka lindur në Sllatinë të Vitisë në Kosovë dhe është fëmija i tretë i familjes.

Në një rrëfim për veten, poetja thotë se shkollën fillore e përfundoi në vendlindje ndërsa gjimnazin në Ferizaj, e më pas studimet e larta në Prishtinë për edukim dhe mësuesi.

Babai i saj ishte avokat dhe nëna një rrobaqepëse. “Kam punuar si mësuese e shkollës fillore në Kosovë për rreth 6 vjet, dhe prej 2015 jetoj në Zvicër, jam e martuar dhe kam tre fëmijë”, rrëfen Ganimete.

Tashmë prej një viti Ganimete punon si mësuese për fëmijët shqiptarë. Pasioni i saj ka qenë që fëmijë poezia dhe letërsia në përgjithësi.

“Kam marrë pjesë në programe të ndryshme shkollore, konkurse si studente në organizata të ndryshme”, thotë më tej Ganimete e cila rrëfen se pas një shkëputje nga shkrimi është rikthyer sërish me shpresën që të mos ndalet më.

Për të të shkruarit është “si ushqimi pa të cilin nuk mund të jetojë”. Aktualisht ajo është duke shkruar një libër me poezi dhe poema. Ka marrë disa çmime nga faqe të ndryshme poetike dhe grupe në rrjetet sociale nga vende të ndryshme. “Kjo është një mundësi e mrië përmes medias virtuale për të shfaqur artin tonë, kulturën dhe ndjenjat në mënyrën e tyre pa ndryshime racore, kombëtare, gjinore apo fetare”, thotë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group