“Letra nga Diaspora”, ftesë për lexim dhe diskutim

E shtunë, 20 Prill, 2024

Dikur shtegtarë ishin vetëm zogjtë. Njerëzit ikanakë tregoheshin me gisht. Dhe sado të endeshin, për luftëra apo pasuri, gjithnjë ëndërronin ditën e kthimit në Itakën e tyre. Sot, njerëzit shtegtojnë më shumë se zogjtë dhe jo veç nga nevoja e detyrimi. Atdheu i tyre, edhe pse i pandryshueshëm, i ka tashmë kufijtë të lëvizshëm. Por kur shkrimtari shpërngulet, me hir a me pahir, ai e mbart me vete atdheun e tij si zhguall breshke. Mbart pa prerë në lëkurë gjuhën amtare dhe kulturën e prejardhjes.

Për këta shkrimtarë, të shpërngulur herët a vonë, të dëbuar me forcë e me dhimbje apo të arratisur me vendosmëri e guxim, të larguar prej kureshtjes dhe nevojës, a prej dëshirës dhe pamjaftueshmërisë, lind dhe kjo revistë. Si vendtakim i përbashkët, si agorà njohjeje dhe ballafaqimi, si urë lidhëse mes tyre dhe lexuesit shqiptar e të huaj.

Ideja për revistën “Letra nga diaspora” u hodh gjatë zhvillimit të Takimit të parë të Shkrimtarëve nga Diaspora, të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, më 22 shkurt 2020. Lindi si një nevojë për vëmendje të shtuar ndaj autorëve të mërgatës, pa dashur aspak të krijojë një ndarje më vete të tyre në letrat shqipe, pa qëllimin e krijimit të një “kthine” të mëvetshme, por më shumë duke mëtuar nxjerrjen në pah, analizimin dhe shijimin e një krijimtarie të mbrujtur në udhëkryq e shkëmbim kulturash, duke e trajtuar si një mundësi më tepër për ndërlidhjen e shkrirjen e kufijve artificialë të letërsisë shqipe të krijuar në Shqipëri, në Kosovë, në troje shqiptare e në mërgatë.

“Për një vend pasja e një shkrimtari të madh është si të kesh një qeveri të dytë. Kjo është arsyeja se pse asnjë regjim nuk i do asnjëherë shkrimtarët e mëdhenj, por vetëm të vegjlit”, shkruante Aleksandër Sollzhenicini, shkrimtari nobelist rus, i cili u dëbua më 1974 nga vendi i tij, pikërisht ngaqë rrëfeu të vërtetat e hidhura të një vendi diktatorial. Duke perifrazuar thënien e Sollzhenicit, do të mjaftonte një letërsi e madhe për të vënë në pikëpyetje qeverisjet pa vizion. Dhe shkrimtarët jashtë vendit, ata të arratisurit dikur apo të shpërngulurit sot, të larguarit me dëshirë a detyrim në çdo kohë, mund të përbëjnë një qeveri të dytë mendimi dhe vizioni largpamës në shërbim të kombit.

Një letërsi e mirë është vendi që synon paqen universale njerëzore, që lind dhe gjallon përmes konfliktit. Edhe letërsia shqipe është zhvilluar përmes këtij konflikti, herë letrar, herë ekstraletrar. E tillë do të paraqitet edhe në këtë revistë, duke shpresuar të zgjojë interes për diskutime e reflektime të thella, për lexime të vëmendshme dhe debate frytdhënëse.

Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen dhe botimin e revistës “Letra nga Diaspora”, kërkon të përmbushë jo vetëm misionin e saj parësor, atë të mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe përmes letrave të bukura, por edhe të ndihmojë në vendosjen e urave të komunikimit të autorëve shqiptarë në kohë apo vende të ndryshme, mes vetes dhe lexuesit, shqiptar apo të huaj, në mbështetje të krijimtarisë më të mirë.