“Letra nga Diaspora” për herë të parë një revistë kushtuar autorëve në mërgim

E shtunë, 20 Prill, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën, e mbyll këtë vit të vështirë me botimin e numrit të parë të revistës letrare “Letra nga Diaspora”.

Ideja për revistën “Letra nga Diaspora” do të lindte natyrshëm gjatë zhvillimit të Takimit të parë të Shkrimtarëve nga Diaspora, të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën  më 22 shkurt 2020, pak ditë para nisjes së karantinës globale të shkaktuar nga COVID-19.

“Revista lindi dhe formësua si një nevojë për vëmendje të shtuar ndaj autorëve të mërgatës, pa dashur aspak të krijojë një ndarje më vete të tyre në letrat shqipe, pa qëllimin e krijimit të një “kthine” të mëvetshme, por më shumë duke mëtuar nxjerrjen në pah, analizimin dhe shijimin e një krijimtarie të mbrujtur në udhëkryq e shkëmbim kulturash, duke e trajtuar si një mundësi më tepër për ndërlidhjen e shkrirjen e kufijve artificialë të letërsisë shqipe të krijuar në Shqipëri, në Kosovë, në troje shqiptare e në mërgatë”, tha drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen dhe botimin e revistës “Letra nga Diaspora”, kërkon të përmbushë jo vetëm misionin e saj parësor, atë të mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe përmes letrave të bukura, por edhe të ndihmojë në vendosjen e urave të komunikimit të autorëve shqiptarë në kohë apo vende të ndryshme, mes vetes dhe lexuesit, shqiptar apo të huaj, në mbështetje të krijimtarisë më të mirë.

Botimi i kësaj reviste letrare të përgjashtëmuajshme është miratuar nga Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën dhe shpërndahet falas në Diasporë. Përmbajtja është miratuar gjithashtu nga Bordi i revistës të përbërë nga: Gazmend Kapllani, Ardian Kyçyku, Rudolf Marku, Bashkim Shehu, Durim Taçi, Lindita Arapi, Persida Asllani, Floresha Dado, Piro Misha.

Kryeredaktore e revistës është gazetarja Arta Marku. Revista është konceptuar me rubrika të ndryshme, si: intervista ekskluzive, krijimtari dhe biseda me shkrimtarë, recensa, dosje, retrospektivë, si dhe informacion mbi botimet e reja. Të pranishëm në këtë numër: Ardian-Christian Kyçyku, Ardian Vehbiu, Bashkim Shehu, Telemak Koça, Rudolf Marku, Darien Levani etj. Kanë bashkëpunuar gjithashtu studiuesit Lisandri Kola, Eleni Laperi, Arben Ndreca, Zana Varvarica Kuka. Pikturat e Lin Delisë shoqërojnë përmbajtjen e numrit të parë.  Për paraqitjen grafike është kujdesur piktori Elsi Kongo.

Kjo revistë do të vijë së shpejti dhe në gjuhën angleze.