Irene Kerimi-Breznica: Rëndësia e mësimit të gjuhës shqipe te gjenerata e dytë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Në kuadër të 30- vjetorit të themelimit të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze të Torontos, për gazetën “Diaspora Shqiptare” zhvilluam një intervistë  me nënrkryetaren e tanishme të saj znj. Irene Kerimi- Breznica. Ajo, duke qenë e lindur në Kanada me prejardhje nga një familje nga Prespa, e cila kishte emigruar nga Maqedonia në mes të viteve ’60-të, është rritur me organizimet shqiptare në Toronto. Në këtë intervistë Irena flet për rritjen e saj në komunitetin shqiptar në Kanada, historinë krenare të familjes së saj, angazhimin në shoqatë e shumëçka tjetër…

Në fillim, a mund ta ndani me ne historinë e prindërve tu? Kur kanë ardhur, dhe pse e kanë zgjedhur pikërisht Kanadanë?

Jam shumë krenare dhe e nderuar të them që ai që erdhi në Kanada i pari nga familja jonë ka qenë gjyshi im, Teki Kerimi, i cili tani është 95 vjeç.  Ai erdhi në Kanada më 1963 si refugjat nga Prespa, Republika e Maqedonisë. Kur gjërat nuk po shkonin siç duhet në Maqedoni, për shkak të diskriminimit ndaj shqiptarëve, ai u detyrua të linte familjen e tij për një vend që lejonte të drejtat dhe lirinë e njeriut, siç ishte Kanadaja. Opsionet në atë kohë ishin Australia, SHBA ose Kanadaja. Ai erdhi këtu me një grup burrash të tjerë të cilët ishin të gjithë të gjendur në të njëjtën situatë vendosën së bashku të vinin në Kanada pasi menduan se do të ishin të mirëpritur këtu, dhe më vonë e kuptuan se kishin plotësisht të drejtë. Pasi punoi në Kanada për 4 vjet vetëm, ai e arriti qëllimin e tij duke blerë shtëpinë e tij të parë dhe duke sjellë gruan e tij, gjyshen time Beije dhe 4 fëmijët e tyre në Kanada më 1967. Babai im Xhemal Kerimi, më i madhi nga 4 fëmijët ishte vetëm 17 vjeç. Si fëmija më i vjetër ai u sigurua që të gjithë po përshtateshin me jetën e re në një vend të ri duke i regjistruar ata në shkollë dhe duke vazhduar arsimimin e tyre, dhe natyrisht duke punuar për të ndihmuar familjen. Në vitin 1971 ai u kthye në Prespë dhe u martua me nënën time Ferzije Bekiri-Kerimi, e cila pas pak u bashkua me ta këtu në Kanada. Një vit më vonë, më 1972 kam lindur unë, pastaj motra ime Flutur më 1974 dhe vëllai im Alit më 1976.

Je e lindur dhe e rritur në Kanada. Çfarë do të thotë të rritesh si shqiptare në vendin që nuk është atdheu i të parëve?

Si fëmijë emigrantësh, mbajtja e kulturës shqiptare ishte shumë e rëndësishme për familjen tonë. Jetonim me gjyshërit tanë dhe në shtëpi flisnim vetëm shqip dhe gjithnjë na detyronin t’i respektonim traditat tona edhe pse ishim larg Prespës. Ne gjithmonë kemi marrë pjesë në ahengje shqiptare. Aty shkonim gjithmonë me familjen, dhe bashkimi ynë ishte gjithmonë frymëzues dhe gjallërues. Ne gjithmonë dëgjonim muzikë shqiptare edhe pse nuk kishim teknologjinë që kemi tani në vitin 2020. Kurrë nuk do ta harroj kur doli VCR-i, babai im ishte një nga të parët që bleu një, dhe ne morëm disa video që na dërgonin nga familja jonë në Prespë, e të cilat i riprodhonim vazhdimisht; kjo ishte e vetmja lidhje që ne kishim në atë kohë. Si vajzë e vogël mbaj mend se telefonat nuk ishin diçka që të gjithë e kishin në shtëpi në Prespë, kështu që familjarët tanë komunikonin me telegrame ose duke shkruar letra njëri-tjetrit. Kështu i mbanim lidhjet me të parët tanë…

Si e kujtoni komunitetin shqiptar në Toronto në fëmijërinë dhe në rininë tuaj të hershme?

Siç e përmenda jam rritur në një shtëpi ku është folur kryesisht shqip, dhe duke shkuar në ahengje shqiptare, edhe kur isha fëmijë edhe kur u rrita. Jam e lumtur që në ndejat e komunitetit shqiptar, më 1995 kam takur edhe burrin tim Bashkim Breznica. Kur u takuam, ne menjëherë zbuluam se kishim shumë gjëra të përbashkëta, sidomos krenarinë shqiptare. Ai ishte shumë patriot dhe ishte një mbështetës i madh i komunitetit që më inkurajoi të përfshihesha më shumë. Ai për një kohë të gjatë ka qenë sponsor, mbështetës dhe vullnetar në komunitetin shqiptar në Kanada në përgjithësi e në Toronto në veçanti.

Shiheni gjithmonë aktive ne komunitetin shqiptar. Kur ka qenë hera e parë që jeni përfshirë në Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze të Torontos?

Unë kam qenë e përfshirë me komunitetin shqiptar që si fëmijë. Unë shkoja  në shkollën shqipe në Toronto dhe recitoja poezi në ahengje të ndryshme të komunitetit tonë. Pastaj isha pjesë e një grupi vallëzimi, cili në rininë time gjithashtu interpretonte nëpër aktivitete të këtij komuniteti. Në disa raste, kam kryer edhe punën e konferencieres në gjuhën shqipe e angleze. Siç e thashë burri im gjithashtu më inkurajoi që të bashkohesha në kryesinë e SHBSHK të Torontos, ku tashmë po bëhen rreth tetë vite aktivizim, ndërsa në mandatin e fundit jam zgjedhur edhe nënkryetare, punë të cilën e kryej me kënaqësinë më të madhe. Besoj se edhe në të ardhmen do ta japë kontributin tim në ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare në Kanada.

Çfarë i ka sjell Irena shoqatës këto tetë vite?

Duke qenë një aktiviste e pandalshme në komunitet, unë u inkuadrova në shoqatë për të sjellë energji dhe ekspertiza të reja. Besoj se ishte gjithashtu një përparësi për bordin për faktin se unë kisha lindur dhe isha rritur në Kanada, kisha prejardhje nga Prespa, dhe isha e martuar me një kosovar. Të gjitha këto më dhanë shtytjen që të jem zëri i të gjithëve në të njejtën kohë.

Si nënkryetare e SHBSHK, cili do t’ishte mesazhi juaj për 30-vjetorin e themelimit të shoqatës?

Si nënkryetare e SHBSHK, unë dua të falënderoj secilin nga anëtarët e bordit për punën e tyre të përkushtuar dhe përkushtimin e çdo anëtari,  sponsorët tanë dhe komunitetin në përgjithësi për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm në shoqatë. Jam e lumtur që anëtarët e bordit të kësaj shoqate përfaqësojnë të gjitha trevat shqiptare. Ne i respektojmë të gjithë, pa marrë parasysh se nga janë apo çfarë feje kanë, dhe mund të them se në fund të fundit ne të gjithë jemi shqiptarë dhe qëndrojmë krenarë para flamurit tonë kombëtar Kuq e Zi. Dëshira ime është që të kemi më shumë anëtarë, vullnetarë, sponsorë për të mbajtur komunitetin në këmbë dhe për t’u bërë më të fortë për brezat tanë të ardhshëm. Qëllimi ynë më i madh është të kemi një Qendër Komunitare ku të gjithë mund të bashkohemi. Unë mendoj se ky qëllim mund të arrihet nëse të gjithë shqiptarët që jetojnë në Toronto dhe rajonet përreth mund të bashkohen dhe të përfshihen. Imagjinojeni sikur të kishim një qendër të komunitetit tonë, ku të moshuarit mund të bashkoheshin dhe të shoqëroheshin dhe të mos ndjeheshin të vetmuar dhe të izoluar në shtëpi, derisa familjet e tyre janë në punë, ose të rinjtë tanë të kenë një qendër ku ata mund të shkojnë të luajnë sporte ose aktivitete të ndryshme, ku ne mund të organizojmë eventet tona dhe të mos duhet të paguajmë qira për organizimet tona. Besoj se me një angazhim pak më të madh ne mund të kemi aktivitete të ndryshme rinore që ata të mund të bashkohen dhe të takojnë dhe mbajnë atë lidhje me njëri-tjetrin, dhe natyrisht ta blejmë pronën tonë.

Viteve të fundit shihet një përfshirje më e madhe e gjinisë femërore në komunitetin shqipar jo vetën në Toronto. Sa keni kontribuar ju në këtë aspekt?

Këtu në Kanada të gjithë kanë lirinë dhe të drejtat për të qenë ata që janë dhe kanë të drejta të flasin lirshëm dhe të shprehen. Ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin pa marrë parasysh se cilës gjini i takojmë. Kanadaja u ka dhënë të gjithëve një zë dhe ne duhet të lëmë mënjanë mentalitetin e modës së vjetër ku mendimi i grave nuk është i rëndësishëm. Gratë janë po aq të barabarta sa burrat, kudo që u jepet mundësia. Bordi i shoqatës sonë është i tillë që nuk ndihesh i përjashtuar, por i përfshirë, pa marrë parasysh gjininë…

I takoni gjeneratës së dytë të shqiptarëve në Kanada. Sa flitet gjuha shqipe në shtëpinë tuaj?

Po, unë jam gjenerata e dytë në Kanada. Të rritur me prindërit dhe gjyshërit e mi, ne kryesisht flisnim shqip në shtëpi. Më kujtohet që shkoja në shkollë dhe në të vërtetë nuk dija të flisja anglisht, me ç’rast falënderoj Zotin si fëmijë që e mësova gjuhën angleze lehtë. Kur takova burrin tim Bashkimin, familja ime ishte shumë e lumtur që ai ishte shqiptar, megjithatë shqetësohej se ai ishte nga Kosova dhe se dialekti i tij ishte ndryshe. Shqetësimi i tyre ishte i ligjshëm, është pak më ndryshe dhe disa fjalë shqiptohen ndryshe, dhe tani pas 25 vitesh martesë familja ime bën shaka me mua dhe thotë se tani e flas shqipen si një kosovare.
Aktualisht ne përpiqemi të flasim kryesisht shqip në shtëpi, megjithëse në disa raste është e vështirë pasi anglishtja duket se vjen më natyrshëm për të gjithë.

Siç shihet në rrjetet sociale, ju dhe familja juaj e vizitoni shpesh botën shqiptare…

Po, patjetër. Ne vizitojmë Kosovën, Prespën dhe Shqipërinë së paku çdo të dytin vit, dhe kjo gjithashtu ka inkurajuar dhe frymëzuar dy fëmijët tanë, djalin Adrianin, 23 vjeç dhe vajzën Adelinën, 21 vjeç që të vazhdojnë të flasin shqip në mënyrë që ata të komunikojnë me familjen tonë të gjerë jashtë Kanadasë.
Fëmijët tanë janë të bekuar të rriten nga dy palë gjyshërish, gjë që është një avantazh për të mësuar gjuhën shqipe. Prindërit e Bashkimit jetojnë me ne, ndërsa prindërit dhe gjyshi im jetojnë në të njëjtën rrugë me ne, që më duket si në filmin “The Big Fat Albanian Wedding”. Prindërit tanë gjithmonë flisnin me ta në shqip dhe sot e kësaj dite Adriani dhe Adelina flasin të dy dialektet e shqipes në mënyrë të përsosur.