Gjermania, një komb i dashuruar pas klasikes

E enjte, 28 Mars, 2024

Nëse do ti referohesh vetëm shifrave zyrtare, bindesh  menjëherë se ç’vend zë kultura në Gjermani. Këto shifra na japin një tablo të qartë të një vendi  me më shumë se reth 130 orkestra profesionale të financuara nga fondet publike, mbi 80 ansamble të përhershme operistike dhe subvencione miliardëshe: Ky peizazh unik muzikor e bën Gjermaninë kombin kryesues në muzikën klasike. Dendësia e pazakontë e peizazhit, me orkestra, teatro dhe kore dhe mbështetja e madhe financiare nga sektori publik e bëjnë Gjermaninë një Meka të muzikës klasike. Por edhe mbi 150 teatro dhe opera, 48 orkestra kulturore, më shumë se 6 mijë muzeume, më shumë se 1.000 teatro të lira dhe disa mijëra biblioteka, shkolla muzike dhe shkolla artistike të rinisë.Ky bilanc të lë një përshtypje të qartë se Gjermania është një vend i kulturës.

Gjermanët e duan muzikën klasike. Kompozitorë si Bach, Haydn, Beethoven dhe Brahms i dhanë atdheut të tyre reputacionin e një vendi të gjenive muzikorë. Ludwig van Beethoven njihet si kompozitori më i famshëm klasik në botë. Nga 83 milionë banorë, rreth 14 milionë njerëz luajnë një instrument ose këndojnë në një kor. Në një ndër gjashtë familje gjermane luhen një ose më shumë instrumente muzikore. Rradhët e pritjes në shkollat e muzikës dhe në kopshtet me fokus muzikor janë të gjata. Në mbarë vendin ka rreth 1000 shkolla publike muzike, që  frekuentohen nga afro 1,5 milionë fëmijë dhe të rinj. Sipas informacioneve të Shoqatës Gjermane të Orkestrave kultura konsiderohet si shërbim vullnetar, për të cilin komunat nuk janë të detyruara – ligji i detyron madje që të kursejnë në radhë të parë shërbimet vullnetare. Për këtë larmi kulturore nevojitet mbështetja përkatëse financiare.

Në asnjë vend të botës kultura nuk është aq e subvencionuar nga sektori publik sa në Gjermani: Në vitin 2019 mbi dhjetë miliardë euro shkuan për të mbështetur institucionet kulturore, prej tyre mbi tre miliardë euro vetëm në muzikë dhe teatrin muzikor. Buxheti kulturor i qeverisë gjermane ishte 1.6 miliardë euro në vitin 2019, por në sistemin federalist gjerman edhe bashkitë dhe landet federale japin një kontribut të rëndësishëm në financimine kulturës. Edhe nëse jo të gjithë gjermanët nuk gëzojnë një arsimim muzikor, atyre u pëlqen të degjojnë muzikë. Sipas Këshillit gjerman të Muzikës 33% e gjermanëve dëgjojnë me ëndje muzikë klasike. Sondazhet në SHBA flasin për 10 deri 17 përqind, në Britaninë e Madhe për rreth 15%. Vetëm Rusia dhe Japonia kanë një numër të krahasueshëm të adhuruesve të muzikës klasike me Gjermaninë.

Ndërkohë në mbarë Evropën punojnë gjashtë milionë njerëz në fushën e kulturës. Kështu ka konstatuar së fundi Komisioni i BE-së. Në këtë mënyrë ekonomia kulturore është një faktor vendimtar i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Prej kohësh në Evropë jetojnë edhe kultura të tjera. Edhe ato duhen kuptuar dhe respektuar. Më shumë se një e treta e studentëve që studiojnë muzikë në Gjermani vijnë nga jashtë. Në Shkollën e Lartë të Muzikës në Detmold nga jashtë vijnë gjysma e studentëve. Kërkesat më të mëdha për të studiuar në Gjermani vijnë nga Evropa lindore dhe nga Azia, por edhe nga Ballkani.

Nuk është i paktë edhe numri i shumë  e shume artisteve shqiptarë të talentuar që kanë studiuar në auditoret gjermane si: violinistja e njohur në gjithë botën Ervis Gega,  dirigjenti dhe pianisti Desar Sulejmani,  këngëtarja e Jazz-it Eda Zari, violinistet Ela Zagori dhe Elda Teqja, kitaristi kosovar Vendim Thaçi si dhe shumë e shumë të tjerë të cilët kaë arritur mjaft suksese në skenat ndërkombëtare falë shkollimit të tyre në Gjermani.