Pensioni i munguar i shqiptarëve të Italisë

E martë, 23 Prill, 2024

Të mos kesh të drejtën e pensionit pasi ke punuar gjithë jetën është padrejtësi. E këtë padrejtësi po vuajnë në kurrizin e tyre shqiptarët e Italisë që nuk arrijnë të mbushin vjetërsinë e punës as në Itali e as në Shqipëri për të pasur një pension dinjitoz por që nuk mund të mbledhin kontributet e derdhura andej e këtej Adriatikut për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mbi mbrojtjen sociale mes dy vendeve. Pikërisht mbi këtë çështje së fundi vërehet një përqendrim vëmendjeje, një lëvizje e gjerë e në shumë nivele.

Një peticion që i kërkon Shtetit italian të nënshkruhet marrëveshja për çështjen e pensioneve me nismëtare Geri Ballon, themeluese e shoqatës “Volare”, sot numëron mbi 10.700 firma (rreth gjysma të mbledhura vetëm këto javët e fundit) që dëshmon ndërgjegjësim përditë e më të lartë, por edhe një punë të vazhdueshme sensibilizuese si në komunitet ashtu edhe ndër politikanë.

“Arritja e 10 mijë firmave është rezultat i angazhimit të gjithë komunitetit shqiptar dhe jo vetëm: ndër firmëtarët ka italianë dhe të huaj. – thotë Ballo për “Diasporën Shqiptare” – Qëllimi është të fitohet një e drejtë e mohuar, ndaj kjo kauzë shkon përtej kombësisë së secilit. Tani kemi prioritet të mos ndalemi. Po vijon mbledhja e firmave për peticionin, janë nisur letrat drejtuar Kryeministrit dhe ministrave italianë kompetentë për çështjen, vijon sensibilizimi i parlamentarëve”.

Gjithnjë gjatë muajit nëntor, janë fokusuar mbi këtë temë dy videokonferenca të shoqatës “Volare” e një tjetër e sindikatës italiane “CISL”, në të cilat u mblodhën rreth një tryeze virtuale e janë shprehur në favor të arritjes së marrëveshjes përfaqësues të lartë të të gjitha siglave sindikale italiane, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të lartë të politikës e qeverive të të dyja vendeve.

Në njërën prej videokonferencave sindikatat më të mëdha italiane – CGIL, CISL, UIL – u angazhuan bashkarisht në mbështetje të kauzës së komunitetit shqiptar, duke u shprehur të gatshme ta ndjekin atë.

Në dy videokonferencat ku veç sindikatave morën pjesë edhe përfaqësues të dy qeverive – Ministri Majko, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Financave Baretta,  Kryetarja e komisionit të punës së Senatit, Matrisciano, në njërën, e ambasadorja e Shqipërisë Anila Bitri Lani, zëvendës ministri i jashtëm shqiptar Sokol Dedja dhe Nënsekretarja pranë Ministrisë së Punës e Politikave sociale, Puglisi në tjetrën – këta të fundit u treguan të gatshëm ta ndjekin këtë kauzë mëse të drejtë por nga fjalët të faktet rruga është e gjatë.

Në të trija konferencat ishte i pranishëm senatori Tommaso Nannicini, anëtar i Komisionit të përhershëm parlamentar për Bilancin dhe i Komisionit parlamentar të kontrollit të enteve të sigurimeve shoqërore që çështjen e pensioneve të shqiptarëve e njeh mirë dhe e ka bërë kauzë të vetën, pa shumë sukses deri tani. Por duket se është i vendosur të vazhdojë në të tijën e kërkon mbështetje. “U bënë tashmë disa amendamentet që kam paraqitur, për momentin pa sukses, së fundmi në Ligjin e Buxhetit të Shtetit dhe në dekretin e fundit Ristori.  – thotë senatori Tommaso Nannicini për “Diasporën Shqiptare”. – Para pak ditësh paraqita një rend dite në Komisionin e Bilancit që  angazhon Qeverinë të përfshijë një fond për marrëveshjen në dekretin e ri Ristori, që do të diskutohet në janar. Rendi i ditës u miratua nga kolegët e komisionit. Ndaj raundi i ardhshëm është në janar. Ndërsa ditët kalojnë është e rëndësishme të mos qëndrojmë pa lëvizur. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të firmosin peticionin e lançuar nga Geri Ballo. Firmat e qytetarëve janë të rëndësishme për të treguar që çështja ngjall ndjeshmëri të gjerë”.

Pse është kaq e vështirë të arrihet në një zgjidhje. Çështje fondesh në këto kohë të vështirë?

“Nuk është çështje shifrash por mosnjohje e problemit e mungesë vullneti politik. – shpjegon Nannicini – Shqiptarët në moshë pensioni me kontribute të derdhura në të dyja vendet  janë pak a shumë 15.000 sot dhe një fond prej rreth 20 milionë euro mjafton për të mbuluar kërkesën e tyre për pension, duke financuar kështu marrëveshjen dypalëshe mes dy vendeve, siç kam parashikuar në amendament. Mbetet thelbësore sensibilizimi mbi çështjen, ndaj këmbëngul që të mbështesim peticionin.”

E po të ndjekësh tri konferencat nuk kupton pse nuk është bërë deri tani: Ambasadorja shqiptare Bitri Lani numëron një sërë takimesh dypalëshe edhe në rang kryeministrash ku është folur mbi këtë temë, Zëvendësministri i jashtëm, Dedja tregon se e njeh mirë legjislacionin italian e se di si duhet të veprohet pasi zgjidhja është dhënë për emigrantë shqiptarë në disa vende të tjera evropiane si në Gjermani, Ministri për Diasporën Majko thotë se pala shqiptarë është e gatshme të ulet në tryezë me palën italiane menjëherë për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. Nga pala italiane e pranojnë që bëhet fjalë për një çështje të drejtë e thonë se janë të gatshëm t’i japin zgjidhje të gjitha palët, jo vetëm sindikatat, por edhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Financave Baretta,  Kryetarja e komisionit të punës së Senatit Matrisciano, Nënsekretarja pranë Ministrisë së Punës e Politikave sociale Puglisi, Senatori Nannicini.

Atëherë çfarë mungon, pse nuk lidhet marrëveshja?

Siç kujton sociologu Rando Devole që temën e ndjek prej vitesh, emigracioni shqiptar është tashmë “historik” në Itali e njerëzit janë të lodhur nga fjalët, duhet kaluar sa më parë në fakte.

Në fakt, një konferencë e parë mbi këtë çështje është organizuar në tetor 2014 nga shoqata Besa e Romës me mbështetjen e sindikatës Cisl, ku bëri një ndërhyrje (bashkë me premtimet e radhës) edhe ministri i asokohe i Punës Erjon Veliaj. Që atëherë kanë kaluar gjashtë vjet e nuk ka ndryshuar asgjë. Me sa duket ndikimi në rrugë institucionale nga pala shqiptare, takimet e numëruara në një nga konferencat e fundit nuk kanë qenë të mjaftueshme apo nuk kanë pasur forcën e duhur. Me sa duket, në Itali çështja e pensioneve të shqiptarëve nuk ka pasur asnjëherë deri më sot vullnetin politik për t’u trajtuar si një kauzë të drejtë e për t’iu dhënë asaj zgjidhje. Me gjithë fjalët e bukura të thëna në publik, fakti është që gjithnjë ka pasur diçka tjetër më të rëndësishme, pensionet e emigrantëve shqiptarë kanë kaluar në plan të dytë e të tretë e marrëveshja dypalëshe akoma mungon.

A mund të bëhet tani?

“Periudha historike që po kalojmë nuk është fare e lehtë, mes njëmijë problemesh ekonomiko-shoqërore të lidhura me pandeminë, por unë përsëris që këto rrethana po përkeqësojnë më shumë gjendjen e atyre që vuanin edhe përpara pandemisë, siç është rasti i emigrantëve tanë pa pension. – thotë Ballo – Ndaj dhe vështirësitë nuk mund të na ndalin. Kur them “ne” flas si qytetare e thjeshtë që po ecën drejt kësaj rruge me të tjerë qytetarë. Do të ishte mirë që ky qëndrim të bashkëndahej me institucionet shqiptare. Kur kam shkëmbyer komunikime me përfaqësues të institucioneve tona u kam thënë të mos qëndrojnë në pritje të një momenti më të favorshëm, me idenë që në kohë pandemie nuk merret njeri me shqiptarët. Nuk është kështu, por po nuk u bindëm ne të parët dhe po nuk punuam fort për këtë, çfarë mund të presim nda Shteti italian?”.

Peticioni: PENSIONI ËSHTË NJË E DREJTË.  TË MBËSHTESIM MARRËVESHJEN ITALI – SHQIPËRI

Videokonferencat mund t’i ndiqni në lidhjet e mëposhtme:

TA LIDHIM MARRËVESHJEN?

TA LIDHIM MARRËVESHJEN? / 2

SHQIPTARËT NË ITALI. PUNA, INTEGRIMI, PENSIONET

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.