BB nis takimet për remitancat, Majko: Faktor zhvillimi i qëndrueshëm për vendin

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Banka Botërore oganizoi pasditen e kësaj të premte takimin online me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara mbi rëndësinë e remitancave të Diasporës.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i pranishëm në këtë event tha se tre janë prioritetet kyçe të institucionit që drejton përsa i përket temës së dërgimit të parave dhe shërbimet financiare të rëndësishme për diasporën.

“Ministria e Diasporës do të punojë në tre prioritete kyçe, identifikimin e praktikave më të mira për të kanalizuar remitancat përmes rrugëve formale, zgjerimin e mundësive për të dërguar dhe marrë remitanca për të reduktuar kostot dhe për t’i bërë më eficente transaksionet dhe lehtësimin e dërgesave të parave si një hyrje e përfshirjes financiare”, tha ministri Majko.

Në kuadër të projektit “Greenback” ministri Majko vuri theksin në rëndësinë e remitancave si një faktor zhvillimi të qëndrueshëm në Shqipëri.

“Projekti “Greenback do të kontribuojë në një seksion të dedikuar të gazetës “Diaspora Shqiptare” me artikuj dhe botime mbi edukimin financiar rreth dërgesave të parave dhe shërbimeve financiare të rëndësishme për Diasporën. Duke marrë parasysh të gjitha, remitancat janë një nga ato tema që nuk mund të konsiderohen të ndara nga çështjet më të gjera të zhvillimit”, vijoi më tej ministri Majko.

Ai u shpreh për një bashkëpunim të mëtejshëm në këtë projekt për të lidhur pikat e projektit, shkëmbimi i informacionit dhe renditja e prioriteteve për të siguruar që kontributet e Diasporës të kenë një ndikim maksimal në të ardhmen e vendit.

I pranishëm në panel Mahesh Uttamchandani, Menaxher i Praktikës Globale për Financa, Konkurrencë dhe Inovacion, në Grupin e Bankës Botërore, tha se dërgesat e emigrantëve janë një burim jetësor i rëndësishëm i financimit në shumë ekonomi në botë, shpesh duke tejkaluar ndihmën zyrtare të zhvillimit dhe investimet e huaja direkte.

“Ky është gjithashtu rasti i Shqipërisë, ku flukset hyrëse të dërgesave të parave vlerësohen në 1.4 miliard dollarë në vitin 2020, duke llogaritur afër 10 përqind të PBB-së kombëtare. Kriza e fundit ekonomike në lidhje me COVID-19 ka nënvizuar edhe më tepër rëndësinë e kontributeve të diasporës si faktorë të rëndësishëm stabilizues dhe më specifikisht dërgesat e parave si një mjet shpëtimi për shumë individë dhe familje në një nivel mikro”, u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se sipas parashikimeve më të fundit të Bankës Botërore, ekonomia globale do të tkurret me 5.2% këtë vit, duke përfaqësuar recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas tij kjo ka implikime të mëdha në uljen e varfërisë dhe po përkeqëson pabarazinë. Pandemia kërcënon të shtyjë afërsisht 100 milion më shumë njerëz në varfëri ekstreme, sipas vlerësimeve të fundit të Grupit të Bankës Botërore.

“Grupi i Bankës Botërore, në bashkëpunim me partnerët e zhvillimit, ka ndërmarrë një veprim të gjerë dhe të shpejtë për të ndihmuar vendet në zhvillim gjatë kësaj krize të paparë. Në Shqipëri, Banka Botërore ka punuar në këtë drejtim përmes Programit të Remitancave dhe Pagesave (RPP), financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Ky program synon rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të pagesave me pakicë, me një fokus specifik në dërgesat ndërkombëtare. Për të përmbushur objektivat e projektit, Banka Botërore ka bashkuar forcat me aktorë të shumtë nga sektori financiar dhe më gjerë. Disa nga këta partnerë, të tillë si Ministri i Shtetit i Diasporës, Z. Pandeli Majko dhe përfaqësues nga Banka e Shqipërisë na janë bashkuar sot në këtë diskutim”, u shpreh ai.

Në takimin online ishin edhe një panel përfaqësuesish nga Ministria e Diasporës, Banka e Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Diasporës Shqiptare.

Diskutimi u përqëndrua mbi aspektet e ndryshme, sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen anëtarët e Diasporës në drejtim të burimeve efikase, kanalizimit dhe përdorimit të dërgesave të parave.

Ky është aktiviteti i parë i një serie prej gjashtë takimesh me përfaqësuesit e Diasporës shqiptare në shtete të ndryshme në botë.