Itali/ Shkrimtarja shqiptare Irma Kurti boton librin “I ricordi di un medico”

E premte, 19 Prill, 2024

Shkrimtarja Irma Kurti sapo ka botuar nën siglën e Shtëpisë Botuese “Kimerik” librin e ri , të katërmbëdhjetin libër në gjuhën italiane, titulluar “I ricordi di un medico”(Kujtimet e një mjeku). Kjo vepër përmban shënime nga ditari i babait të saj, mjekut Hasan Kurti.

Në parathënien e librit autorja shkruan: “Ky libër më ka bërë shoqëri gjatë muajve të vështira të izolimit, ishte ëndrra që më mbante zgjuar dhe të kthjellët. E gjeja veten të emocionuar dhe të shkëputur për orë të tëra nga realiteti, ndërsa përpiqesha të deshifroja rreshtat e shkruara prej babait, t’i përpunoja dhe të gjeja mënyrën më të mirë për t’ia transmetuar lexuesit. Në atë periudhë, nën presionin dhe terrorin që ushtronin mbi ne kanalet televizive italiane e mediat, kur gjithçka dukej jashtë kontrollit, ndjeja një farë shqetësimi dhe frike se mund të mos e mbaroja këtë projekt. Kujtimet e një mjeku është dëshmia e tim eti, historia e një fëmije jetim dhe të varfër që me vullnet e këmbëngulje realizoi dëshirën për të krijuar familje, por mbi të gjitha, për t’u shërbyer njerëzve me pasion e dedikim.”

Ky është libri i katërmbëdhjetë i shkrimtares Irma Kurti në gjuhën italiane. Ajo ka botuar gjithashtu njëzet libra në gjuhën shqipe. Veprat e shkrimtares janë përkthyer në gjuhën angleze, spanjolle, rumune, serbe etj. Jeton prej vitesh në Bergamo, të Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.