Itali/ Elvi Proko sjell në shqip romanin “Shoku im kokëposhtë”

E martë, 16 Prill, 2024

“Shoku im kokëposhtë” një roman “bestseller” që sjell një realitet të hidhur mbi mënyrën se si një pjesë e shoqëizë bullizon personat me aftësi ndryshe. Një roman që prek zemrat. Një histori delikate, që shkon përtej barrierave të bullizmit dhe diversitetit dhe i lufton me fuqinë e miqësisë.

Ky libër i shkrimtarit Iben Akerlie është përkthyer nga poeti shqiptar në Itali Elvi Proko.

Në subjektin e veprës dalin në pah personzhe pozitiv si Amanda: “Amandës nuk i pëlqen aspak të jetë në qendër të vëmendjes. Në moshën trembëdhjetëvjeçare, ajo që e bën të ndihet me të vërtetë e sigurt, është të kalojë pa u vënë re midis shokëve të shkollës, si dhe të merret me mësimet.

Por kur mësuesja e letërsisë e zgjedh që të kujdeset për Larsin, nxënës i sapoardhur, Amanda e kupton se asgjë nuk do të jetë më si më parë. Sepse Larsi nuk është si të tjerët, ai vuan nga sindroma Doën, dhe askush nuk dëshiron të jetë shok me dikë si ai.

Amanda do të kalojë gjithë vitin me të dhe që tani i merr me mend skenat e sikletshme në oborr të shkollës dhe shakatë e pahijshme të djemve, që mbahen me të madh. Të Adamit, për shembull. Për të cilin, i ka rënë në kokë.

E megjithatë… shoqëria me atë, Larsin, ndryshon nga çdo parashikim.

Me të, Amanda arrin për herë të parë të jetë vërtet vetvetja, me të shkëmben vështrime mirëkuptimi, e sheh botën kokëposhtë dhe trillon formula magjike, pa frikë se mos paragjykohet… Të paktën deri në ditën kur zbulon se të gjithë në shkollë tallen me Larsin.

Ajo do të bënte gjithçka për ta mbrojtur. Por a do ta bëjë dot, kur kjo do të thotë të dalë ballëhapur, të ekspozohet në vijë të parë dhe madje të rrezikojë të humbasë shoqërinë e Adamit njëherë e mirë?

Ka ardhur koha që Amanda të vendosë dhe të gjejë guximin të jetë vetvetja.”