COVID- 19/ Humbi të afërmit në Kosovë, mesazhi prekës i mbesës në Kanada

E enjte, 25 Prill, 2024

Nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë e deri më sot, si pasojë e virusit, kanë ndërruar jetë mbi 20 mjekë dhe infermierë, shumica prej të cilëve kanë qenë duke shërbyer në institucionet shëndetësore, publike e private deri në ditët e fundit të jetës së tyre, raportojnë mediat vendëse.
Para disa ditësh, virusi ka prekur edhe mjekun nga Prizreni, Nexhip Berishën, i cili deri në momentet e fundit ka qenë me pacientët që vuanin po nga ky virus, duke u bërë edhe vetë viktimë e virusit të pandalshëm.
Viktima, nuk është dorëzuar deri në momentet e fundit, i cili megjithatë po mundohej për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tij për të luftuar përhapjen e virusit në Kosovë. Mjeku i dashur prizrenas u dorëzua vetëm disa ditë pasi kishte vdekur edhe babai i tij, po nga virusi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar i pari drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, i cili për mediat lokale është shprehur: “Doktori ka vdekur gjatë ditës së sotme i konfirmuar pozitiv me COVID-19”, dhe ka shtuar me fjalë prekëse: “Do të jesh me ne ashtu siç ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymëzim i një miqësie dhe si një koleg i paharruar”.
Pas lajmit për largimin e hershëm të gjyshit dhe xhaxhait-mjek, mbesa e tyre e lindur dhe e rritur në Kanada, Vjosa Berisha nuk ka mundur të përmbahet nga mallëngjimi për humbjen e të afërmëve të saj, të cilët i ka vizituar nga Kanadaja së paku njëherë në vit. Ajo ka bërë një postim prekës në Facebook ku shkruan:

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të duhet të bëj një nga këtë postim kaq herët në jetën time. Gjatë ditëve të kaluara, COVID- 19 mori dy njerëz shumë të rëndësishëm të jetës sime, gjyshin dhe xhaxhain. Të dytë, secili në mënyrën e vet, kanë qenë model i jetës sime nga fëmijëria. Nuk do t’i harroj asnjëherë momentet e bukura që kam kaluar me ta sa herë që unë kam vizituar familjarët e mi të dashur në Kosovë, duke ndjerë në të njejtën kohë dhimbje se tani kur të shkoj herën tjetër ata nuk do të jenë të më presin me përqafimet dhe ngrohtësinë e tyre. Më vjen keq që qëlluam afërsisht 7,969 kilometra larg njëri-tjetrit pikërisht në kohën kur ju patët nevojë më së shumti për mua. Patjetër që jeta do të vazhdojë, por për mua ajo do të jetë më ndryshe se ç’ka qenë. Unë e di që gjithmonë ju do të kujdeseni për mua nga atje lartë, ndërsa për mua ju do të mbesni engjëj të paprekshëm” – shkruan ajo.
Ajo ndalet tek fakti se xhaxhai i saj ka qenë edhe mjek edhe njeri i mirë: “Xhaxhai im është një hero. Ai vdiq në vijën e frontit, duke u kujdesur për të tjerët gjatë kësaj pandemie që është ndër gjërat më të rrezikshme që dikush mund ta ketë bërë në këtë kohë të frikshme dhe të pakuptimtë. Ai është me të vërtetë një frymëzim për mua dhe shpresoj ta bëj krenar kur do të mund të punoj në fushën e shëndëtësisë, një ditë edhe unë ashtu sikur ai”.
Në një pjesë të rëndësishme të mesazhit të saj prekës Vjosa ndalet edhe tek rëndësia e ruajtjes nga virusi, duke bërë thirrje publike për t’u mbrojtur me të gjitha mundësitë. “Numri i vdekjeve thjesht duket si numra, por ata janë njerëzit tanë që po na lënë. Nëse mund të kërkoj diçka nga të gjithë që lexojnë këtë, është që thjeshtë të mbani një maskë, të përdorni dezinfektues duarsh, dhe të mbani distancën sociale, sepse këto veprime shpëtojnë jetëra”.
Familja dhe rrethi i tij ndihen krenar me jetën dhe veprën e Dr. Nexhip Berishës, i cili, në të gjitha përshkrimet thuhet se kishte shpirt human. Ai ka kontribuar në vendlindjen e tij në fushën e mjekësisë së përgjithshme, në Luftën e Kosovës si pjesëtar i UÇK-së, në menaxhimin e mjekësisë publike në Prizrenin e pasluftës, dhe së fundi ishte nën udhëheqjen e laboratorit për luftimin e COVID-19 në Spitalin e Prizrenit, duke shpëtuar jetëra njerëzish.