Profesor Alfred Uçi, një jetë kushtuar filozofisë dhe estetikës

E enjte, 25 Prill, 2024

90 vjet më parë, pikërisht në 15 dhjetorin e vitit 1930 lindi një nga mendjet iluministe në fushën e mendimit filozofik dhe estetik shqiptar, pikërisht profesor Alfred Uçi. Fjala “iluminist” është përcaktori që shënjon gjithë jetën e tij, që nga hapat e parë e deri sa mbylli sytë përgjithmonë, me 26 tetor të vitit 2016.

Ai lindi në qytetin e Korçës, në vitin kur një erë e re kishte filluar të frynte në botën shqiptare. Ishin vitet ‘30 kur intelektualët, të kthyer nga shkollat më të mira të botës konturuan identitetin shqiptar sipas fizionomisë së vendeve përparimtare prej nga vinin, duke nxjerrë nga errësira e izolimit dhe e padijes bashkëkombësit e tyre. Kjo erë përndritëse, (që i pati rrënjët nga Rilindja Kombëtare) feksi veçanërisht në qytetin e Korçës, që dallonte prej qyteteve të tjera për nga zhvillimi kulturor, ekonomik dhe urban. Pikërisht në një nga rrugicat e kalldrëmta të këtij qyteti, në mes erës së jarganëve dhe nën melodinë e kitarave e të serenatave përreth shtëpisë, lindi profesor Alfred Uçi.

Familja prej nga rrjedh profesor Alfredi ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e arsimit kombëtar shqiptar. Ai është ishte nipi i patriotëve Petro Nini Luarasi dhe Mina Uçi, të dy idealistë të Rilindjes së kombit shqiptar dhe veprimtarë të dalluar të kësaj lëvizjeje iluministe. Të dy gjyshërit e tij, së bashku me prindërit Shega dhe Mina Uçi ndikuan në latimin e karakterit të tij me atdhedashurinë nga njëra anë dhe me këmbënguljen për të punuar fort nga ana tjetër.

Prof. Alfred Uçi mësimet e para i mori në vendin ku u ngrit shkolla e parë shqipe prej gjyshin të vet Petro Nini Luarasit dhe në vend të lodrave, ai u rrethua me libra që në moshë të njomë. Qysh 10 vjeç pati mundësinë të njihej me gjuhën frënge, pasi kaloi në Liceun Francez të Korçës, lice që sillte frymën e iluminizmit dhe të kulturës perëndimore.

Më pas, kur ishte 14 vjeç familja e tij u zhvendos në Tiranë dhe aty ai nisi studimet për dy vjet në gjimnazin “Qemal Stafa”, ndërsa dy vitet e fundit të shkollës së mesme i vijoi në Shkodër, vend në të cilin ai do të kishte mundësi të lexonte libra pa fund, sidomos në Bibliotekën Françeskane. Aty zbuloi autorë e vepra të panjohura më parë për të dhe për herë të parë i lindi dëshira për t’u thelluar në studimet mbi filozofinë.

Dëshira e tij u përmbush dhe kjo e gëzoi pa masë profesorin, pasi iu dha e drejta për të vazhduar studimet për filozofi në universitetin “Llomonosov” të Moskës. Duke qenë se në Shqipëri nuk kishte universitete, qeveria e pasluftës ndërmori si nismë zgjerimin e radhëve të inteligjencës kombëtare, duke iu dhënë të drejtën e studimit nxënësve të mirë, kryesisht në vendet e Evropës Lindore, të të ashtuquajturit “kamp socialist”. Prof. Alfredi e konsideronte veten me fat të madh që do të studionte degën e tij të preferuar në këtë universitet, që ishte ndër më të vjetrit dhe me tradita qindravjeçare. Një fakultet ku në çdo dekadë dilnin shkencëtar të mëdhenj nga fusha të ndryshme. Studimet në këtë Fakultet i kreu përgjatë viteve 1949-1954.

Pas kthimit në atdhe, në vitin 1954 emërohet pedagog në i filozofisë në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës dhe nisi një rrugëtim i ri për të, rrugëtim të cilin do ta vijonte deri në fund të jetës.

Mësimdhënia ishte profesioni më i dashur për të. Ai përjetonte kënaqësi të madhe teksa bashkëbisedonte me studentët e vet. Zhytej aq thellë në pasurinë e dijeve filozofike saqë bashkë me ata që e ndiqnin, e harronin vrazhdësinë e varfërinë e realitetit rrethues.

Me qëllimin që t’ua bënte tërheqëse lëndën e filozofisë studentëve, ai nuk doli nga shtëpia për një vit të tërë. Siç thotë edhe vetë në një intervistë televizive, e vetmja kohë që dilte ishte kur shkonte në leksione, pjesën tjetër të ditës i përkushtohej vetëm thellimit të njohurive e hartimit të leksioneve.

Profesor Alfredi, arriti që jo vetëm t’ua bënte të dashur studentëve lëndën e filozofisë, në një kohë kur prestigji intelektual i kësaj fushe jo vetëm nuk ishte në rritje, por ishte thuajse e panjohur në një kohë kur vendi mbizotërohej nga analfabetizmi. Njëherësh duke e afruar filozofinë edhe me dijet e tjera shkencore, ai përçoi argumentet se pa dijet filozofike shumë probleme mbeten të pashpjeguara.

Që prejt themelimit të Universitetit të Tiranës në vitin 1957, profesor Alfredi emërohet pedagog dhe jep mësim në fakultete të ndryshme dhe në Akademinë e Arteve. Në vitet e para të punës universitare ai dha lëndën e filozofisë, ndërsa në vitet e mëvonshme dha lëndën e estetikës. Të dyja këto lëndë u përudhën mbi baza didaktike prej tij, dhe për dekada të tëra u përçuan tek qindra e mijëra studentë shqiptarë.

Ai solli një frymë të re në metodën e mësimdhënies, pasi synonte që t’i ndihmonte studentët për të menduar teorikisht mbi problemet filozofike, për të gjykuar në mënyrë të pavarur dhe për të qenë të zot të kenë një mendje kritike ndaj dijeve.

Me metodën e tij të zhvillimit të mësimit, ai ishte një sokratian, në kuptimin e njohjes së thellë të filozofisë dhe njohjes së kulturës në tërësi. Ashtu si filozofi i Athinës, ai kërkonte të nxirrte nga studentët mendimet e tyre, ndryshe nga ato që duan t’u imponojnë pikëpamjet e veta të tjerëve. Ai shtronte pyetje të shumta për të nxjerrë përgjigje të ndryshme mbi çështjet e filozofisë. Ishte profesori që i frymëzonte të rinjtë, që iu hapte dritaret e shikimit, për ta parë botën në një formë të re.

Risitë që solli në mendimit kritik shqiptar

Në vitin 1970, kur profesori ishte 40 vjeç merr titullin “profesor”, duke u bërë kështu i pari studiues me këtë titull në moshë kaq të re. Në këto vite nis botimin e  disa veprave shkencore. Vizioni i profesionistit dhe përgatitja shkencore që pati akumuluar e bënë profesor Alfredin që të shfrytëzonte të gjitha hapësirat e mundshme për të përçuar me librat e vet dije filozofike, estetike e kulturologjike. Falë shpirtit të vet këmbëngulës, duke rriskuar jo pak, ai bëri përpjekje të pandalur për të shtruar një rrugë të zbrazët dhe për të çelur një frëngji depërtues përtej bunkerit të diktaturës.

Vepra si “Estetika, jeta, arti”, “Estetika” në tre vëllime, “Labirintet e modernizmit” i sollën publikut shqiptar një tablo të gjerë të doktrinave filozofiko-estetike, të cilat konsideroheshin nga regjimi si “idealiste, reaksionare, dekadente e revizioniste”. Nëpërmjet këtyre librave, por edhe shumë shkrimeve e artikujve të profesorit, studentët shqiptarë patën mundësinë, që qysh në vitet ’70 të viheshin në kontakt me rrymat kryesore bashkëkohore të mendimit filozofik, estetik dhe artistik.

Për herë të parë lexuesit mësuan se çfarë ishin kategoritë e estetikës, e bukura-e shëmtura, e madhërishmja etj; mësuan për teori që nuk u njihej as emri, të tilla si: aksiologjia, gnoseologjia, ontologjia, semiotika, hermeneutika, strukturalizmi etj; për herë të parë, aty mes kushteve të izolimit total u trajtuan të gjitha “izmat” që lulëzonin në botën moderne, të tilla si: simbolizmi, impresionizmi, kubizmi, surrealizmi, dadaizmi, modernizmi, postmodernizmi, të cilat u paraqitën  edhe me ilustrime të veprave kryesore të tyre.

Ky guxim i tepruar nuk kaloi në heshtje, pasi në vitin 1974 libri “Labirinthet e modernizmit” u ndalua, u hoq nga qarkullimi në të gjitha bibliotekat publike dhe u degdis në fabrikën e kartonit në Kavajë. U kritikuan leksionet e profesorit, dhe nga shefi i katedrës së Filozofisë në Universitetin e Tiranës, detyrë të cilën e mbante prej shumë vitesh e largojnë me qarkullim në kursin e “kuadrove” të fshatrave të Tiranës.

4 vitet e qëndrimit me punë në atë zyrë-bodrum, ishin vitet më produktive të jetës së tij. Ai dinte më mirë se kushdo tjetër që problemet e telashet e jetës t’i kthente në avantazhin e vetvetes. Nga bodrumi në Bibliotekë Kombëtare e nga Biblioteka Kombëtare në bibliotekës e shtëpisë. Studioi, e shkroi pa fund derisa arriti të përfundonte 3 libra studimorë, të cilat do t’i botonte vite më vonë. Impulsi për të shkruar ishte më i fortë tek ai në momente të vështira, sepse gjithçka e kalonte me forcën e vullnetit të jashtëzakonshëm që e karakterizonte.

Ai e dinte që koha është e pamëshirshme dhe çdo çast, sido që të jetë, i ndritur apo i zymtë, duhet shfrytëzuar në maksimum. Puna ia largonte mërzinë dhe e bënte t’i harronte paradokset e fatit të vet. Mes librash ai e gjente shpresën, dëshirën dhe ambicien për të ecur gjithnjë përpara. Këtu ai gjente vetveten, bashkëbisedonte me të dhe bëhej i barabartë me të.

Teksa shkruante, gjithnjë merrej me 2-3 punë njëherësh, sepse nuk donte të linte asnjë grimcë kohe bosh. I alternonte proceset nga njëra punë tek tjetra, sikur të ishte në garë me kohën, nëse ai apo ajo do të triumfonte në fund të ditës. Në këtë kacafytje herë dilte fitimtarë e herë i humbur, por gjithnjë ditët ishin të ngjashme, nisnin dhe mbaronin mbi libra dhe mbi tastierën që kërciste pa pushim.

Ai nuk pëlqente të përsëriste vetveten, sepse gjithnjë merrej me autorë e sfera të reja studimore. Ishte në kërkim e ndryshueshmëri të përhershme, sepse kishte kureshtje të paepur, për të përpirë çdo libër që i dilte përpara, por gjithnjë duke qenë nazik në përzgjedhje.

Ai jetoi në cakun e dy shekujve,  njohu 4 sisteme politike në Shqipëri, ishte dëshmitari i rrallë i dritë-hijeve historike dhe autor i mbi 30 librave studimorë, ku ndër më kresorët përmendim: “Jeta dhe vepra e Jani Vretos”, “Estetika,jeta, arti” (1970), “Probleme të estetikës” (Prishtinë 1980), “Mitologjia, folklori, letërsia” (1982),  “Çështje teorike të estetikës e cultures” (1986),”Estetika në tre vëllime”, 1986-1989 “Shekspiri në botën shqiptare” (1996), “Dostojevski në kohën tone” (1997,  “Prometeu dhe Hamleti” (Athinë-greqisht 1998), “Grotesku kadarean” (1998), “ Estetika e groteskut”etj.

Është pranuar Anëtar i Akademisë Franceze të Lutesës në Paris dhe është përfshirë në botimin enciklopedik të Institutit të Kembrixhit Njëqind personalitete të shquar të shekull XX.