Kultura e pranimit në vend të përjashtimit e diskriminimit

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Titullin e këtij shkrimi e huazova nga libri me të njëjtin titull( “Kultur der Anerkennung statt Menschenfeindlichkeit” ) që kohëve të fundit  ka dalë në qarkullim  në Gjermani me autorë dy studjues të shkencave shoqërore: Prof. Dr. Kemal Bozay dhe Prof. Dr. Dierk Borstel. Pikërisht në një kohë kur ideologjitë e ndryshme raciste janë shumë të pranishme në shoqërinë gjermane. Madje sipas sociologëve ky racizëm ka sjellë një përçarje të thellë të shoqërisë. Ideologjitë që më parë ishin tabu si: racizmi, antisemitizmi, nacionalizmi, seksizmi, islamofobia, antiziganizmi, islamizmi dhe zhvlerësimi i refugjatëve po shprehen lirshëm dhe duket se janë bërë tashmë të pranueshme nga shoqëria. Sipas Prof. Dr. Bozay, fenomene të tilla të pabarazisë, duke e vendosur veten si person mbi të tjerët dhe duke i zhvlerësuar të tjerët ekzistojne  jo vetëm në shoqërinë gjermano – germane por edhe brenda komuniteteve të migrantëve.

Është një ironi e hidhur: Racizmi, i cili në thelb synon përjashtimin e tjetrit dhe të huajit vetë është një fenomen që nuk njeh kufi. Si në kohën e kolonializmit evropian e të tregtisë me skllevërit, ku zezakët tregtoheshin si njerëz të klasës së fundit, ashtu edhe në epokën e rajhut të tretë me holokaustin, apo në genocidin në Ruandë- racizimi ka ekzistuar dhe ekzsiton në të gjitha epokat, kulturat dhe kontinentet. Në metropolet moderne të Evropës kthehen në rend të ditës racizmi, antisemitizmi dhe ksenofobia. Fatkeqësisht kjo sëmundje kronike e njerëzimit është kthyer përsëri në pjesë të jetës së përditshme. Niveli i racizmit  edhe në Gjermani është duke u rritur. Në Gjermaninë Lindore është në nivele më shqetësuese. Ndërkohë masat e qeverisë gjermane kundër racizmit nuk po funksionojnë. Po ku janë shkaqet e shtimit të racizmit, ksenofobisë apo diskriminimit?

Nga njëra anë është “banalizimi i shprehjeve ksenofobe si pasojë e ndikimit në rritje të partive ekstremiste”, fjalori i të cilave po zë vend ngadalë në gjuhën e politikanëve dhe të medies. Nga ana tjetër është shtimi i numrit të grupeve neonaziste të gatshme për dhunë, të cilat kërkojnë epërsinë e një race si dhe shtimi i nxitjes së urrejtjes kundër myslimanëve apo të krishterëve. Të mos i vlerësosh njerëzit në bazë të prejardhjes, nuk do të thotë vetëm, që të mos demonizosh, por as të mos i idealizosh. Dallimi bëhet në secilin rast konkretisht. Kur një 18 vjeçar nga Siria vjen në Gjermani dhe nuk e ka mësuar ende, se çfarë ka qenë vërtet Hitleri, këtë mund t’ia shpjegosh. Por kur një 18 vjeçar gjerman, pas kaq vitesh mësim historie, ende nuk e ka kuptuar këtë, këtu puna bëhet e vështirë. Por më komplekse bëhet ajo, kur urrejtësit e të huajve, bëhen vetë të huaj dhe ndeshin me tipa të tjerë po urrejtës të të huajve.

Në fakt diskriminimi është i ndaluar në Gjermani. Që prej vitit 2006 ekziston “Ligji i Përgjithshëm i Trajtimit të Barabartë”, i cili ndalon që njerëzit të diskriminohen për shkak të ngjyrës së lëkurës, gjinisë ose fesë. “ Racizmi nuk është një fenomen gjerman. Edhe brenda bashkësive të migrantëve, grupet po radikalizohen, duke shfaqur ide ekstremiste të djathta, ultra-nacionaliste, fetare-ekstremiste . Nga njëra anë,  këto ideologji të tilla vijnë si pasojë e prejardhjes nga shoqëritë e origjinës. Nga ana tjetër, të rinjtë që kanë lindur në Gjermani dhe që pak e flasin gjuhën e prindërve të tyre po radikalizohen gjithashtu”, vlerëson Kemal Bozay. Natyrisht që edhe vetë emigrantët në Gjermani janë të shqetësuar për ksenofobinë. Sipas sondazheve të fundit jo vetëm që ksenofobia në Gjermani është në nivele të larta, por ajo është në rritje.

Një tjetër e dhënë interesante e studimit është sa i përket të rinjve. Tek të rinjtë e 9 landeve të ish-Gjermanisë Perëndimore janë më pak racistë se brezat e mëparshëm, ndërkohë ata të Lindjes janë akoma më shumë racistë në krahasim me brezat e një dekade më parë.  Edhe pse mbi 300 programe antiraciste zvillohen ne Gjermani, përsëri racizmi është në rritje. “Më irritues, më te vetmuar dhe më agresive do jene në te ardhmen njerezit ne Gjermani”, ne kete perfundim ka arritur studjuesi i njohur gjerman Horst Opaschoëski, i cili prej pesë dekadash analizon zhvillimet e marredhenieve njerezore ne Gjermani ne aspektin politik, ekonomik, social, psikologjik.

Sipas Prof.Dr. Kemal Bozay, studimet tregojnë se nxënësit me një sfond migrimi shpesh trajtohen jo njësoj në sistemin arsimor gjerman. Përveç kësaj, populizmi i djathtë midis gjermanëve po rrit ekstremizmin e migrantëve sepse ata ndihen të zhvlerësuar. Dëgjon shpesh: Kush po i merr vendet e punës në Gjermani? Kush po i merr apartamentet? Kush po jeton në kurriz të shtetit? Sigurisht, gjithmonë ekziston një imazh armik. Dhe ky imazh armiku ndodhet në thelb në kontekstin e të ardhurve refugjatë ose të migrantëve. Pra bëhet fjalë për sulme të paargumentuara. Gjermania përfiton ekonomikisht nga migrantët, qoftë vetëm sepse rinovojnë një shoqëri të plakur. Madje refugjatët nuk i marrin vende pune gjermanëve, por kryesisht kryejnë punë që asnjë gjerman nuk dëshiron ta bëjë, konstaton Bozay.

Një demokraci e pjekur mund të durojë mjaft larmi kulturore dhe gjuhësore, por jo ama kultura të veçanta, të ndara prej njëra – tjetrës e madje të pozicionuara kundër njëra-tjetrës. Politika demokratike ka nevojë për qytetarë të përgjegjshëm, pra edhe emigrantë, të cilët janë në gjendje të përfytyrojnë se ata dhe fëmijët e tyre do të bëhen qytetarë të tillë. Sepse shoqëria multikulturore, po t’i shkosh në thelb, nuk duhet të njohë vendas dhe të huaj, nuk duhet te njohe kulturë që vendos kritere për jetën e përbashkët…………e kjo  me sa duket do shumë kohe te arrihet.