Zvicër/Mimoza Dako:Vështirësitë dhe krenaria e hapjes së shkollës së parë shqipe

E enjte, 28 Mars, 2024

Mësimdhënia e gjuhës shqipe jashtë kufijve të Shqipërisë shkon përtej profesionit, përtej procesit edukativ-arsimor. Duhet një pasion i madh, një dashuri e pakufishme për gjuhën amë sepse përveç prindërve janë mësuesit e gjuhës shqipe që me durim e përkushtim gjatë dy orëve në javë duhet të ngjizin te fëmijë kërshërinë dhe dashurinë për vendin e origjinës.

Për të krijuar e forcuar lidhjet me vendin, kulturën dhe traditën shqiptare, e para shërben gjuha, dhe mësuesit e gjuhës shqipe kudo në botë, pavarësisht vështirësive të panumërta po përpiqen që të krijojnë lidhje të forta mes fëmijëve shqiptarë në Diasporë dhe vendit të origjinës.

Mimoza Dako (Bejkollari) është një prej këtyre mësuesve e cila misionin e saj fisnik e ka nisur në Greqi, ku ka themeluar shkollën e parë shqipe në Greqi më 7 mars 2001 në Selanik, ndërësa sot e vazhdon në Zvicër.

Mimoza Dako tregon për “Diaspora Shqiptare” se në Zvicër mësimi i gjuhës shqipe funksionon ndryshe nga sa zhvillohej në Greqi “Në Zvicër ekziston një sektor i veçantë, brenda Drejtorisë arsimore të çdo kantoni, ai i mësimit të gjuhës amtare. Drejtoria arsimore lejon dhe ve në dispozicion klasat e shkollave, si dhe të gjithë mjetet ndihmëse për zhvillimin normal te mësimit.” Një rrugëtim i gjatë në emigrim, por gjithmonë pa harruar rrënjët dhe gjuhën shqipe. Kontributi i vyer i Mimoza Dakos është vlerësuar edhe nga shteti shqiptarë duke i dhënë asaj titullin “Ambasador i Kombit”.

Keni emigruar si fillim në Greqi dhe tashmë në Zvicër, por keni ruajtur brenda jush dashurinë për gjuhën shqipe. T’i mësosh fëmijëve shqiptarë të ndodhur në emigrim gjuhën e vendlindjes, ishte një ide që e kishit para se të emigronit, apo erdhi më pas?

Emigrimi im drejt Greqisë daton në verën e vitit 1992, menjëherë pasi mbarova studimet e mia universitare, në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë -Letërsi shqipe në Tiranë.

Dëshira për t’u mësuar gjuhën shqipe fëmijëve, sigurisht që lidhet me profilin tim, por mundësinë e ushtrimit të profesionit e realizova fillimisht në Greqi, me fëmijët e emigrantëve shqiptarë atje. Sigurisht, që nuk e kisha menduar një gjë te tillë, pasi mendonim se do të qëndronim përkohësisht atje.

Ishte afërsisht viti 1998, vit kur filloi zbatimi i disa politikave favorizuese për emigrantët, me ndihmën e disa  individëve dhe organizatave   përkrahëse të kësaj çështje,  së bashku me një grup bashkëatdhetarësh krijuam shoqatën “Shqiptarët e Selanikut”, drejtuese e së cilës pata nderin të isha për disa vite me radhë. Qëllimi kryesor ishte promovimi dhe ruajtja e vlerave kombëtare, si dhe mbrojtja e të drejtave të emigrantëve shqiptarë, nëpërmjet aktiviteteve kulturore, takimeve e pjesëmarrjeve në aktivitete të ndryshme dhe me komunitetet e tjera që vepronin në Selanik.

Ideja e hapjes së kurseve të gjuhës shqipe falas erdhi si rezultat i krijimit të “Vatres së Emigrantëve” në dhjetor të vitit 2000 (pikërisht para 20 viteve) projekt ky i financuar nga Qendra e Punëtorëve të  Selanikut (Sindikatat).Duke qenë se do të kishim një ambient tonin, për të zhvilluar takime e aktivitete, së bashku dhe me komunitetet e tjera në Selanik, mendova  mundësinë e shfrytëzimit të këtij ambienti për te organizuar mësime falas, për fëmijët shqiptarë gjatë fundjavave. Kështu nisi ideja që u konkretizua  me 7 Mars të vitit 2001.

Pasi mbaruat studimet pasuniversitare në Selanik, nuk u kthyet më në Tiranë?

Studimet pasuniversitare i kreva gjatë viteve 2004-2006, pasi diploma ime u njoh nga shteti grek, (kusht ky për të kryer këto studime) si dhe përvetësimi i gjuhës greke në një nivel të lartë. Kthimi në Tiranë ishte një dëshirë që prej momentit të largimit tim prej saj, por duke qenë se m’u dha mundësia të drejtoja një gazetë shqiptare, gazetën “Vëzhguesi”, të botuar nga  shtëpia botuese “Paratiritis”në Selanik, kthimi im u la për një kohë të mëvonshme…Kur kriza kaploi Greqinë, në vitin 2011 vendosëm te ktheheshim përfundimisht në Tiranë, tashme dhe me dy vajzat tona.

Kur e krijuat shkollën e parë shqipe në Selanik dhe sa e vështirë ishte për ju?

Më pëlqen ta quaj mësonjëtore dhe në fakt ishin kurse falas të gjuhës shqipe, sepse të krijosh një shkollë nga asgjëja, e aq më tepër me statusin e një emigranti, është e pamundur. Duke qenë se fati më dha mundësinë të njoh kolegë grekë, pjesëtarë të shoqatës së mësuesve “Odisea”, u përpoqa të ndjek shembullin e tyre. Ata jepnin mësime falas për emigrantët çdo pasdite, përse dhe ne mos të bënim diçka për veten tonë, për fëmijët tanë ? Pra, me krijimin e “Vatrës së Emigrantit” në Selanik, sic e përmenda pak më lart, ishte krijuar mundësia e artë për këte qëllim. Sigurisht kjo ide kërkonte mbështetje institucionale dhe atë e morëm nga drejtuesit e Qendrës së Sindikatave të Selanikut. Por kjo nuk mjaftonte. Nevojiteshin mësues vullnetarë, banka, libra, tabela e “zezë”, por që në fakt ishte e bardhë, por ajo çka mua më shqetësonte ishte jo fillimi, por vazhdimësia. A do të vinin fëmijët në këto kurse? A do të na mbështeste shteti shqiptar ?

Testimi i parë ishte Festivali i 3-të antiracist, ku në standin e shoqatës sonë vumë dhe abetaret, të shoqëruara me lajmërimet përkatëse. Shtypi javor shqiptar “Gazeta e Athinës”, si dhe kanali televiziv grek i Selanikut ERT3, ndihmuan në përhapjen e lajmit, ku si datë fillimi ishte caktuar data 7 Mars viti 2001,  festa e mësuesit.

Vatra u mbush atë pasdite marsi me mësues, prindër e fëmije. Një dhomë u kthye në klasë, me banka e karrige, me dërrasën e bardhe dhe në mure vendosëm pamje të bukura nga Shqipëria. Sa herë flitet për atë ditë, më dalin përpara syve detaje pafund, sepse dhe emocionet ishin të forta, megjithëse kanë kaluar pothuajse 20 vite. Ishte diçka e bukur dhe delikate, me datë fillimi, por pa ditur si do të ishte vazhdimi…Ishte ditë e shënuar jo vetëm për ne, por për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi. Shkëndija e parë u ndez dhe shumë shpejt u përhap kudo, në qytete të tjera të Greqisë e në ishuj.  Sigurisht që në një intervistë nuk mund të thuash gjithçka që është përjetuar në atë kohë, por është me rëndësi të thuhet se, një gurthemel u vendos në Selanik. E vështirë por ia vlejti!

Edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, mësuesit shqiptarë në Greqi vazhdojnë misionin e tyre falas dhe për mua ata meritojnë respekt dhe vëmendje të veçantë nga shteti shqiptar, ashtu si te gjithë mësuesit e Diasporës.

Më pas zhvendosja në Zvicër, përse?

Zhvendosja…në Zvicër!

Pas kthimit nga Greqia, 5 vite ishin shumë dhe mjaftueshëm për të kuptuar se kthimi kishte kosto tjetër. Nuk munda të ushtroja profesionin tim si mësuese e gjuhës shqipe, madje nga një titullar administrate asokohe, m’u tha cope në fytyrë se unë nuk kisha kontribuar ndaj atdheut aq sa militantët e partisë se tij në pushtet (PD), kështu që nuk mund të merrja radhën e një të tilli. Dëshpërim dhe zhgënjim në dyert e Drejtorisë arsimore të Tiranës, ku një reagim me vështrim apo fjalë do ta acaronte keq drejtoreshën e do të më urdhëronte të mbyllja gojën, sepse nuk i pëlqeu kundërshtimi im. Kështu që e kuptova se kisha gabuar me idenë e kthimit. Më lehtë mësoje greqishten sesa gjuhën e tyre. Por për çudi, gjuha greke më dha mundësinë te ushtroj profesionin ne shkollën e mesme te gjuhëve të huaja në Tiranë. Në Selanik mësuese e gjuhës shqipe, kurse në Tiranë mësuese e gjuhës greke. E kështu me absurditete, me krizë brenda krizave, vendosëm të zhvendosemi në Zvicër.

Edhe në Zvicër nuk mungoi kontributi juaj dhe u bëtë nismëtare për hapjen e shkollës shqipe, tashmë me një përvojë të mëparshme, ishte më e thjeshtë?

Mësimi i gjuhës amtare në Zvicër bëhet në kushte krejt të ndryshme në krahasim me Greqinë. Këtu ekziston një sektor i veçantë, brenda Drejtorisë arsimore të çdo kantoni, ai i mësimit të gjuhës amtare. Drejtoria arsimore lejon dhe ve në dispozicion klasat e shkollave, si dhe të gjithë mjetet ndihmëse për zhvillimin normal te mësimit. Mësimi zhvillohet 2 orë në javë në orët e pasdites. Nota e gjuhës amtare shënohet në nje dëftesë të veçantë, gjithashtu kjo notë i bashkëngjitet notave të lëndëve të tjera, që nxënësi merr gjatë përfundimit të semestrit dhe përfundimit te vitit shkollor. Nga ky institucion organizohen dhe seminare trajnimi për mësuesit nga të gjitha komunitetet. Duke u nisur nga këto përparësi, normalisht që është shumë herë më e lehtë të ushtrosh profesionin tënd në kushte ideale.

Mësimi i gjuhës amtare ka vite që zhvillohet në Zvicër, duke u mbështetur me seriozitet, madje dhe financiarisht nga shteti zviceran, nëpermjet projekteve të ndryshme. Për mua ishte shpresëdhënëse prania e Lidhjes se arsimtareve dhe e prindërve shqiptare (LAPSH) dhe kjo ishte arsyeja, që sapo erdha ne Zvicër kontaktova krerët e saj, por shumë shpejt do të kuptoja se për të qenë mësuese dhe pjesë e një këshilli pedagogjik, ku krerët mendojnë se janë të plotfuqishëm njësoj si pronarë të një firme, duhet ose të heshtësh e të aprovosh me një ngritje dore pa e përçuar në tru fare atë qe të serviret, ose po kundërshtove, ditët i ke të numëruara pranë tyre. Gjithsesi nuk do te doja të flisja fare për ta, por për hir të së vërtetës, disa momente duhen ritheksuar, sepse është e pafalshme kur një mësuese flaket me paturpsinë më të madhe, vetëm e vetëm se donte të hapte dhe një klase të re, pranë sarajeve të kryetarit, në Glattbrugg. As grekët nuk më kanë luftuar kaq shumë si këta shqipfolës. Por nuk mjaftoi vetëm që më larguan pa asnjë shpjegim, por me paturpësinë më te madhe i dërgojnë letër Drejtorisë së shkollës zvicerane se, kësaj  mësueseje, pra mua, i është ndaluar të japi mësim në shkollat e kantonit të Zyrihut. Dhe me të drejtë ata do të çuditeshin dhe do të pyesnin prindërit, se çfarë paska bërë kjo mësuese? …POR këto prapësira nuk e kishin jetën e gjatë, sepse mbështetja dhe besimi i prindërve bënë që unë të vazhdoja përsëri në të njëjtën shkollë të jepja mësim gjuhën shqipe !

Gjithsesi vetëm kjo ishte vështirësia ime në Zvicër.

Që prej vitit 2017 e deri tani unë jam e regjistruar si mësuese e gjuhës shqipe në drejtorinë arsimore të kantonit të Zyrihut, por tashmë në kuadër të Shkollës Shqipe-Zvicër, e cila mbështetet nga Ambasada shqiptare në Zvicër, si sponsor zyrtar i mësimit të gjuhës amtare. Krijimi i Shkollës  Shqipe-Zvicër erdhi si rezultat i një ngërci, të cilin e krijuan ata për të cilët fola pak më lart, duke penguar hapjen e klasave të reja. Arsyen se përse e pengonin e dinë ata, por mua dhe kolegëve të mi na intereson më shumë të shkojmë kudo ku ka fëmije shqiptarë, që për fat të mirë janë me mijëra.

A kishte ndryshime Diaspora në Zvicër me atë në Greqi dhe ku është më e lartë dëshira për të mësuar gjuhën amë?

Diaspora në Zvicër është e hershme dhe pjesën dërrmuese të saj e përbëjnë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe së fundmi shqiptarët nga Shqipëria, të cilët vijnë nga një tjetër vend emigrimi të mëparshëm, si në rastin tim. Dëshira për të ruajtur dhe përvetësuar gjuhën  amtare bëhet kryesisht në familje, pra duke u folur fëmijëve shqip në ambientin e ngushtë familjar. Unë them se rrallë do të gjesh këtu prindër, që të mos dëshirojnë që fëmijët e tyre t’u flasin shqip gjyshërve, kushërinjve apo të afërmëve të tjerë. Problemi qëndron se, a janë ata të vetëdijshëm se vetëm duke u folur nuk mjafton  për t’u përvetësuar gjuha e nënës dhe se a  do t’i rezistojnë këto dije të marra kohës, duke patur parasysh se gjuha e vendit ku ata rriten dominon si në kohë, ashtu dhe në mënyrën e përvetësimit, pra nëpermjet shkollës ? Sigurisht që jo, sepse roli i shkollës dhe i mësuesit nuk mund të zëvendësohet nga prindërit për shumë arsye, që ne si arsimtarë i dimë. Për këtë arsye, unë dhe kolegët e mi kemi organizuar takime me prindër pa fund, kudo ku ka përqendrim te madh të fëmijëve shqiptarë, për t’i informuar për rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare dhe për ti bindur se rruga e vetme e përvetësimit dhe e ruajtjes së gjuhës amtare është shkolla shqipe. Kjo gjë kërkon  kohë, energji dhe sakrifice si nga ana e mësuesve, po ashtu dhe nga vetë prindërve .

Në këto kohë të vështira që po kalojmë, si e zhvilloni mësimin?

Pandemia është një goditje e madhe për njerëzimin, por ata që e ndjejnë më shumë, janë fëmijët. Në fillim të Marsit, kur të gjithë u mbyllëm nëpër shtëpitë tona, shkolla zvicerane zhvilloi mësimin online, gjë e cila ishte e stërmundimshme si për mësuesit, ashtu dhe për fëmijët e prindërit e tyre.

Ne si mësues të gjuhës shqipe tentuam të bënim të njëjtën gjë, por suksesi nuk ishte i pritshmërive tona. Për fat të mirë shkolla rifilloi në qershor dhe deri më sot po ashtu vijon. Shpresojmë të mos kemi mbyllje të tilla më.

A keni angazhime të tjera përveç atij në shkollën shqipe?

Krahas detyrimeve familjare në jetën e përditshme, kontributi im si  mësuese e gjuhës amtare në kuadër të shkollës shqipe më jep kënaqësi të veçantë. Unë punoj dy ditë në javë, në tri shkolla të kantonit të Zyrihut, në Dietlikon, Brüttisellen dhe në Glattbrugg. Që prej Korrikut të këtij viti jam dhe anëtare e KMSHD-së, (Këshilli i Mësimit Shqip për Diasporën). Këshilli u themelua me iniciativën e anëtarëve të grupit të arsimit pranë KKD-së, prof. dr. Sokrat Sinajt dhe prof. dr. Adriana Fishta – Bejko. Ky Këshill përbëhet nga dr. Adriana Fishta-Bejko (Kanada), dr.Vaxhid Sejdiu (Zvicër), Mustafë Krasniqi (Gjermani), Mira Shehu (Kanada), Miradije Berisha (Austri), Teuta Tabaku (Turqi), Rexhep Rexhepi (Zvicër), Aurela Kondi (Greqi), Armanda Haruni-Amiti (Slloveni), Anila Kadija (Angli), Mimoza Bejkollari-Dako (Zvicër), Dritan Mashi (Itali), Melita Oreskovic (Kroaci), Qemail Zylo (ShBA) dhe Isuf Bytyçi (Gjermani) si dhe së fundmi antarët e rinj janë përfaqësues të komunitetit  arbëreshë, shqiptarëve në Turqi dhe Mal të Zi, Michele Greco, Musa Pali dhe Ganimet Secc.

Lexo edhe: Mësuesit shqiptarë në Diasporë bashkë për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe

Ktheheni shpesh në Shqipëri dhe a e mendoni një rikthim afatgjatë?

Për sa kohë isha në Greqi, udhëtimi drejt Tiranës ishte i shpeshtë. Tani që jam në Zvicër më mungojnë si Tirana, ashtu dhe Selaniku. Me situatën e krijuar kam kohë që nuk kam ardhur në Shqipëri, por për një rikthim afatgjatë tashmë nuk e di se ku dhe kur do ta bëj….Rëndësi ka për mua që të ndjehem mirë dhe e kompletuar me familjen time, kudo që të jem. Tashmë kam tri vende që lidhen ngushtë me jetën time dhe të fëmijëve të mi.