QSPA/ Takim virtual në 100-vjetorin e poetit arbëresh Lluka Perone

E shtunë, 20 Prill, 2024

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) organizoi sot një bisedë online me rastin e 100-vjetorit të poetit arbëresh Lluka Perone.

Fokusi i takimit online të organizuar në bashkëpunim me departamentin e letërsisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës ishte krijimtarinë e Lluka Perone. Të ftuar ishin dhe dy studiuesit e mirënjohur të letërsisë Prof. dr. Ymer Çiraku dhe Prof. Dr. Sadik Bejko, të cilët kanë botuar prej vitesh studime mbi letërsinë arbëreshe në përgjithësi dhe për veprën e Lluka Perones në veçanti.

Lluka Perone, lindi në katundin arbëresh Ejaninë, në krahinën e Kalabrisë, më 1920. Perone kreu studimet e larta për drejtësi dhe për gjuhë frënge. Punoi për një kohë si profesor i gjuhës dhe i letërsisë frënge. Deri në fund të jetës mbeti një nga intelektualët arbëreshë më aktivë. Ishte mbledhës, studiues dhe botues i zellshëm i folklorit arbëresh, duke pasur bashkëpunim të ngushtë edhe me Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Romës, që drejtohej prej shumë vitesh nga Ernest Koliqi.

Botoi vëllimin me përralla të mbledhura arbëreshe “Novelistika italo-arbëreshe”. Nëpër vite të ndryshme, ka botuar disa libra me poezi si: “Lule Shkëmbi”, “Dërrudhëz”, “Vjershë lirie”, “Thierja e armit”. Gjithashtu, studime e poezi botoi edhe në revistën e njohur letraro-kulturore Shêjzat, e cila botohej në Itali.

Ai qe një nga intelektualët arbëreshë më aktivë për mbrojtjen dhe zhvillimin e traditave kulturore arbëreshe.

Në fjalën e saj Drejtoresha e QSPA, Diana Kastrati foli për aktvitetet e shumta të ndërmarra nga QSPA për të kujtuar poet dhe kontribues të letërsisë arbëreshe.

Prof. dr. Ymer Çiraku në fjalën e tij u fokusua tek poezia e Lluka Perone: “Krahas Dushko Vetmos e Vorea Ujkos, Karmell Kandrevës e Pietro Napolitanos dhe jo pak të tjerëve, Lluka Perrone, është nga ata poetë, që e mbarti denjësisht vazhdimësinë dhe mbijetesën e denjë të kësaj letërsie. Te ky poet, shfaqet një profil interesant dhe konsekuent në prirjet e tij artistike. Ai doemos që përthith mjaft elemente nga limfa e poezisë së epokës deradiane, por ky qendrim i tij, nuk shfaqet e mbetet në nivel plagjiature, përkundrazi, vjen si nevojë ekuilibri artistik, për të ruajtur e vijuar prirje të atilla etnokulturore, që do të mbeteshin në harmoni me shpirtin dhe frymën e këtij komuniteti, ngulur në mes të botës latine. Pra, fryma romantizante, ideja fikse e mallit për dheun e të parëve, plazmimi i mjaft elementeve nga folklori, kujtesa dhe vetëdija historike, vazhdojnë të përcillen edhe te ky poet, duke dëshmuar lidhjet me këtë situatë letrare specifike, por që sigurisht – nuk e shpërfill totalisht realitetin më të gjerë socio-letrar përreth. Shkrimtari dhe dijetari i shquar arbëresh Dushko Vetmo (Françesko Solano), e ka vlerësuar krijimtarinë poetike të Perrones si një poezi në dukje disi të thjeshtë, me mesazh të qartë, ku ndihet “dritë agimesh dhe vegullime mëngjesore bashkë me kuqërrime të mbrëmjes: hidhërime të shpirtit në fjalë të sjella përmbi flatrat e erës së natës…”. Pas metaforikës së këtij gjykimi të hollë impresionant, është sintetizuar thelbi i kësaj poezie, sa të kthjellët e të qetë në dukje, aq edhe të trazuar së brendshmi, duke u shfaqur si një poezi e kontrasteve dhe e dramatizmit tronditës. Pikturimi me dritë-hije i mjediseve dhe i përjetimeve njerëzore, të adresuara këto, nëpër situata dhe episode reale – apo në një kontekst universal, përcjell te lexuesi harenë dhe dramën e jetës. Ky pasqyrim kompleks, është në vazhdën e poezisë arbëreshe, që përgjithësisht, ka synuar të bëhet një kronikë sa më e plotë e jetës, në frymën e artit epiko-lirik. Natyra si peizazh, është mjaft e pranishme në poezinë e këtij autori. Veçse ajo nuk paraqitet si lëvozhgë e jashtme, që pastaj të shpalosë thelbin e vet njerëzor/human. Në morinë e shfaqjeve të natyrës, është njëherazi vetë përjetimi njerëzor, që nuk përcillet ndarazi si nëntekst, as si personifikim, por i shkrirë tërësisht dhe organikisht. Në poezinë e Perrones, s’mund të të mos bjerë në sy begatia gjuhësore, që në një pikëvështrim, mund të përbënte një atlas gjuhësor me vlera. Arkaizmi gjuhësor i kuptueshëm te ky poet, është një fazë e ndërmjetme, me një prirje edhe drejt standardit të shqipes, i cili, ndihet i pranishëm si një spërkatje përtëritëse/pasuruese në këtë ligjërim poetik. Por ku arbërishtja, doemos që ka epërsi, jo vetëm si fond parësor leksiku, por para së gjithash si ligjërim specifik. Kjo dëshmon për ndërgjegjen  gjuhësore të tij, por edhe se ai ka qenë në kontakt sistematik me botimet shqipe të niveleve e kohëve të ndryshme.

Profesor Dr. Sadik Bejko u ndal tek roli i Lluka Perone si poet dhe pasuria që ai la pas në letërsinë tonë. “Konceptimi i autorëve minor ose madhor në një letërsi ndonjëherë përcaktohet edhe nga faktor të tjerë, si për shembull që një autor është i rëndësishëm në një moment të caktuar, nëse i marrin parasysh edhe merita plus që mund të ketë, për shembull një kontribut në fushën politike. Perrone, si letrar për mua në vlerat e tij më të mirë, frynmëzimin e tij të pasur dhe të balancuar në mjediset arbëreshe për mua është një shkrimtarë i shek. XX dhe poezia e tij sado që duket si një poezi peisazhi është shumë më shumë se sa një varg imazhesh të lidhura më njëra-tjetrën. Vargjeve të tij  duhet t’i gjesh një lidhje për t’i kuptuar, pra është një poezi me ide dhe jo një poezi formale, ccka e bën Perronen një autor jo vetëm poet, është një autor i rëndësisshëm, jo vetëm në poezinë arbëreshe por edhe në poezinë shqiptare.”