“Emira” e Santorit në kohë moderne, Metropol sjell tragjikomedinë në 5 podkaste

E enjte, 28 Mars, 2024

Festivali “Metrofest” vjen në edicionin e katërt në teatrin Metropol. Edhe pse kohë të papërshtatshme për teatrin dhe artin në përgjithësi, teatri Metropol ka gjetur një formë për të organizuar si çdo vit festivalin e veprës shqiptare të arkivit, “Metrofest 4”. I realizuar brenda kushteve të pandemisë globale, teatri i prezantoi publikut nga distanca, atë që njihet deri më tani si drama e parë e shkruar në gjuhën shqipe “Emira” nga Antonio Santori, pjesa e parë e së cilës është botuar më 1883 nga Jeronim De Rada. Tragjikomedia “Emira” është një prej 3000 fletë dorëshkrimeve që Antonio Santori ka lënë trashëgimi, dhe është cilësuar nga studiuesit si drama e parë shqipe në prozë që njihet deri më tani. Paraqet mes koloritesh mjaft të gjalla jetën e arbëreshëve me një të folme arbëreshe të krahinës Kalabrisë, me personazhe mjaft interesantë që paraqesin jetën e banorëve të fshatit Picilia, në një kohë historike kur cubëria trazonte banorët dhe shteti i sapokrijuar i Italisë, për të mbajtur rendin dhe rregullin, dërgon komandant Fumellin. Vepra flet për dy vajza të reja, Emira dhe Kallina, dashurojnë të njëjtin djalë, Mirianin, mirëpo atij i pëlqen Emira dhe jo Kallina, mirëpo këtë e ka lakmie dhe Kallo njeri cub e hajdut, që i vjen rrotull edhe Kallinës. Krahina është e trazuar nga hajdutët dhe përplasjet me rendin shtetëror, që po përpiqej të vendosej. E cilësuar nga autori si tragjikomedi, ajo ka fund të gëzuar me dasmën e Emirës dhe bashkimin e Kallinës me Albencin. Regjisorja Sonila Kapidani shprehet se pas një faze të gjatë leximesh dhe në rrethana të pandemisë që e kanë zhvendosur takimin me publikun nga distanca, edicioni 4 i “Metrofest” realizoi dhe po përcjell në publik një përmbledhje në 5 seri në formatin podcast të një përmbledhje të tragjikomedisë së parë, që njihet deri më tani në gjuhën shqipe “Emira” nga Franqisk Antonio Santori, një vepër e gjatë që prej disa vitesh ishte në vëmendje të gjetjes së një rruge realizimi. “Ishte një punë e vështirë me shumë pikëpyetje, por edhe kërshëria ishte po aq e madhe. Ndërkohë që njihej grupi i punës me të dhëna nga historia dhe autori, mbaheshin shënime mbi fjalorin dhe dallimet mes botimeve, që kishim në dorë. ASA dhe Merita Bruci që sugjeronte origjinalin; Zijaudin Kodra dhe Klara Kodra. Një punë mjaft intensive dhe e pasur në njohuri të reja me shumë dobi për stafin artistik dhe edukativ të teatrit Metropol, por edhe bashkëpunëtorët e jashtëm. U vendosën kontaktet me disa figura nga komuniteti arbëresh, të cilët në çdo hap shprehnin mirënjohje për këtë realizim dhe gatishmërinë për të qenë pjesë”, tregon regjisorja.

Seritë e veprës, në 5 episode

Në datë 5 dhjetor në orën 19:00 u prezantua seria e parë e kësaj vepre, që u shfaq online. Seritë e kësaj vepre, të cilat janë ndarë në 5 episode transmetohen në të gjitha platformat online të teatrit Metropol, si Youtube, Facebook ashtu edhe në Instagram, për çdo javë, gjatë gjithë muajit dhjetor. Regjisorja Kapidani tregon se si fillim nisi puna me “Leximi drejtuar” mbi gjuhën dhe dialektet, një punë shumë interesante për stafin artistik dhe edukativ. “Më pas vazhduam provat dhe e regjistruam në studio. Ndërkohë në datën 7 dhjetor u zhvillua një tryezë bisedash (kombinim të pjesëmarrësve në sallën “Shekspir” të teatrit me të ftuar mes videos nga Italia) mbi fillimet e dramaturgjisë shqipe, autorin, trashëgiminë dhe përcjelljen e saj, gjuhën dhe veçoritë e saj dhe punën e aktorëve për të gjalluar atë. Pjesë e kësaj tryeze ishin edhe të ftuar nga komuniteti arbëresh në Itali: prof. Fernanda Pugliese, këngëtarja Silvana Likursi, Lucia Martino mësuese dhe presidente e një grupi teatror dhe Emilia Mblajioti, drejtoreshë e një shkolle në Frashineto, të cilët përmes videos prezantuan përvoja, mendime dhe këndvështrime mbi rëndësinë e njohjes dhe trashëgimisë dhe fuqisë, që teatri ka në aspektin edukativ”, shprehet Sonila Kapidani. Sipas saj, do të pasojë një punë tjetër edukative në vazhdim, një modul ndihmues për shkolla me fragmente nga “Emira” dhe të informacioneve, që nxënësit të njohin këtë krijimtari domethënëse në lidhje me këtë tekst, që njihet deri më tani si i pari në gjuhën shqipe në lëminë e dramës. “Materiali i përcjellë në faqet e teatrit do t’u shërbejë edhe shkollave si model në një orë mësimi”, thotë Kapidani. Në këtë produksion interpretuan Amri Hasanlliu, Armela Demaj, Elona Hyseni, Edvin Mustafa, Ketjona Pecnikaj, Klesta Shero, Klea Konomi, Klodiana Keco, Roerd Toçe, Sedmir Memia, Mario Bali, Mihal Kaçi, Rexhina Mollaymeri, Xhino Musollari dhe  Margent Caushi. / SOT

Nga Julia Vrapi
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.