COVID- 19/ Kanadaja aprovon vaksinën Pfizer-BioNTech

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Dy ditë pasi një 90-vjeçare u bë personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që u vaksinua me Pfizer-BioNTech, Kanadaja ka aprovuar vaksinën e kësaj kompanie, e cila do të nis aplikimin brenda disa ditësh, bëjnë të ditur mediat lokale. Ndërkohë që në shumë shtete po diskutohet për sigurinë e kësaj vaksine, madje edhe kur administrata e shëndetësisë amerikane ende nuk ka dhënë sinjale për aprovim të shpejtë, Kanadaja u bë vendi i tretë në botë që autorizon vaksinën, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Bahreinit.
Kryeministri  i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thënë se vendi do të marrë deri në 249.000 doza të vaksinës këtë muaj. Sipas tij, qeveria kanadeze ka blerë 20 milionë doza të vaksinës që janë të mjaftueshme për të injektuar mbi 10 milionë njerëz me mundësinë për të blerë edhe disa miliona të tjera. Në statusin e tij të fundit të postuar në profilin e tij në Facebook, Trudeau shprehet me plot optimizëm: “Pas një procesi rishikimi të plotë dhe rigoroz, Health Canada ka aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech për COVID-19. Ajo plotëson standardet të larta për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Dërgesa e parë e dozave do të vijë së shpejti, dhe më shumë dërgesa do të vazhdojnë të mbërrijnë në 2021”.
Gjithashtu edhe autoritetet e shëndetësisë kanadeze (Health Canada), agjensia që e ka aprovuar vaksinën në fjalë, njoftuan se miratimi erdhi pasi shkencëtarët përfunduan një rishikim mbi dymujor të të dhënave të provave klinike të kompanisë.
“Provat mbi Pfizer arritën në përfundim se vaksina ishte efektive në parandalimin e COVID-19 në 95 përqind të pacientëve. Ne e dimë që vaksinat do të jenë efektive vetëm nëse njerëzit u besojnë atyre dhe, në fund të fundit, bien dakord t’i marrin. Një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të besimit është transparenca, duke siguruar që njerëzit të kenë sa më shumë informacion, për t’i ndihmuar ata të marrin vendime për veten e tyre dhe për ata që kujdesen”- raporton CBC deklaratat e autoriteteve shëndetësore kanadeze.
Vaksina “Pfizer Biontech”, në fillim  është autorizuar për përdorim dhe do t’u jepet fillimisht stafit mjekësor që është në kontakt të drejtëpërdrejtë me të prekurit nga virusi, personave mbi moshën 80 vjeç dhe personelit të shtëpive të të moshuarve. Vaksinimet, sikur edhe në vendet tjera që kanë nisur aplikimin, do të vazhdojnë të jepen deri në fundin e vitit 2021.
Sondazhet e fundit publikuar në mediat lokale tregojnë se një numër i konsiderueshëm kanadezësh do ta refuzojnë vaksinën, ose do të presin disa kohë, derisa edhe kryeministri edhe autoritetet e shëndetësisë kanadeze kanë shprehur bindjen e tyre të thellë se produkti është i sigurt.
Vaksina erdhi në Kanada pikërisht në kohën kur dy krahinat më të banuara si Ontario dhe Kebeku, kanë tashmë në fuqi rregulla të rrepta të luftimit të pandemisë, që do të zgjasin deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Deri më tani në nivelin federal, në Kanada janë konfirmuar rreth 450,000 raste, kanë vdekur mbi 13,000 persona dhe janë shëruar rreth 350,000 prej tyre.