Kanada/ Përfundon ekspozita “Shqipëria- vendi i Shqiponjave” në Montreal

E premte, 29 Mars, 2024

E lajmëruar prej ditës së flamurit më 28 nëntor, për herë të parë Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal prezantoi ekspozitën “Shqipëria- vendi i Shqiponjave”. Dje, në përfundim të saj, ekspozita numëroi vizitorë të shumtë të cilët paraqitën interes të njejtë në të gjitha zhanret e objekteve të paraqitura aty. Po dje, në një njoftim të publikuar në faqen e saj në Facebook, Bashkësia Shqiptare ndër të tjera thuhet: “Mirënjohje dhe falenderime të veçanta ndaj personave të cilët mundësuan mbarëvajtjen e kësaj ekspozite: pronarët e Galerisë Ambigu, pjesëtarët e komunitetit si dhe dy ambasadat (e Shqipërisë dhe Kosovës), të cilët huazuan veprat e koleksioneve personale, të gjithë pjesëmarrësit si dhe vullnetarët që ndihmuan në mënyra të ndryshme.”
Ekspozita “Shqipëria, vendi i shqiponjave” në Montreal, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të komunitetit shqiptar, por edhe shumë qytetarëve kanadezë apo edhe vizitorëve të rastit, të cilët patën rastin të shijojnë ambientin shqiptar në një galeri kanadeze.
Kjo ekspozitë u organizua nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal në bashkëpunim me Galerinë Ambigu.
Aty për disa ditë rresht, duke respektuar rregullat në fuqi të parandalimit të pandemisë COVID-19 për provincën e Kebekut, kanë parakaluar dhjetëra vizitorë. Ata kanë mundur të shijojnë piktura nga autorë shqiptarë, veshje tradicionale shqiptare, lahutën, çiftelinë, figura të rëndësishme kombëtare si Skënderbeu, Nënë Tereza, Naim Frashëri broshura për Shqipërinë dhe shqiptarët, qytete dhe fshatra shqiptare, imazhe nga atdheu, etj.
Një pjesë e objekteve të ekspozuara janë ofruar nga koleksioni personal i anëtarëve të komunitetit të këtij qyteti, një pjesë e të cilëve janë të njohur për patriotizmin e tyre modern.
Në një deklaratë dhënë gazetës “Diaspora Shqiptare”, Noel Dedja kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal dhe ndër organizatorët kryesorë të ekspozistës thekson: “Ekspozita lindi si një ide për të nënvizuar Festën e Pavarësisë me anë të një aktiviteti në të cilin njerëzit mund të merrnin pjesë fizikisht. Pjesëmarrja ishte akoma më e madhe se ç’e prisnim. Pati më shumë shqiptarë të komunitetit ditën e çeljes, pra në 28 nëntor. Gjatë ditëve në vijim, pati dhe disa të huaj apo shqiptarë të shoqëruar nga partnerët e tyre me origjinë të huaj. Ideja në komunitet u prit shumë mirë, sidomos nga ata të cilët me shumë dashamirësi pranuan të na ndihmonin duke na huazuar objektet e koleksioneve personale. Shpresojmë të kemi hapur një derë për të promovuar artin dhe historinë shqiptare në mënyra gjithmonë e më të larmishme”.
Mbështetje pati ekspozita edhe nga anëtarët e komunitetit shqiptar në Montreal si Hysni Marku, Mehdi Isufi, Blerina Ruka të cilët u ofruan për të ndarë me publikun pjesë nga koleksioni i tyre personal i objekteve me karakter kombëtar.
Ekspozita në Galerinë  “Ambigu” ka qenë e hapur nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.