Zvicër/ Shqiptari që drejton restaurimet e godinave historike dhe arkitektonike

E shtunë, 20 Prill, 2024

Sevdail Sulejmani jeton prej vitesh në Zvicër dhe që prej vitit 2003 punon në njërën ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit atje. Ai është specializuar në rikonstruksionin e objekteve me rëndësi historike dhe arkitektonike, objekte të cilat në Zvicër janë të mbrojtura me ligj dhe ndërhyrjet mund të bëhen vetëm me pëlqimin e ekspertëve. Por përveç punës tij inxhinier udhëheqës Sevdail Suljemani ka dhe një pasion për fotografinë, që pavarësisht talentit nuk e ka parë kurrë si profesion. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” ai tregon se fotografia është menyra e shprehjes, transmetimit, komunikimit, ndjenjë lirie dhe ndonjeherë ikje nga realiteti i vrazhd që na rrethon.

Prej sa vitesh jetoni në Zvicër dhe si i kujtoni fillimet tuaja në shtetin zviceran?

Në Zvicër jetoj që nga viti 1988. Për mua largimi nuk ka qenë i vështirë sepse isha i përgatitur, ishte gjeja që e dëshiroja. Por, megjithatë, nuk ishte i lehtë fillimi. U largova në moshën e re si student, moshë kur thuren ëndrrat dhe dëshirat për ardhmërinë, por ishte mosha kur edhe të konfronton me realitetin, e ky realitet ishte shtytja për largim. Në vendin e ri (Zvicër), në fillim ishin barrierat e gjuhës, pastaj shkollimi që kisha mbaruar në Kosovë nuk ishte i njohur këtu, por gjithsesi më ndihmoi më vonë në rrugëtimin tim profesional. Që në vitin e dytë m’u mundësua ndjekja e shkollës profesionale përkrah punës, pra për tri vite ndiqja shkollimin në mbrëmje dhe të shtunave. Ishte shumë intensive, por ia vlente sepse ishte rruga e vetme për integrim në jetën dhe aktivitetet në vendin e risi dhe për ngritjen profesionale. Më vonë kam mbaruar disa nga shkollat e ndërtimit si dhe kurse të ndryshme në ngritje dhe perfeksionim profesional! Është interesant se i kam bërë në gjuhën italiane dhe gjermane. Këtu kam përfituar pasi i flas dhe i shkruaj të dy gjuhët!

Njohja me kultura të ndryshme në vendin ku jetoj dhe punoj ëstë një pasuri jetësore e pazvëendësueshme duke qenëse që nga fillimi kam qenë pjesë aktive në shoqërinë e vendit tim të dytë!

Cili është profesioni juaj në Zvicër?

Unë udhëheq në kantieret e ndërtimit (Polier – në gjuhën gjermane)! Këtë punë e bëj që nga viti 1995. Në fillim isha në një ndërmarrje të mesme ndërtimi. Prej vitit 2003 kam kaluar në Cyrih, në njërën ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Zvicër! Jam specializuar sidomos në renovacione (Umbau) të objekteve me rëndësi historike dhe arkitektonike, ku në Zvicër janë të mbrojtura me ligj dhe ndërhyrjet mund të bëhen vetëm me pëlqim të ekspertëve.

Kam pasur fatin të jem pjesë e ekipeve në objekte markante (Ëahrzeichen) të Cyrihut, si për shembull nga viti 2004-2008 në hotelin The Dolder Grand (Arkitekt Norman Foster), Hotel Atlantis, pjesë e ekipit të Prime Toëer, për njëkohë të shkurtër në ndërtimin e ri, aneks të Kunsthaus nëCyrih (Arkitekt David Chipperfield) dhe së fundi për mua objekti më prestigjioz dhe më i dashuri në territorin e Cyrihut  Bahnhofstrasse, ishte selia e ish Bankës Leu (Banka më e vjetër private në Cyrih). Ishte një renovacion ku janë gërshetuar perfekt ruajtja e substancës së vjetër, modernizimi në nivelin më të lartë dhe sigurimi i saj nga tërmetet eventuale, me mjetet dhe metodat më bashkëkohore dhe inovative të përdorura pjesërisht për herë të parë në Zvicër! Ndërsa, arkitektja e njohur zvicerane Tilla Theusnaqonte, ishte në kufijtë e së mundshmes. Profesionalisht ndjehem i përmbushur edhe pse nëse do të mund ta ktheja kohën mbrapa, do të ndryshoja shumëçka!

-Fotografia për ju është thjesht pasion?

Fotografia për mua është pasion dhe do të mbetet kështu (shumë nga miqtë e mi nuk duan ta dëgjojnë këtë :). Por, unë kam shumë ide për projekte me fotografi, instilacione, literaturë që mendoj t’i realizojë vetëm, por edhe me miq të mi. Kam fatin që jam i rrethuar me njerëz që i kam miq fenomenal. Momentalisht kam një person shumë të afërt,ku idetë janë të shumta. Jam i sigurt që do të realizojmë diçka të veçantë! Përmes fotografisë shpreh edhe dashurin, lirin totale, në kërkim te ngjyrës! Sfumaturat e sajë i ngjajn jetës, ndryshojn nga dita ne ditë, nxjerrin ne pah shpirtin pasional timin.

Në fund fotografia bëhet pjesë e perditshmërisë së jetës sime, është menyra e shprehjes, transmetimit, komunikimit…ndjenjë lirie dhe ndonjeherë ikje nga realiteti i vrazhd që na rrethon.

Fotografia nuk është thjeshtë një shkrepje, është pjesë e përjetimeve gjatë udhëtimeve dhe ecjeve në natyrë, bjeshkë, det, fusha e male…është bërë filozofi e shprehjes në jetën time!

Por, meritë kanë të gjithë miqtë e mi që më kanë shtyrë të postoj, duke i vlerësuar dhe çmuar fotografitë. Kjo më ka bërë që të hapem edhe për publikun, meqë më herët ishin personale, vetëm për mua! Derisa para disa vitesh kam urryer të qëndrojë para objektivit, sot e bëj pa problem. Para dhe pas objektivit.

Inspirimin e gjej në ecjet në natyrë, ngjitjes bjeshkëve të mrekullueshme zvicerane dhe vendevefqinje (vitin e kaluar bëra një javë nëAlpet franceze), liqeneve të shumtë në Zvicër, por kohëve të fundit edhe nëpër vizitat dhe udhëtimet në të gjitha viset shqiptare me njerëz, natyrë dhe bukuri të mrekullueshme! Të gjitha i bëj gati vetëm. Jam individualist në filozofinë e jetës.

Ju vet, në 2019, keni organizuar një ekspozitë në Cyrih.Si u prit?

E gjitha ka ndodhur spontanisht. Njihesha me shkrimtaren tonë Irma Kurtin që jeton në Bergamo të Italisë dhe dëshiroja ta sjell në Cyrih për dashamirët e literaturës, pasi shkrimet e saj janë shumë të ndërlidhura me jetën në mërgim dhe dashurinë. Gjatë shkëmbimit të mendimeve me shoqërinë, lindi ideja që ta pasurojmë ngjarjen dhe me një ekspozitë të fotografive të mia. Në fakt ishte edhe dëshirë e Irmës. Pastaj, literatura dhe fotografia, ndërlidheshin shumë mirë njëra me tjetrën! Ishte eksperienca e parë në organizim. Bëra pak publicitet, por unë dhe Irma u ndamë shumë të kënaqur. Reaksioni i bashkatdhetarëvedhe miqve tanë,ishte më shumë së pozitiv. Ishte mbrëmje e mirë dhe e relaksuar,ku edhe vazhduam me shkëmbime mendimesh deri vonë në mesnatë! Nuk duhet harruar që kishim moderatore miken time të vjetër dhe të çmuar, Vera Pelaj.

Mysafir special nderi,ishte baca Agim Gjakova, një figurë e respektuar nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Përvoja jetësore e tij është një enciklopedi më vete! Kisha falënderuar çdonjërin pjesëmarrës!

Në të ardhmen, me mbështetje të miqve dhe dashamirëve të literaturës dhe fotografisë, besoj do të shihemi në viset shqiptare!

Kjo ekspozitë kishte foto nga vende të ndryshme të botës, po me pandeminë, çfarë vendesh zgjidhni për të fotografuar?

Unë ekspozova fotografi nga udhëtimet e mia në vende kryesisht evropiane dhe bjeshkëve të natyrës zvicerane. Ky vit është i veçantë për të gjithë ne. Udhëtimet janë të kufizuara për arsye të pandemisë, por jo të pamundura. Unë kisha të planifikuara në fillim të vitit edhe vizita në vendlindje në muajt prill dhe shtator, por të dyja u anuluan, por i kam shtyrë për vitin e ardhshëm.

Në Portugali dhe Itali arrita të bëj dy udhëtime. Në bjeshkët zvicerane kam qenë gati çdo fundjavë, ku inspirimi për fotografi është i pafund.

Dua të them se para fotografisë është dëshira për udhëtime, ecje në natyrë, ngjitje nëpër bjeshkë, e pastaj vjen fotografia. Unë vetëm i kap momentet që i ndjej. Aparati fotografik është shoqëruesi im në çdo udhëtim!

Pra, në kohë pandemie nuk e kisha fare të vështirë të gjeja inspirim, vende dhe momente për fotografi!

Vendi më i bukur që keni fotografuar në trojet shqiptare?

Këtu e kam të vështirë të vendos.Natyra në viset shqiptare është mrekulli në vete. Bjeshkët masive të egra, fusha të lulëzuara, deti, liqenet, kalatë shqiptare, qytetet e vjetra të ruajtura deri diku, etj!

Mbresëlënëse për mua është Pogradeci me liqenin dhe lindjen-perëndimin e diellit, Laguna e Patokut, Shkodra me kalanë dhe liqenin, pastaj Kruja, bukuritë e natyrës në Kosovë, etj.. Nuk ngopem nga këto bukuri!

Nuk mund ta veçojë asnjërën. Çdonjëra është e veçantë në veçantinë e saj! Por dua ta them që dashuria për artin është pertej rrnëjeve të mia edhe pse ato ndikojnë. Por liria e vërtet është mendimi, përtej cdo përkatesie!

Ju keni dy djem. Sa janë të lidhur ata me vendin e origjinës dhe gjuhën shqipe?

Jam prind i dy djemve, tash në moshë, të lindur, rritur, shkolluar dhe shtetas zviceran.

E flasin gjuhën shqipe, e vizitojnë me dëshirë vendlindjen time dhe farefisin, por s’mund të them se i lidh diçka më shumë! Ndoshta sporti dhe muzika e bëjnë të veten pasiAbreku është adhurues i sportit, ndërsa Alastër, i muzikës edhe në mënyrë aktive si Producent!

Por, mund të them se identifikohen dhe janë krenarë me identitetin e tyre shqiptar!

Besoj se detyra e prindit në edukimin dhe përgatitjen për jetë, e sidomos në Diasporë,është edhe më e vështirë. Konflikti i brendshëm kulturor tek gjenerata e parë e të emigruarve është e theksuar dhe nuk duhet të përcillet tek fëmija!