Emigrantët shqiptarë, refugjatët e huaj në Shqipëri dhe bujaria e Diasporës

E premte, 19 Prill, 2024

Refugjatët shqiptarë në botë, refugjatët e huaj në Shqiperi dhe bujaria e Diasporës

Fati i emigrantëve dhe refugjatëve shqiptare në Diasporë. Do të sjell 3 histori të vërteta të refugjatëve të nisur nga Shqipëria.

  • Endri nga Berati niset për në Britanin e Madhe. Tenton të udhëtoj nga Greqia, ku bie në duart e trafikantëve shqiptaro-grek. Pasaporta fallco i shitet për e vërtetë. Si rezultat përfundon në burgjet e vendeve të Shengenit për 6 muaj. Arriti në Britani me maune futur bashkë me disa filipinas. Zbret në Angli arrestohet dhe përfundon në kampe refugjatesh derisa lidhet me vëllain atje. Endri tregon se çdo ditë e shpenzuar në burgjet e Europës ishin një tmerr pa fund.
  • Një djalë 14 vjeçar me origjinë Goran, përfundon në duart e trafikantëve, të cilët i premtojnë prindërve emigrimin e tij në Britani. Ky djalë minoren, punon në Kukës, për rreth dy vjet, pastaj niset ilegalisht për në Britani. Ai pohon se është mbajtur 3 javë në Belgjikë, në një bodrum për tu nisur me maune në Britani. Në Belgjikë ata që e morën i blinin pak ushqime, nuk kishte ujë të ngrohtë, dhe s’ kishte rroba të ndërrohej. Njëherë, e dërgojnë diku në një qytet tjetër, ku nuk e dinte ku ishte, me kë ishte dhe çfarë do bënte. Udhëtoi me makinë me dy burra të tjerë, dhe njëri fliste shqip e lë në makinë për orë të tëra. Ai ndjehej i frikësuar në çdo moment deri sa arriti në Britani dhe, kërkoj ndihmë nga autoritetet angleze.
  • nga Elbasani merr rrugët e rrezikshme për në Britani. L’s i premtojnë para dhe punë të paguar shumë mirë. Paguan 15.000 stërlina angleze. Puna ishte të zgjidhte midis shitjes së drogës në rrugët e Londrës ose të kujdesej për bimë narkotike mbyllur në shtëpi. L duket se i pëlqente të merrte rreziqe të tjera si dalja në rrugë. I pafat. U arrestua shumë shpejtë. U fut në burg. U deklarua fajtor. Mbaroj burgun dhe me “sukses” u kthye në shtëpinë e tij, me borxhe dhe turpin e “dështimit” të bëhej i pasur.

Refugjatët e huaj në viset Shqiptare

Tirana e vitit 2020. Në rrugën “Sami Frashëri”, ose më mirë famëkeqi Bllok, sot ndesh djem të rinj në grupe ulur në shkallë. Disa i sheh duke kontrolluar telefonat. Disa duke pirë kafe. Aty këtu sheh edhe lypsa të cilët nuk flasin shqip. Përgjithësisht janë mbi 20 vjeç ose ashtu duken. Ndër ta sheh djem me sy të skuqur, fizikisht të lodhur, me flokë të pa krehura. Mua nuk më duhet shumë, të kuptoj, që ata janë refugjat të ardhur në Tiranë. Ardhur nga rrugë të ndryshme, ndoshta nga Korça ose jugu i Shqipërisë, por askush nuk është i sigurt, as ata vetë po ti pyesësh.

Këto ditë nëntori u nisëm të eksploronim Saukun e Tiranës. Sapo kapërcyem digën e liqenit, dhe kaluam nga ana e Saukut, shkuam deri lart tek ullishtja. Aty pashë një grup burrash. Në fakt, mendova se edhe ta po ashtu si puna jonë shëtisin. Por, pamje tjetër pamë nga afër. Djem të rinj, të rraskapitur, me çanta në kurriz, ecnin me ngadalë me drejtim drejt parkut Rinia. Vendi ku i takuam ishte vetëm ullishtë. As shtëpi afër nuk kishte, as rrugë makine, por një këmbësore e ngushtë. Si një person që njeh rrugët e emigrimit, veç më kapi ai ankth i pasigurisë për këta djem.

Vura re se njëri nga ata çalonte. Në krahun e djathtë kishte një qese plastmasi, ku, në të kishte dy kokrra hurma dhe një portokall. Nuk e hidhte çapin më shumë se 20 cm. Ndoshta kishte ndrydhur damarët, kyçin e këmbës, apo vrarë, ose rrëzuar gjatë rrugës. Zemra ime u përmbys. Një tjetër fliste në telefon, edhe ai ecte ngadalë. Lodhja në fytyrën e tyre ishte e dukshme. Ngrita supet, si shenjë dorëzimi. Çfarë mund të bëja unë për ta!

Vazhduam eskplorimin tonë, dhe kaluam nga një kodër në tjetrën, veç kur përballem me të njëjtin grup. Djali me këmbë të çalë ishte i fundit. Të tjerët pak më përpara, por, çdonjëri nga ata, mundet të kishin ecur më këmbë ndoshta qindra km. Vazhduam rrugën për të lënë këta të gjorë në tragjedinë e shekullit të 21 në rrethinat e Tiranës.

Ne vazhduam rrugën për të parë nga afër vilat e Saukut, ose më mirë, vilat e rrethuar me kangjella hekuri, të mbrojtura nga policë dhe kamera. Në kthim, ndeshim përsëri këta djem fatkeq. Djalin që çalonte tashmë, një burrë më i moshuar e mbante për krahu. Po ku do t’i çonte, ishte ankthi im dhe ndoshta makthi i tyre? Në cilën vilë, ndërtesë këta të gjorë do kalonin netët ose natën e nëntorit?

Shqipëria e shekullit të 21 nuk është më vendi i cili dërgon vetëm emigrant jashtë kufijve. Tashmë refugjatët e huaj në Shqipëri janë prezent. Shumë nga ata ikin nga vende me konflikte luftërash, vende diktaturash, dhe vende ku jeta e shumë qytetarëve nuk është e mbrojtur nga vetë shteti. Kosovarët, vëllezërit tanë, emigruan gjatë viteve ‘90-të se vendi dhe jeta e tyre ishte në flakë nga spastrimi etnik Serb. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, vëllai tjetër yni nuk kanë pasur më pak probleme se kosovarët. Shumë nga secili prej nesh është ndjerë refugjatë edhe në shtëpitë tona.

Mikëpritja Shqiptare në pikëpyetje?

Në pranverën e vitit 1999 Shqipëria si një vend ende në kaos ekonomik dhe politik pati në viset e saj 445.000 refugjat Kosovar. Ky gjysmë milioni vëllezërish nga Kosova u strehuan nëpër shtëpia private dhe shteti si ai qendror dhe ai lokal. Duhet theksuar se në numër të përafërt ishin emigrantët që kishin lënë Shqipërinë deri në ato vite. Tre vëllezërit e mi, dhe, një motër në emigracion u zëvendësuan, me një nënë kosovare nga Rahoveci me 2 vajza, dhe djalin e saj në shtëpinë time ku qëndruan për tre muaj.

Arben Malaj, një ditë në faqen e tij në Facebook poston: “Sot në mëngjes kam pare një skenë të dhimbshme. Një emigrant ndoshta sirian kishte tentuar të vidhte në një dyqan perimesh diçka për të ngrënë dhe një grup qytetaresh po e rrihnin atë”. Një artikull i një gazetë shkruan: “Emigrantët Sirian po na grabisin”. Me të drejtë zoti Malaj, ngre pyetjen se ku ka shkuar ajo mikëpritja e shqiptarëve këto vitet e fundit. Nuk është i vetmi incident që mikpritjes shqiptare i vihet pikëpyetje.

Refugjatet e vendosur në Shqipëri vitet e fundit jetojnë në në kushtet më mizerable. Ndihmat dhe ushqimin që marrin nuk sigurojnë as minimumin. “Na ndihmoni, se jemi të uritur” thotë një palestinez deklaron “The Balkan Insight”. “Mos plotësimi i kërkesave për ushqim dhe strehë është shkelje e Konventës së Refugjatëve” deklaron drejtoresha për Komitetin e Helsinkit, Erida Skëndaj, për të njëjtën gazetë.

Një algjerian që jeton në kampin e refugjatëve i tregon BIRN se ka frikë gjatë natës dhe thotë: “Më kanë vjedhur kur hyjë në kamp, dhe jam përpjekur të ankohem tek stafi por është e kotë”. “Gjatë natës, kur fiken dritat” vazhdon ai, “dhunuesit, mafia, godasin familjet, dhe ne i dëgjojmë që qajnë. Eshtë tmerrë”.

Departamenti i shtetit Amerikan raporton: “Viktimat e huaja nga vendet europiane dhe ato Filipine shpesh shfrytëzohen për prostitucion dhe punë krahu në Shqipëri. Emigrantët ilegal nga Azia, punësohen si shërbëtorë nga familje të pasura. Emigrantët nga Lindja e Mesme, Azia Qëndrore, dhe Afrika të cilët janë tranzit për të kaluar në Europën perëndimore, bëhen shpesh pronë e trafikimeve njerëzore”.

Bujaria e Diasporës shqiptare

Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet me defiçite të mëdha ekonomike. Një diference e madhe me botën perëndimore financiarisht “balancohet” pjesërisht nga emigrantët jashtë vendit. Investimet e huaja kanë kontribuar gjithashtu, por, remitancat e sjella nga emigrantët kanë kontribuar masivisht në ekonomin kombëtare, në përmbushjen e shërbimeve sociale ku shteti shqiptarë edhe sot shpenzon zero.

Në vitin 2000 transfertat financiare private shkuan 58 %. Remitancat e emigrantëve u rritën prej 150 milion $ dollar më 1992, mbi 1 bilion me 2004. Kjo shifër është ekuivalente me 14 përqind të GDP sipas De Zwager et.al.2005. Kjo ka ndodhur si rezultat i emigrantëve prej 1991 ku shifra arrin më shumë se 1 milion. Një nga donacionet e fundit për përballimin e situatës së COVID, plus, janë dhuruar forcave të policisë kufitare 25.500 Euro, për të ndihmuar stafin që merret me qendrat e refugjatëve në Shqipëri, për të siguruar që refugjatëve t’u shërbehet sa më mirë e mundur.

Qytete si Dibra dhe Kukësi raporton Java News, pa ndihma nga emigrantët, do ktheheshin në dy qytete ku varfëria do mbizotëronte më shumë se kudo tjetër. Po ashtu shihet qartë se 48 % e parave dërguar familjeve nga jashtë shpenzohen për nevoja për ushqim, kurse 11 % për ujë, qera dhe drita. Nga një anketim i Organizatës Botërore të Emigracionit, mbi 70 % e emigrantëve shqiptarë dërgojnë para familjeve dhe të afërmeve.

Përse Diaspora mbetet bujare, çfarë ndodh me përfituesit e kontributit të saj?

Refugjatët, emigrantët shqiptarë u larguan të largonin skamjen ekstreme në vend. Pa hezitim duhet thënë se skamja e asaj kohe mban edhe sot Diasporën të lidhur me vendin mëmë. Shqiptarët e Shqipërisë, gjatë komunizmit ju nënshtruan një jete ku çdo shërbim, nevojë ushqimore ishte me racion, vendosur kjo nga Partia e Punës, e cila mori rolin e prindit, i cili do “kujdesej” për “fëmijët” e saj. Racioni sundonte kudo. Racionet ushqimore u kthyen në një tmerr pa fund. Bujaria e shqiptarit u përdhos. Skamja, ishte turp të shfaqej, ishte krim politik po ta shprehje. Skamja dhe varfëria tashmë mbrohej nën “krenarin” ideologjike komuniste, dhe shqiptarët e Shqipërisë i “bashkonte” nënshtrimi skamor.

Të afërmit që jetojnë në viset shqiptare, si edhe shteti, por edhe investues të huaj dhe partnerët ndërkombëtar, janë përfituesit e remitancave bujare të tyre. Diaspora nuk ka ndryshuar me bujarin e saj dhe e prezanton atë si tiparin më krenar gjithkush që mban emrin Shqiptarë. Diasporës pavarësisht lënies së tokës mëmë, nuk ka braktisur tiparin më kombëtar, atë të mikëpritjes, bujarisë, mirësisë, pra asaj të përgjegjësisë kombëtare. Diaspora ka një kontribut të madh ndërshekullor, historik, social dhe kulturor. Këtu po ndalemi vetëm për kontributin financiar të 3 dekadave të fundit.

Ndjeshmëria në vend ndaj mikëpritjes, kur sheh, lexon se si trajtohen refugjatët në Shqipëri, qoftë nga institucionet shtetërore, qoftë nga individ të veçantë, duket se nuk janë në linja të ngjashme me Diasporën. Sa imagjinatë i duhet shtetit shqiptar të mendoj dhe të veproj si një vend mikëpritës? Sa dritëshkurtër janë ata/ato që nuk shohin refugjatët në Shqipëri si vëllezërit, motrat dhe bashkëqytetari i tyre që endet sot në rrugët e botës për një jetë më të sigurt? Si mundet një qytetarë i Shqipëris sot, të rrahë, dhunoj, frikësoj, trafikoj, shfrytëzoj një sirian, egjiptian, apo irakian në Tiranë, dhe, nuk mendon se e njëjta gjë i ndodh vajzës, djalit, vëllait apo fëmijës tënd minorenë diku në një vend të errët të botës sot?

Eshtë më se me vend të shtrosh pyetjen, nëse, tradita e mikëpritjes shqiptare është tronditur së fundmi. Nëse po, kjo ka një çmim i shtrenjtë për tu paguar për këtë vend i cili ndër shekuj glorifikon që “Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut dhe e Zotit”.

*Autorja është juriste me ekspertizë në fushën penale dhe asaj të emigracionit në Britani