Zyrtare/ Greqia nuk rihapet, shtyn afatin e lockdown deri në 14 dhjetor

E shtunë, 20 Prill, 2024

Greqia shtyn afatin e lockdown deri të hënën, 14 dhjetor, ora 06.00. Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas ka bërë të ditur sot planin e qeverisë greke, duke theksuar se pavarësisht uljes së shifrave të të infektuarve, që vihet re ditët e fundit, kurba nuk ndryshon me ritmin e pritshëm, çfarë nuk lejon akoma rihapjen e vendit.

Situata paraqitet akoma më e rënduar në veri të Greqisë.

Po sot paradite ministria e Zhvillimit të Greqisë informoi hapjen e njësive shitëse me produkte sezonale nga java e ardhshme, pas 7 dhjetorit si dhe shitjen e produkteve festive edhe në super market, ndërsa detajet e funksionimit të dyqaneve të para që hapen në Greqi pas 1 muaji do të shpallen nesër paradite.

Stelios Petsas ka deklaruar se javën e ardhshme kryeministri grek do të dërgojë një mesazh të ri për ecurinë e situatës dhe lockdown.

Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, Petsas ka theksuar se do të jetë falas për të gjithë, do të bëhet vullnetarisht, ndërsa Greqia do të ketë 1.018 qendra vaksinimi për të vaksinuar 2.117.440 qytetarë në muaj, duke filluar nga personeli i Shëndetësisë, moshat mbi 65 vjeç, persona me sëmundje anësore e në vijim të tjerët.

Ndërkaq deri më 14 dhjetor mbeten në fuqi dhe masat për kalimin në Kakavijë, me test të 72 orëve të fundit, PLF dhe rapid test në kufi. Orari i funksionimit do të jetë 07.00-23.00. Ndërsa për Kapshticën u bë e ditur më herët se qëndron e mbyllur deri në këtë datë.

Lexo edhe- Greqia shtyn afatin, pika kufitare e Kapshticës mbyllet deri më 14 dhjetor