Orest Shala, trajneri shqiptar i nënkampionit të Zvicrës

E enjte, 25 Prill, 2024

Orest Shala nuk mburret me të kaluarën e tij si futbollist. Thotë se nuk e ka pasur nivelin e duhur për të qenë lojtar i ndonjë klubi profesionist në Gjermani. Këtë e kishte kuptuar me të dalë te seniorët. Por, 29-vjeçari ka për çfarë të mburret sot. Shala i lindur në Prizren, që nga gushti i këtij viti ka nisur punën si ndihmëstrajner te nënkampioni i Zvicrës, skuadra e St. Gallenit. Edhe St. Galleni e ka nisur mbarë edhe këtë edicion në Superligën e Zvicrës. Është në luftë për titull të kampionit. Si futbollist, Shala nisi të luajë që në moshën shtatëvjeçare në klube të ndryshme të Berlinit.

“Por, kur nisa të luaja në ekipin senior, e kuptova se nuk do të mund të kaloja të luaja si futbollist profesionist. Kam qenë si futbollist në përfaqësuesen rajonale për U16 dhe U17”, ka thënë Shala të mërkurën në një bisedë për Koha. “Fokusi im i plotë ishte që të orientohem vetëm në shkollimin dhe zhvillimin tim si trajner i futbollit”.

Shala ka lindur në Prizren, dhe në vitin 1992 familja u largua për në Gjermani, kur ai ishte vetëm tetë muajsh.

“Babai im, Gëzim Shala, ka qenë futbollist në Ligën e Parë të Kosovës te klubi “Progres Eksporti” Prizren. Luajti edhe këtu në Gjermani, derisa pas karrierës vazhdoi si trajner në ligën rajonale”, tregon Shala.

Shala ka theksuar se që kur babai i tij, Gëzimi, drejtonte një skuadër në Berlin, ai ka shkuar pas dhe që atëherë i ka lindur dëshira për zejen e trajnerit.

“Më ka marrë gjithmonë me vete kur ka pasur stërvitje apo lojë. Dhe, që nga ajo kohë isha i fokusuar dhe më la shumë përshtypje mënyra e udhëheqjes së detyrave të trajnerit, në këtë rast të babait tim. Në atë kohë mendja ime ishte që një ditë të jem edhe unë trajner futbolli”, thotë ai.

Për ta përforcuar atë që thotë Oresti, babai i tij Gëzimi tregon një moment interesant.

“Unë gjithnjë pas vetes e kam marrë Orestin. Jam befasuar kur e kam dëgjuar Orestin gjatë kthimit nga një ndeshje duke më thënë për një lojtar që duhet t’ia ndërroj vendin. Ai më tha se për çfarë arsyeje një lojtar që luante në qendër të mesfushës mos ta angazhojë si mesfushor krahu. Më tha për shkak se lojtari qendror luante dhe vraponte shpejt”, tregon Gëzimi.

Hapat e parë si trajner Shala thotë se i mori duke udhëhequr 15-vjeçarët e një klubi në afërsi të vendit ku banonte. Dhe, prej këtu nis edhe rrugëtimi i tij në këtë profesion.

“Nga këtu nisi edhe rrugëtimi im si trajner futbolli. Derisa si 20-vjeçar isha ndihmëstrajner, ku edhe isha vetë duke luajtur si senior. Pas një viti kam stërvitur disa klube juniorësh në Berlin, si dhe një vit kam qenë trajner i ekipit U23 të BAK-ut”, ka thënë Shala.

Në fakt zhvillimi i tij ishte më i mirë si trajner sesa si futbollist. Katër vjet më parë atij iu dha mundësia të punoja te klubi i Union Berlinit.

“Isha i angazhuar në ekipin U15 deri në U19, si trajner i parë dhe ndihmëstrajner deri para disa muajsh”, ka theksuar ai.

E gjatë punës si trajner ai paralelisht ka kryer edhe studimet universitare në universitetin “Humboldt” në Berlin, në drejtimin sport dhe gjuhë gjermane. Ai e ka titullin e masterit të edukimit. Puna dhe shkollimi i tij ranë në sytë e drejtuesve të klubit zviceran, St. Gallen.

“Realisht kam menduar të vazhdoj të punoj edhe disa vjet në rangun profesional te juniorët, por oferta e St. Gallenit ishte shumë e mirë dhe m’u dha mundësia të jem pjesë e këtij klubi profesionist në Superligën e Zvicrës. Nuk e kam menduar se do të arrij kaq shpejt, por për këtë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar”, është shprehur ai.

Kontaktet me St. Gallenin, Shalës ia ka lidhur një mik i tij gjatë studimeve, Edy Schmid, i cili po ashtu është pjesë e stafit të trajnerëve te klubi zviceran.

“U jam falënderues përgjegjësve të St. Gallenit, trajnerit Peter Zeidler, si dhe drejtorit sportiv, Alain Sutter, që në këtë moshë ma mundësuan të jem pjesë e trajnerëve në një klub me traditë siç është St. Galleni”, thotë ai.

I gatshëm ta jap kontributin edhe për Kosovën

Edhe pse i ri në moshë, ai mburret që nga puna e tij kanë dalë disa lojtarë që kanë arritur të nënshkruajnë kontrata profesionale. E një ndër ta është edhe kosovari Fisnik Asllani, që ka nënshkruar kontratë profesioniste me Hoffenheimin, ndërsa për Union Berlini lojtarët si Tim Majcieëski, Leonard Moser dhe Berkan Taz në Verl.

“Detyra dhe suksesi si trajner i juniorëve ishin ngritja, përgatitja, si dhe zhvillimi lojtarëve në mënyrë profesionale. Jam shumë i lumtur kur disa lojtarë të mi kanë arritur të bëhen lojtarë të Bundesligës. Por jam gjithashtu i lumtur për lojtarët që mund të mos jenë bërë profesionistë, por që janë të suksesshëm në jetën e tyre private, falë vlerave të përcjella nëpërmjet futbollit”, ka deklaruar Shala.

Ai tregohet i kujdesshëm kur pyetet për arritjet e tij. Thotë se ato synon t’i arrijë hap pas hapi. Për kalimin te St. Galleni, thekson se është vetëm fillimi.

“Dua të mësoj dhe të fitoj përvojë në nivelin profesional te St. Galleni. Dua të mësoj sa më shumë gjëra nga trajneri Peter Zeidler. Të tjerat shihen me kalimin e kohës dhe me përvojë”, ka thënë ai.

Por ai nuk fsheh dëshirën që një ditë ta japë kontributin e tij edhe te Kosova, qoftë në përfaqësuese apo në ndonjë klub.

“Unë mund ta paramendoj veten time duke punuar në vendin tim të lindjes, në një të ardhme. Koha do të tregojë. Shpresoj që përfaqësuesja e Kosovës dhe futbolli i vendit do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të luajnë futboll të suksesshëm”, ka thënë Shala.