Një shqiptare në Uruguai/ Rrëfimi i Katerinës, nga gazetaria në sipërmarrje

E enjte, 28 Mars, 2024

Dhjetë vite më parë pas përfundimit të studimeve për gazetari dhe ushtrimit të këtij profesioni për 5 vite Katerina Petro vendosi të sfidojë veten me diçka ndryshe dhe duke qenë se pasionet e saj ishin udhëtimet aplikoi në Crocere.

Prej këtu jeta e saj do të ndryshonte tërësisht, një aventurë që kaloi në shumë vende të botës dhe përfundoi në Uruguai.

Ajo u njoh me njeriun e jetës, madje dhe dasmën e kanë bërë në një crocerë për tu vendosur përfundimisht nga “deti” në “tokë” e ku prej disa vitesh tashmë jeton në Carmelo të Uruguai, origjina e bashkëshortit. Katerina tregon për “Diaspora Shqiptare” se është përshtatur më së miri me jetesën atje, pasi dhe kultura nuk ndryshon shumë nga europianët. Tashmë ka një biznes të produkteve kozmetike dhe ushtron profesionin e mësueses së anglishtes.

Katerina thotë se në Uruguai nuk ka shqiptarë dhe se miqtë e saj nga vendlindja janë nga Argjentina.

INTERVISTA

Katerina Petro
Katerina Petro

Katerina si shkuat në Uruguai dhe prej sa vitesh jetoni atje?
Në Uruguai shkova pas njohjes me bashkëshortin tim, i cili është nga Uruguai dhe familja e tij jeton këtu. Historinë time të shpërnguljes këtu do e tregoj shkurt. Një vit pasi hyra të punoj në Kroçera apo Cruise Line njoha bashkëshortin tim të ardhshëm. Vazhduam të punojmë aty edhe për tre vite të tjera u martuam në të njëjtën anije ku u njohëm. Vendosëm që ishte koha të linim jetën dhe punën në “det” dhe të nisnim projektet tona në “tokë”.

Ju keni përfunduar studimet për gazetari në Universitetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, me çfarë merreni në Karmelo?

Aktualisht kam nja biznes te vogël të produkteve kozmetike ekologjike dhe jam mësuese anglishteje.

Tashmë keni krijuar familjen tuaj, bashkëshorti juaj është uruguaian. Çfarë mund të themi për njerëzit atje, kulturën e tyre dhe a u përshtate lehtësisht?
Duke qenë se kultura është shumë e ngjashme me kulturën europiane për shkak të emigrantëve që erdhën shumë vite më përpara nuk ishte shumë e vështirë përshtatja. Normal kanë disa zakone dhe ushqime tipike të Uruguajit por që janë lehtë për t’u përshtatur.

Në fakt keni një histori interesante, ju jeni minoritet maqedonas që keni jetuar në Shqipëri, shkollimin në Maqedoninë e Veriut dhe familja juaj jeton në Greqi. Si janë lidhjet tuaja me këto vende? Përsa i përket Shqipërisë sa keni pa e vizituar atë?
Në fakt unë nuk jam minoritare, është nëna ime. Në Shqipëri ka 7 vjet që nuk kam shkuar dhe vizitat në Greqi jane të rralla për shkak të kostos së udhëtimit. Kontaktet i mbaj më shumë nëpërmjet internetit.

Carmelo, Uruguai

Sigurisht nuk mund të lëmë jashtë aktualitetin, si po përballet Uruguai me pandeminë e COVID-19?
Fazën e parë e përballoi shumë mirë, ndoshta edhe duke parë situatën në Europë, popullsia ishte më e ndërgjegjshme por mund të them se edhe frika bëri të sajën. Aktualisht tani kemi më shumë raste se sa në dimër, por nuk ka karantinë, jeta vazhdon normal, ndryshimi i vetëm përdorimi i maskave kudo.

A ka një komunitet shqiptar në Uruguai. A njihni të tjerë shqiptarë atje dhe mbani kontakte me ta?

Me sa jam unë e informuar nuk ka, ka vetëm në Argjentinë. Aktualisht jam në kontakt me dy shqiptarë të tjerë këtu, me Hyliarian dhe Gjergjin. Duke patur parasysh që kam udhëtuar në shumë vende të botës, mund të them me siguri që Uruguai është i vetmi shtet që nuk jam kryqëzuar me asnjë shqiptar. Nga ana tjetër shtetasit shqiptarë për të hyrë në Uruguai kanë nevojë për vizë për të cilën duhet të shkosh në Romë, pasi në Shqipëri nuk ka ambasadë të Uruguait.