Tiranë-Romë- Bruksel/Udhëtimi i Aurora Allushaj dhe lobimi për Shqipërinë

E premte, 19 Prill, 2024

Gazetarët vendosin veten sfidë ndoshta dhe për shkak të instiktit të ndjekjes së lajmit, një parim që ndodh shpesh ta zbatojnë dhe në jetë. Ka qenë pikërisht kjo që Aurora Allushaj, vajza nga Dukati i Vlorës pas përfundimit të studimeve për gazetari në Shqipëri dhe puna në disa media në 2007 të shkojë e vetme drejt Romës, për studime të tjera e më pas kërkimi i sfidave dhe puna e çon në Bruksel. Një udhëtim tashmë 13-vjeçar i saj që “është shpërblyer” më së miri duke bërë diçka për vendin e saj, pikërisht një kompani lobimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, që e zgjodhi që Shqipëria të përthithte me projekte konkrete fondet e BE-së.

Duke hequr një paralele mes Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës për Aurorën Roma ka qenë sfidë që do e bënte sërish, ndërsa me Brukselin ishte dashuri me shikim të parë. Për Shqipërinë? Malli që rëndon dhe që shprehet se e kontrollon këtë mall duke bërë projekte për të ardhmen e saj.

Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” Aurora rrëfen jetën prej gjashtë vitesh në Bruksel, punën dhe familjen dhe iniciativën për të hapur një restorant me bashkëshortin.

INTERVISTA

Aurora, pasi përfunduat studimet në Shqipëri dhe ato pasuniversitare në Itali jetoni prej disa vitesh në Bruksel. Sa i vështirë dhe i ndryshëm ka qenë fillimi si në Itali dhe në Belgjikë?
-Unë kam ikur nga Shqipëria në vitin 2007, pasi mbarova studimet për gazetari. Vija nga një eksperiencë e vogël migrimi, nga Vlora në Tiranë. Fillimi në Itali ka qenë shumë i vështirë, e vetme në një qytet të madh. Aty studiova editori, gazetari investigative dhe kriminologji. Për disa vite kam punuar si koordinatore dhe lektore në një master të gazetarisë investigative. Fillova të lëvizja nëpër Europë për punë. Ndërkohë që Roma për mua ka qenë një eksperiencë e rrallë që edhe pse shumë e lodhshme do ta ribëja sërish. Brukseli ka qenë dashuri me shikim të parë. Jetoj këtu prej 2014-ës, fillimi ka qenë i vështirë edhe këtu por fakti që në këtë qytet ndihesh jo i huaj, të bën të kalosh çdo vështirësi. Pikërisht këtu qëndron ndryshimi në Bruksel. Këtu ndihesh europian, larmia e kulturave të ndryshme personalisht më jep një energji shpirtërore të pashoqe.
Aktualisht punoni në një zyrë lobimi ku merreni me fondet e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa vend zë Shqipëria në punën tuaj dhe konkretisht sa nga këto fonde ka përthithur rajoni dhe janë përkthyer në investime?
-Punoj në një zyrë lobimi që në spektër ka vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i zi. Kalimi nga gazetaria në diçka që nuk ka lidhje drejtpërdrejt me të e ka një arsye, pikërisht Shqipërinë dhe trojet shqipfolëse. Kur më është prezantuar si vend vakant dhe pashë që Shqipëria humbiste çdo vit fonde të destinuara për të por që nuk prezantoheshin projekte, vendosa pa u menduar shumë. Tashmë u bënë katër vite që jam pjesë e ‘Progresso’, e cila ka zyrë përfaqësie edhe në Tiranë. Ne kemi klientë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni, ndërkohë që po punojmë edhe me Kosovën.
Përveç kësaj, edhe qëndrimi juaj prej disa vitesh në Itali ju ka angazhuar në jetën politike atje. Aktualisht jeni edhe zëdhënëse e një partie politike italiane, Movimento delle Liberta. Pse kjo zgjedhje?
-Ka nisur si një sfidë për mua sepse nuk e kam dashur kurrë politikën. Dashuria për gazetarinë dhe marrëdhënien me publikun ka bërë që të përfshihem shumë në këtë eksperiencë. Më pëlqen dhe mbështes shumë parimet mbi të cilat është krijuar kjo parti e cila votohet shumë nga italianët që jetojnë në Europë. Presidenti, Massimo Romagnoli është një person me ide të qarta, por edhe shumë popullor. Elasticiteti i tij dhe disponibiliteti bëjnë që suksesi të jetë pjesë e pandarë në mbarëvajtjen e kësaj partie.

Përsa i përket komunitetit shqiptar në Belgjikë, a keni kontakte mes shqiptarësh dhe sa i mirëorganizuar është ai. A ka organizata shqiptarësh që japin kontributin e tyre në shoqërinë belge por dhe interesohen për Shqipërinë?
-Shpesh krahasoj komunitetin shqiptar të Belgjikës me atë të Romës ku kam jetuar, shumë larg njëri-tjetrit. Në Belgjikë, shqiptarët janë të mirëorganizuar e gjithashtu të mirëpërfaqësuar edhe në politikën lokale. Në zgjedhjet e kaluara komuniteti shqiptar u përfaqësua nga shumë bashkëatdhetarë të cilët tani operojnë në pozicione shumë të mira pune. Këtu ka shkollë shqipe në disa qytete dhe shumë shoqata që japin kontributin e tyre në lëvrimin e gjuhës dhe kulturës shqipe.
Prej një viti bashkëshorti im ka hapur restorantin e parë shqiptar në Bruksel, Restaurant ‘Alba’. Aty belgët, shqiptarët a çdo lloj tjetër kombësie kanë mundësi të bëjnë një udhëtim gastronomik në Shqipëri.
Si lindi ideja e një restoranti shqiptar në Bruksel?
-Mungonte gastronomia shqiptare në Bruksel ku gjen me të vërtetë një kuzhinë nga të gjitha vendet e botës. Bashkëshorti im dha idenë dhe të dy e konceptuam dhe realizuam.
Vendi ynë ka kuzhinë shumë të mirë dhe pritsh mëritë kanë qenë shumë të kënaqshme.
Sa ju mungon Shqipëria, Aurora? A vini ta vizitoni shpesh?
-Shqipëria…Mallëngjehem. Shqipëria është familja ime, prindërit që më presin, Tirana në vjeshtë, deti i Vlorës, gjithçka. Është shumë e çuditshme që me kohën që kalon, pesha e mallit rëndon edhe më shumë, e kontrolloj mallin duke bërë projekte për të ardhmen time.
Festat e nëntorit këtë vit për shkak të pandemisë nuk ishin njësoj si vitet e tjera, po kështu dhe festat e fundvitit. Si janë parashikuar festimet në Bruksel?
-Kjo pandemi që ka paralizuar gjithë botën do të ndikojë edhe në festat e fundvitit. Në Bruksel nuk do të ketë festime, do të mungojnë shtëpizat e drurit që zbukuronin qendrën çdo fund viti, nuk do të ketë ekspozita, koncerte apo festime në shesh. Këtë vit e vetmja shenjë festash do të jenë zbukurimet në rrugët kryesore dhe bredhi në qendër të qytetit. Shumë e trishtë, por shpresa dhe dëshira për një vit të ri ndryshe nga ky që lamë pas bëjnë që ndryshimi i viteve të pritet me padurim.