Pas Pavarësisë, Ismail Qemali: Qëllimi të jetojmë në paqe me shtetet fqinje

E shtunë, 20 Prill, 2024

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 një nga vendimet më të rëndësishme të atij Kuvendi Kombëtar ishte krijimi i qeverisë së përkohshme të Vlorës.

Për herë të parë ministër i Jashtëm ishte vetë kryeministri Ismail Qemali, çka nënkuptonte fillimin e organizimit të veprimtarisë diplomatike të shtetit shqiptar për njohjen e shtetit të ri të pavarur.

Siç do të shprehej vetë Ismail Qemali në letrën drejtuar Fuqive të Mëdha, ku i njoftoi “…për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për jetën kombëtare të shqiptarëve..”, qëllimi i shqiptarëve ishte të jetonin në paqe me shtetet fqinje.

Diplomacia shqiptare hyri në veprim me vendimin e 5 dhjetorit të Qeverisë së Përkohshme, i cili e ngarkonte Ministrin e Jashtëm me përgatitjen e misionit diplomatik për në Londër ku kishte filluar punën Konferenca e Ambasadorëve. Me vendimin e 8 dhjetorit u miratuan edhe tezat politike për misionin që do të nisej në Londër e do të punonte për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar nga pjesëmarrësit e Konferencës, dhe me 9 dhjetor u miratuan edhe anëtarët e këtij misioni.

Në të gjitha përçapjet e saj diplomatike pranë Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, Qeveria e Përkohshme e Vlorës doli si qeveri përfaqësuese e gjithë shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare.