Qipro/ Shefi i njohur i kuzhinës: Shqipëria i ka të gjitha produktet e botës

E enjte, 25 Prill, 2024

Ravajol Hasani është një nga shefat shqiptarë të kuzhinës më të njohur në botë i cili jeton në Qipro. Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e gastronomisë dhe ka marrë jo pak çertifikata e tituj vlerësues.

Ravajoli në 2019 është vlerësuar nga Parisi si “Ambasador i Qipros” mes 100 ambasadorëve në të gjithë botën.

Ai mban disa çmime ndërkombëtare si ‘Luga e Argjend’, ‘Kapela e Artë’ dhe ‘Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016’…etj. Ai ka pasur mundësinë që të gatuajë për disa personazhe të famshëm, të cilët kanë mbetur të kënaqur nga specialitetet e tij.

Ndër ta mund të përmendim: Rihanna-n, Justin Trudeu, Hug Jackman,  si edhe shumë këngëtarë apo aktorë grekë.

“Para katër vitesh në Kanada dhe unë u ftova në atë mbrëmje që ishte vetëm për njerëz të rëndësishëm në fushën e politikës. U bë një menu me pesë pjata, kishte një parapërgatitje disa muaj më parë, sepse ishte një darkë me shumë detaje dhe standarte. Darka ishte shumë e veçantë.”

Këtë eveniment e ka cilësuar si një nga më domethënësit dhe  më të rëndësishmit në karrierën e tij. Ndërkohë prej disa ditësh është në Shqipëri dhe tregon se kthehet herë pas here për projekte. I pyetur në programin “Boing” nëse do të kthehej të jetonte në Shqipëri ai tregon: Për të qëndruar të jem i sinqertë jo, sepse kam 30 vite i larguar, por rikthehem herë pas here. Tani që po flasim unë jam në Durrës, sepse vij për projekte herë pas here në Shqipëri, por jo për të qendruar. Më intereson të kontriboj aq sa mundem.”

Gjithashtu Ravajol Hasani tregon se kuzhina shqiptare ka avancuar shumë, por mbetet ende shumë punë për të bërë.

“Opinioni im është se kuzhina shqiptare ka avancuar shumë këto vitet e fundit, por unë jam person i detajeve dhe sigurisht mendoi se duhet ende punë për të arritur më shumë. Shqipëria i ka të gjitha produktet e botës, çfarë të kërkosh e gjen dhe kemi fatin që ka ende produkte bio, por nuk kemi shumë informacion për produktet dhe nuk dimë të bëjmë “martesa” e produkteve për të dal ajo shija e duhur. Jemi në rrugë të mirë dhe mendoj se me shumë punë, vizion dhe përkushtim mund të arrisim atje.”

Ai ka lëvizur në disa shtete të botës, por thotë se më mirë gjendet në Qipro, duke theksuar se ka një seri gjërash të veçanta që të mbajnë në Qipro, duke nisur nga klima, rregulli, harmonia, siguria etj..