Mërgimtarët këtë vit dërguan 800 milionë euro në Kosovë

E enjte, 28 Mars, 2024

Qytetarët e Kosovës që jetojnë nëpër vend të ndryshme të botës edhe këtë vit kanë dërguar para të majme në vendlindje. Nga janari e deri në tetor ata kanë çuar në Kosovë 795.6 milionë euro apo 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Dërgesat e mërgimtarëve vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave në Kosovë, e në të njëjtën kohë edhe burim i rritjes ekonomike në vend

Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe botës vazhdimisht dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare tek familjet e tyre.

Dërgesat e tyre nuk janë ndalur edhe situatën e vështirë të krijuar nga COVID-19.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore e Kosovës, në periudhën Janar-Tetor janë dërguar 90 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjatë periudhës janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët arriti në shifrën prej 795.6 milionë euro apo 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019, ku totali i remitencave ishte në vlerën prej 705.6 milionë euro. Nga kjo shumë 115.3 milionë janë të dërguara përmes bankave komerciale, 556.9 milionë nëpërmjet agjencive për transferim të mjeteve, ndërsa 124.2 milionë erdhën përmes kanaleve joformale siç është bartje e parave në xhepa”.

Sipas BQK vetëm gjatë muajit maj janë dërguar rreth 104 milionë euro. Kurse, vitin e kaluar në muajin e njëjtë ishin dërguar 79 milionë euro.

“Vlera më e madhe e remitencave të dërguara gjatë këtij viti ishte muaji maj ku u dërguan 104 milionë euro, përderisa në majin e njëjtë të vitit paraprak, u dërguan 78.4 milionë euro. Shtetet prej nga më së shumti janë dërguar remitencat prijnë shtetet gjermano folëse si Gjermani, Zvicër, Austri, të përcjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca”.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të ulëta. /Monitor/