Italia vendos masa të reja, mbyllen hotelet dhe ndalohen udhëtimet

E enjte, 28 Mars, 2024

Në prag të festave të fundvitit qeveria italiane ka ashpërsuar masat në një përpjekje që ky sezon festash të mos sjellë një valë të tretë të pandemisë.

Me një vendim të fundit është vendosur mbyllja e hoteleve dhe vendpushimeve në të gjithë vendin nga 20 dhjetori deri më 10 janar.

Një ndër masat aktuale është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga qyteti në qytet, me përjashtim të të moshuarve të cilët nëse kanë dëshirë të kalojnë pushimet me familjen e tyre, do t’i nënshtrohen një procedure e cila është ende e panjohur.

Qytetarët të cilët kthehen nga jashtë shtetit ditët e ardhshme janë të detyruar t’i nënshtrohen testit të shpejtë, ndërkohë studentët, punëtorët, turistët do të duhet t’i nënshtrohen tamponit që të kenë të drejtën të lëvizin.

Sot ministrat Roberto Speranza dhe Francesco Boccia do të diskutojnë rreth masave të reja me guvernatorët, të cilët janë thirrur të finalizojnë dekretin që është në fuqi deri më katër dhjetor.

Italia aktualisht numëron 1.6 milion të infektuar dhe 55,576 viktima si pasojë e Covid-19, ndaj masat ekstreme kufizuese janë domosdoshmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës.