Ujëvara e Niagarës me ngjyrat e Flamurit Kombëtar

E enjte, 25 Prill, 2024

Edhe vendi më i vizituar në botë, Ujëvara e Niagarës mbrëmjen e 28 nëntorit u vesh me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kuq e zi. “Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario”- thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kanada. Gjatë këtij akti të bukur të pranishëm ishin edhe dy ambasadorët tanë në Kanada, ai i Shqipërisë z. Ermal Muça dhe ai i Kosovës z. Adriatik Kryeziu.

Ata janë ndier mirënjohës ndaj autoriteteve përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik që ata treguan në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit.

Është hera e parë që ky vend turistik e bën një gjest të tillë,  por pjesëmarrja në këtë ceremoni ka qenë e kufizuar  nga numri si pasojë e masave në fuqi në Ontario për parandalimin e pandemisë COVID-19.

“Është realisht kënaqësi e veçantë dhe një privilegj që kam nderin t’ju uroj festat nga Ujëvara e Niagarës, simboli i turizmit, e cila sot është ngjyrosur me ngjyrat kuq e zi”, shprehet Ambasadori Muça.

Gjithashtu kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa që gjendet në Dubai, u vesh pasditen e së shtunës me ngjyrat e flamurit kuqezi. Ky spektakël ngjyrash zgjati për rreth 2 minuta, ndërsa në sfond dëgjohej edhe himni kombëtar i Shqipërisë.

Një moment ky që u shpërnda më pas edhe në faqen zyrtare të kullës Burj Khalifa në rrjetet sociale.

Një surprizë e ngjashme me rastin e festës së flamurit erdhi edhe nga Turqia, ku dy urat kryesore që lidhin dy brigjet e Bosforit në Stamboll u ndriçuan po ashtu kuq e zi.