Dita e Flamurit/ Rrëfime arbëreshe në Konsullatën e Barit

E enjte, 18 Prill, 2024

Konsullata e Përgjithshme e Barit për festën e Flamurit kishte menduar të mblidhte bashkë, sigurisht online, bashkatdhetarët në Itali për të dhënë eksperiencat e tyre në atë vend dhe lidhjen me shtetin amë.

Konsullja e Përgjithshme në Bari, Gentiana Mburimi krahas së tjerash u shpreh se hapja e zyrës së pasaportave dhe kartave të identitetit në Bari i kursen shqiptarëve kohë dhe para, duke sjell në vëmendje vendimin e disa javëve më parë të Ministrisë së Brendshme shqiptare.

Në këtë takim online ishin të pranishëm dhe disa personalitete arbëreshe të cilët rrëfyen mbi historinë e tyre të ndryshme, përpjekjet 6 shekullore për ruajtjen e gjuhës, trashëgimisë dhe traditat e shqiptarëve.

Profesoresha Cettina Mazzei, piktore tha se në Napoli komuniteti arbëresh daton para valës së madhe të shqiptarëve që shkuan pas vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ajo thotë se kanë qenë më parë ushtarë që i kërkoi Mbreti i Napolit të cilëve u kërkoi të qëndronin aty në mbrojtje të territorit e të mos ktheheshin më në vendet e tyre.

“Kush ka gjak shqiptar e mban dhe është krenar. E themi sot në ditën e Flamurit, po ne arbëreshët nuk kemi këtë lloj festimesh por në momentin kur festohet në Shqipëri prandaj e kemi bërë dhe ne tonën”, u shpreh Mazzei.

Mjaft i ndjerë interpretimi i shkrimtares dhe muzikantes arbërshe Anna Stratigo, e cila nën tingujt e kitarrës këndoi këngën e famshme “Valët e detit”, kompozim të Limos Dizdarit.

Anna rrëfeu se mbante mend që e vogël kur shtëpinë e gjyshit të saj, djali i Vicenzo Stratigo e vizitonin shumë personalitete. “Isha e vetëdijshme që duhet të vijoja me familjen time këtë lidhje me vendin amë të vijonim të flisnim arbëresh. Nëna ime nuk ishte arbëreshe por kur hyri në këtë shtëpi rregulli ishte të mësonte arbëresh. Ka njerëz që lindin arbëresh dhe vdesin italianë, ndërsa mamaja ime vdiq arbëreshe”, thotë Anna.

Ajo foli më pas për rëndësinë që ka diaspora shqiptare në zhvillimin e vetë Shqipërisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm dhe Alda Kushi nga shoqata “Shqiponja e Mëndafshtë”, Linda Mujo e komunitetit të Bolonjës, violinistja Anila Burgini etj.