28 Nëntori / Kryeminsitri kanadez Justin Trudeau uron shqiptarët

E enjte, 28 Mars, 2024

Ndërkohë që shqiptarët e Kanadasë sivjet, si kurrë më parë po e festojnë ditën e tyre historike në kushte pandemie dhe kryesisht me ngjarje online, dhe kur para dy bashkive të qyteteve si Ottawa dhe Calgary ka vazhduar tradita e ngritjes së flamurit kombëtar, kryeministri i këtij shteti, Justin Trudeau ka uruar shqiptarët e Kanadasë përmes një deklarate, të cilën e përcjell Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada.
“Jam i lumtur të shpreh urimet e mia të përzemërta të gjithë atyre që festojnë përvjetorin e 108-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ky moment historik ofron një shans të mrekullueshëm për të reflektuar mbi historinë e Shqipërisë dhe për të festuar arritjet e shumta të vendit që nga shpallja e pavarësisë nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912.
Sivjet ka qenë një vit sfidues deri më tani. Pandemia COVID-19 e ka bërë të vështirë planifikimin dhe organizimin e eventeve.
Derisa festimet e këtij viti do të jenë ndryshe, ne përsëri mund ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të vlerësuar kontributet e shumta që kanadezët me origjinë shqiptare kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për kombin tonë në të gjitha fushat e mundshme.
Në emër të Qeverisë së Kanadasë, uroj nga zemra të gjithë ata që festojnë Ditën e Pavarësisë Shqiptare”- thuhet në deklaratën për shtyp të kryeministrit të Kanadasë z. Justin Trudeau.
Në të njëjtën kohë, sot gjatë ditës, komuniteti shqiptar ka marrë urime të përzemërta edhe nga kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Kanada znj. Julie Dabrusinn, e cila para dy ditësh në vigjilje të festës sonë kombëtare ka pasur një takim online me liderët e shoqatave më aktive të shqiptarëve të Kanadasë. Deputetja Julie Dabrusin u bë e njohur për shqiptaret më 28 nëntor 2018 kur, në seancën plenare të parlamentit kanadez uroi shqiptarët për ditën e tyre kombëtare. Në përfundim të fjalimit të saj prekës, ajo kishte uruar shqiptarët në gjuhën shqipe, përshëndetje e cila u prit me entuziazëm nga komuniteti shqiptar në Kanada dhe më gjerë.