Maqedoni e Veriut / Publikohet “Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe”

E enjte, 25 Prill, 2024

Është prezantuar  ditën e djeshme në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës Shqipe në Shkup, studimi  fundit i Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi, “Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe në Maqedoninë e Veriut”

Në këtë botim me dy vëllime janë përfshirë 70 fshatra nga 13 qytete të Maqedonisë së Veriut. Në vëllimin I të Atlasit dialektologjik, ku flitet për blegtorinë, janë hartuar 153 pyetje dhe po aq harta, kurse në vëllimin II të Atlasit, ku flitet për veglat tradicionale, për 7 vegla janë hartuar 52 pyetje me po aq harta të përhapjes dialektore. Nga këto pyetje është hartuar një fjalor prej 700 njësish leksikore dialektore. Ky është një material të rëndësishëm, jo vetëm për dialektologjinë shqiptare, por edhe për gjuhët e Ballkanit dhe për gjuhët indoevropiane në përgjithësi.

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela gjatë ceremonisë së promovimit mes të tjerash, theksoi se Mustafa Ibrahimi ka qenë që nga fillimi bashkëpunëtor i AZGJ-së, duke treguar gjithmonë vullnet dhe gatishmëri për të ndihmuar në veprimtaritë e saj. Prandaj, shtoi më tej ai, librat e sotëm paraqesin një vijimësi, me çka na e paraqet si një ekskluzivitet që ne ta shohim nën prizmin e dritës shkencore. Ndërkaq, për vlerat shkencore të librit në fjalë folën referuesit Ismet Osmani, shef i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup, i cili, midis tjerash theksoi se me këto dy vëllime autori Ibrahimi sjell risi në studimet e dialektologjisë shqiptare. Prof. dr. Marjan Markoviqi nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve, theksoi se autori, duke njohur mirë metodologjinë e gjuhësisë hapësinore (areale) sjell material të rëndësishëm, jo vetëm për dialektologjinë shqiptare, por edhe për gjuhët e Ballkanit dhe për gjuhët indoevropiane në përgjithësi. Prof. dr. Nexhip Mërkuri nga Universiteti i Vlorës, shqyrtoi më konkretisht atlaset duke sjell të dhëna statistikore.

Ai theksoi se në të dy atlaset janë përfshirë 70 fshatra nga 13 qytete të Maqedonisë së Veriut. Për vëllimin I të Atlasit dialektologjik, ku flitet për blegtorinë, janë hartuar 153 pyetje dhe po aq harta, kurse në vëllimin II të Atlasit, ku flitet për veglat tradicionale, për 7 vegla janë hartuar 52 pyetje me po aq harta të përhapjes dialektore. Nga këto pyetje është hartuar një fjalor prej 700 njësish leksikore dialektore. Të tre recensentët vunë në dukje edhe aspekte tjera shkencore që e karakterizojnë këtë vepër nga fusha e dialektologjisë.

Në fund të promovimit foli autori prof. dr. Mustafa Ibrahimi, i cili fillimisht falënderoi drejtorin e AZGJ-së prof. dr. Ylber Selën dhe krejt ekipin e tij për përkrahjen dhe organizimin e shkëlqyer të kësaj ngjarje. Në mënyrë të veçantë falënderoi tre recensentët, prof. dr. Ismet Osmanin, prof. dr. Nexhip Merkurin dhe prof. dr. Marjan Markoviqin dhe krejt të pranishmit në sallë dhe ata që ndoqën online. Midis tjerash prof. Ibrahimi theksoi se të folmet dhe dialektet kanë po të njëjtën peshë si gjuha standarde, sidomos fjalët që kalojnë në përdorim pasiv dhe po zhduken. Andaj, theksoi ai, këto Atlase mbrojnë trashëgiminë gjuhësore dhe kontribuojnë edhe për të zbuluar veçoritë dhe ngjashmëritë me gjuhët tjera në kontakt ose më të largëta të familjes indoevropiane. / Diaspora Shqiptare.al