Finlandë/ Nxënësit shqiptarë pajisen me tekste shqip nga QBD

E premte, 19 Prill, 2024

Fëmijët shqiptarë në Finlandë kanë mundur të marrin në dorë tekstet shkollore për mësimin e gjuhës shqipe.

Shpërndarja e teksteve për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, përfundoi përmes Bordit Kombëtar të Arsimit (Opetushallitus – OPH) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës të Finlandës, falë punës dhe bashkëpunimit të Konsulles së Nderit atje, Lili Verdha.

400 çanta me Abetare (dhe materiale plotësuese), 100 fjalorë figurativë Shqip-Anglisht dhe 100 libra me Përralla dygjuhëshe kanë mbërritur te nxënësit e shkollave fillore dhe të fëmijëve parashkollorë në gjithë Finlandën.

780 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë dërguar falas në Finlandë nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe përmes bashkëpunimit me MEPJ-në.

Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.