Studiuesja franceze për figurën historike të Jashar Erebares

E premte, 19 Prill, 2024

Studiuesja franceze Evelyne Noygues ka botuar një shkrim për figurën historike të Jashar Erebares në revistën shkencore dhe universitare në Paris “Cahiers Balkaniques”.

Jashar Erebara, me prejardhje nga Podujeva, i lindur në Mostar dhe i rritur në Dibër, ku ishte adoptuar në familjen Erebara. Më tej, Noygues theksoi se Erebara nga pushteti osman u internua në Kumanovë në vitin 1908, ku punoi si nëpunës statistike. Në Kumanovë ai bëri punë të mëdha, duke vënë themelet e arsimit shqip në këto treva. Më tej tregoi rrjedhën e ngjarjeve në vijim dhe kontributin e madh të Jashar Erebarës si pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, si deputet i Dibrës, etj..

Një post-Rilindas që sakrifikoi jetën e tij për zhvillimin e arsimin e popullit të vet. Jashar Erebara hyri në skenën politike shqiptare në fund të shekullit XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX, pra i takon periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Erebara ka qene një personalitet i gjithanshëm që nuk kurseu asgjë për të mirën e kombit. Ai ishte një patriot i rrallë dhe demokrat-revolucionar përmasash të gjera. Shumë herë u angazhua në lëvizjen kombëtare për liri e pavarësi.

Studiuesja franceze Evelyne Noygues shkruan: “Pas fqinjëve të tyre në Ballkan, shqiptarët ranë dakord gjithashtu të angazhohen në luftën për njohjen e kombit të tyre, ku për herë të parë pati një vetëdije kombëtare shqiptare e një zgjim kombëtar. Intelektualët shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme investojnë energjinë e tyre në ndërtimin e një identiteti qëllimi i të cilit është që të njihnin ekzistencën e një kombi të denjë për të fituar lirinë dhe të largohej nga sundimi Osman. Për ta bërë këtë, komunitetet shqiptarë në mërgim luajtën një rol kyç në mbështetjen e lëvizjes kombëtare. Botimet e ndryshme gjithashtu kanë kontribuar në masë të madhe për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.

Gjatë studimeve tona në Inalco, ne jemi të interesuar në pohimin kombëtar shqiptar duke u mbështetur në studimin e një gazete origjinale shtypur në Beograd në disa gjuhë që nga viti 1902 deri në vitin 1906: Albanija, Shkipnija e Shqiptarevet (L’Albanie, L’Albanie aux Albanais).”

Studiuesja Evelyne Noygues merret me albanologjinë që prej vitit 1990 kohë kur ka jetuar në Shqipëri per tre vite. Është diplomuar nga Inalco-ja  (Instituti kombëtar universitar i Langues et Civilizimeve – Paris – Francë) në fushën e historisë me specializim: “Studime Evropiane”. Pas një kualifikimi të dyfishtë në gjuhën dhe historinë shqiptare, ajo vazhdoi aktivitetet e saj në fushën e albanologjisë si dhe në përkthim letrar përveç karrierës së saj në administratën e lartë publike të shtetit francez. Gjithashtu ajo shkruan për kulturën shqipare në mediat franceze.