48 vjet nga miratimi i shqipes standarde

E premte, 29 Mars, 2024

Këto ditë mbushen plotë 48 vjet nga koha e mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit (20-25 nëntor 1972). Kongresi shënon një ngjarje  të rëndësishme për gjuhësinë shqiptare, për kulturën kombëtare, për kombin shqiptar.  Vendosja e standardit  i tregoi njëherazi botës se jemi një Komb dhe kemi një gjuhë kudo ndodhemi! Shkrimi i njësuar dhe gjuha letrare shqipe nuk janë thjesht fryt i një  akti të vetëm , siç qe Kongresi i Drejtshkrimit; ato janë kurorëzim i përpjekjeve të punës të disa brezave, i punës së intelektualëve, atdhetarëve, i shkrimtarëve, gjuhëtarëve qysh me Kongresin e Manastirit 1908 ku u vendos guri i themelit të njësimit të gjuhës sonë. Më tej me tej nme Komisinë Letrare të Shkodrës  ( 1916-1917), e cila arriti të bënte një  kodifikim të konvergjencës gjuhësore ( A.Kostallari, 55 “Gjuha e sotme Letrare”). Kjo Komisi qe  një përmbushje e dëshirës së anëtarëve të Kongresit të Manastirit   që pas dy vjetësh të mbahej dhe një kongres  tjetër “për orthografi dhe  literaturë të gjuhës shqipe” . ( A.Kostallari, 55 “Gjuha e sotme Letrare”).

Këto vendime i ofruan mjaft të dy variantet në shkrim,  dhe pasi u miratuan nga Kongersi i Lushnjës më 1920, dhe u bënë baza e shkrimit të shqipes deri pas viteve 1940-të. Pas çlirimit të Shqipërisë  nuk kemi ndonjë mbledhje a temë diskutimesh mbi normëzimin e shqipes, kjo sipas  prof. B.Becit  “ do të filloj në Institutin e Shkencave në Tiranë pas viteve ’50-të .” ( HSSh, f.15).   “Ortografia e gjuhës shqipe” ( A.Xhuvani, E.Çabej, K.Cipo/1951). Që në  fillim të kësaj faze përcaktohen vijat e përgjithshme  për zgjidhjen teorike dhe praktike të drejtshkrimit- baza e tij të ishte struktura fonetike e shqipes, përdorimi më  i përhapur i trajtave morfologjike dhe afrimi i dy dialekteve, afrimin e dy varianteve letrare etj.

Në 1952-shin do të mbahej në Tiranë Konferenca Kombëtare për Letërsinë Shqipe ku u hodh ideja për kalimin nga një  drejtshkrim në dy variante në një të vetëm. (Kjo ide u hodh dhe në 1953-shin). Në 1953-shin u mbajt në Tiranë  Konferenca e Ortografisë, e cila theksonte gërshetimin e parimit fonetik me atë morfologjik dhe historik atje ku duhej. Ku sipas prof. A.Kostallarit kjo bëri që të hartohej  Ortografi e gjuhës shqipe” (A.Xhuvani, E.Çabej, A.Kostallari, M.Domi), kësisoj zgjidhjet dyvariantëshe u pakësuan. (A.K 59).

Ortografia e 1956-ës  ishte një shkallë e re jo vetëm në  rrugëtimin e  njësimit të rregullave, por edhe  trajtimin e tyre në një kuadër më të gjerë. Të gjitha këto përpjekje të gjuhëtarëve do të çonin në një arritje mbarë kombëtare: atë të shqipes standarde. Hapi i rëndësishëm ishin“ Rregullat e drejtshkrimit të shqipes” (Projekt 1967).  Këto rregulla vërtetuan se ne mund të kishim një drejtshkrim  të vetëm. Diskutimi i këtyre rregullave u bë në Shqipëri por edhe në trevat e shkëputura të saj. Do të ishte pikërisht Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968, që si një këshillim i gjuhëtarëve, i mësimdhënësve dhe i intelektualëve të tjerë, përfaqësues të institucioneve shkencore, mësimore, botuese, pastaj të revistave e gazetave, do të merrte vendime me ndikime afatgjate për interesin e përgjithshëm kulturor të një pjese të kombit tonë. Ata vendosën  të pranonin  Rregullat  e Drejtshkrimit të vendit amë.  (Kosova kishte një  Ortografi të 1964-s(M.Ç/97).

Për pesë vite rresht  shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve do të punonin  me rregullat e reja të drejtshkrimit. Kjo u kurorëzua pikërisht me Kongresin e Drejtshkrimit në nëntorin e vitit 1972, ku me përfaqësi të shqiptarëve kudo ndodheshin u vendos standardi i sotëm.

Dihet që me Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe më 1972-in u ra dakord që shqipja të kishte një normë drejtshkrimore të vetme.  Përpos kësaj u përcaktua që  do të kishim një gjuhë standarde, ose siç mund të quhet ndryshe, gjuhë letrare e  njësuar. Kjo normë u bë e detyruar në komplet fushat e jetës publike u mbështet  nga shqiptarët brenda trojeve amë,  Kosovë,  Maqedoninë Veriore,  Mal të Zi, tek Arbëreshët e Italisë  dhe  mbarë Diasporën.

Në zhvillimin e tyre historik popuj të ndryshëm,  për të pasur marrëdhënie ekonomike e shoqërore që lartojnë organizimin politik e kulturor,  e kanë parë të nevojshme  për të krijuar një formë të veçantë të gjuhës kombëtare.  Kjo e fundit  do të përdorej në shumë sfera të jetës si mjet i përhapjes së komunikimit,  pra e thënë ndryshe një komunikim i kulturuar.  Kjo formë gjuhësore  u krijua mbi forma  të tjera të gjuhës,  të cilat gëzonin epërsi ndaj formave të tjera.   Në vende të ndryshme,  në  popuj me qytetërim të kahershëm emërtohet me termat gjuhë letrare,  gjuhë kombëtare,  gjuhë zyrtare etj.   Në vendin tonë  ka emërtimin gjuhë standarde që nga gjysma e shekullit që shkoi.

Shtetet e kombet  në rrugën e ecejakeve të tyre kanë bërë përpjekje të mëdha për krijimin  e një forme sa më të njësuar gjuhësore, kjo që t’u vijë në ndihmë anëtarëve të shoqërisë por mbi të gjitha të  lehtësojë komunikimin mes tyre.

Shqipja standarde me një moshë të re (48 vjeçare)  kryen një rol në jetën politike,  ekonomike,  shoqërore e kulturore dhe varianti i vetëm që mësohet në shkolla. Gjithashtu në shkolla ajo trajtohet e shkrirë me letërsinë e më vete. Këto dy vitet e fundit gjuha  amtare në gjimnaze po trajtohet veçmas nga letërsia,  kjo është një masë që brezi i ri ta përvetësojë me themel gjuhën standarde,  të ndërgjegjësohet për vlerat e saj. Këto vitet e fundit janë përsiatur një sërë kurikulash arsimore duke u mbështetur tek ato më në zë të Evropës.  Gjuha është identiteti i kombit ndaj duhet mbrojtur duke zbatuar rregullat e drejtshkrimit dhe këtë përgjegjësi më shumë se kushdo e ka shkolla.  Mësuesit si tejçues të dijes duhet të jenë të parët që të zbatojnë standardin,  por edhe mediat luajnë  një rol të rëndësishëm në përvetësimin e shqipes standarde. Variantin e shqiptuar të gjuhës letrare e gjen te fjala e mësuesit,  te gjuha e radios,  e teatrit dhe kinemasë si dhe në bisedën e përditshme gjatë jetës e punës në shoqëri dhe familje. (Norma Letrare dhe Kultura e Gjuhës,f.233 ASHSH 1976).

Njerëzit në  jetën e përditshme përdorin një trajtë ligjërimi,  e cila përcaktohet nga rrethana të ndryshme të formimit të tyre. Kjo është një arsye që fëmijët në familje rriten me gjuhën amë,  që  u ofrohet në të shumtën e rasteve sipas të folurit variant familjar. Ndaj zhvillimi i gjuhës amtare  në të i ndihmon nxënësit të përvetësojnë më së miri në të folur dhe të shkruar gjuhën.

Në shkolla nxënësve u mësohet shqipja standarde.  Kjo ndodh në të gjithë vendet e zhvilluara. Standardi ka  një shtrirje të gjerë në të gjitha veprimtaritë shtetërore e publike. Dhjetë vitet e fundit në vendin tonë ka një mori shkollash publike dhe jopublike 9-vjeçare, gjimnaze e shkolla profesionale mediat e ndryshme etj. Duhet theksuar që të gjitha këto e institucione të tjera duhet ta përsosin punën me gjuhën. Kjo do të ndihmojë në  përvetësimin e standardit të gjuhës sonë nga shtresa të ndryshme. Për arritjen e kësaj pike një detyrë madhore i del shkollës, e cila është vatra themelore e rrënjosjes së edukimit gjuhësor në breza. Mësuesit duhet të flasin saktë dhe bukur gjuhën amtare standarde e cila është një arritje e madhe mbarëkombëtare,  shqiptarët kudondodhen flasin e shkruajnë  njëlloj.

Gjuha standarde është elementi që na bashkon si shqiptar,  ndaj duhet ta zbatojmë atë me përpikmëri dhe rigorozitet. Kohët e fundit janë vënë re debate mbi çështjen e  standardit,  këtu janë përfshirë gjuhëtarë,  politikanë e njerëz të fushave të ndryshme të cilët mendojnë se standardi u vendos në një kohë të papërshtatshme,  atë të diktaturës komuniste.  Kjo të bën të mendosh se deri në ç’pikë po arrijmë,  kur  dihet se standardi u vendos njëzëri nga përfaqësues të   gjithë trevave shqipfolëse,  standardi ka treguar e tregon se  jemi një.

Dihet që dhe Kongresi lë hapësira për rishikim,  sepse gjuha pëson ndryshime,  ku hyjnë fjalë të reja e dalin fjalë e këto duhen parë e jo të kërkohet përmbysje.  Po kështu edhe ata që nënshkruan Rezolutën e Drejtshkrimit janë ndarë më dysh,  një grup që do rishikim dhe tjetri ndryshim.  Këshilli Ndërakademik  ka bërë një sërë mbledhjesh por asnjë gjë s’është arritur. Duke e parë në këtë këndvështrim është mirë të ketë një institucion që të mbulojë këtë fushë dhe mbi të gjitha të jetë  vendimmarrës kjo pasi këshilli nuk është vendimmarrës.  (Të ketë trajnues jo vetëm për mësuesit por edhe për dikastere të tjera ku shkruhen dhe

përpilohen shkresa të ndryshme).

Shqipja standarde e ka kryer dhe po e kryen  rolin e saj në jetën politike,  ekonomike,   shoqërore e  kulturore dhe  fetare ;është varianti që studiohet në shkolla nga e cila dalin  gjenerata të ndryshme. Kjo është arritur sepse Gjuha Letrare është një tërësi e përbërë: ajo ka sistemin e saj fonetik e gramatikor,  strukturën leksikore dhe fjalëformuese,  dhe stilet e saj funksionale.

Te të gjitha  këto veprojnë ligje dhe rregulla të caktuara,  prandaj për ta folur drejt gjuhën letrare duhet të njihen  dhe të zbatohen drejt edhe këto ligje dhe rregulla.  (Gjuha Letrare shqipe për të gjithë  f.3 ASHSH, 1976). Standardi është një ndër arritjet më të mëdha dhe i dëshmoi botës se ne jemi një Komb dhe kemi një gjuhë. Gjuha standarde kombëtare e njësuar është një arritje e madhe kombëtare, është një pasuri e mbarë kombit tonë, pavarësisht kufijve ndarës, është i vetmi element që na bën një ndaj të kujdesemi për të!