Video/ “50 vite në 50 foto”, marrëdhëniet diplomatike Zvicër-Shqipëri

E martë, 16 Prill, 2024

Me rastin e 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Ambasada e Shqipërisë në Bernë, ka përgatitur një video ekspozite online.

Në këtë video janë pasqyruar foto nga vizitat dhe aktivitet ndër vite të dy vendeve, si dhe fjala e disa prej ish-ambasadorëve dhe ambasadorit aktual të Shqipërisë në Zvicër.

“Në Zvicër jeton një komunitet i gjerë me prejardhje shqiptare. Në fillim të shekullir të 20-të elita shqiptare e shikonte si model për Shqipërinë e ardhshme. Shqiptarët në Zvicër kontribuojnë për vendin, integrohen, përfitojnë prej disipinës, respektit për ligjin. Njëkohësisht ruajnë rrënjët, gjuhën, traditat e atdheut. Zvicra i sheh qytetarët me prejardhje të huaj si pasuri kombëtare”, shkruante ish-ambasadori i Shqipërisë Mehmet Elezi.

“Ky 50 vjetor jo vetëm na jep mundësinë të shohim marrëdhëniet tona përmes lenteve të historisë, po çka është më e rëndësishme, na jep mundësinë të përcaktojmë tonin dhe drejtimin për të ndërtuar, thelluar dhe zgjeruar më tej marrëdhëniet për vitet në vijim. Pesëdhjetë vitet e kaluara kanë treguar se forcimi i miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zvicrës jo vetëm që ka sjellë përfitime konrekte për të dy popujt, por po ashtu ka kontribuar në stabilitetin e rajonit të BP, bashkëpunimin dhe zhvillimin në këtë rajon”, shprehet Ambasadori aktual i Shqipërisë në Zvicër Ilir Gjoni.