Kylie Minogue duet më Dua Lipën në koncertin “Studio 2054”

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Dua Lipa ka njoftuar se këngëtarja e famshme australiane, Kylie Minogue, do t’i bashkohet këngëtares shqiptare në koncertin virtual, “Studio 2054”.

Sipas “The Sun”, Minogue do të performojë në duet me Dua Lipën gjatë koncertit, i cili transmetohet “live” nga një depo në Londër.

“Jam më se e lumtur ta zbuloj se këngëtarja legjendare, Kylie Minogue, do të performojë me mua. Ajo është një nga heroinat e mia të fëmijërisë dhe ndër artistet e preferuara, dhe ideja e bashkëpunimit me të është ëndërr e shndërruar në realitet. E kam adhuruar performancën e saj në festivalin ‘Glastonbury’ dhe mezi pres të na bashkohet në koncertin ‘Studio 2054’. Jam shumë e emocionuar”, ka shkruar Lipa.

Lajmi për pjesëmarrjen e Kyliet në koncertin e Duas vjen një ditë pasi pop ikona australiane, e emëroi Lipën si një prej këngëtareve të reja me të cilën do të dëshironte të bashkëpunonte në të ardhmen.

Minogue u bashkohet yjeve të tjerë të paralajmëruar si mysafir special në koncertin “Studio 2054”, përfshirë këtu FKA Tëigs, Angele, Bad Bunny dhe J Balvin.

Gjatë performancave Dua Lipa do të shoqërohet nga disa muzikantë, valltarë, akrobat të ndryshëm dhe të ftuar special.

Të dielën në mbrëmje Dua Lipa performoi këngën e saj “Levitating” në ceremoninë “American Music Awards”, ku edhe u vleresua me një çmim. Ndërsa të premten e kaluar publikoi bashkëpunimin e shumëpritur me mikeshën e saj, Miley Cyrus, me titull “Prisoner”.