Cikalleshi: Të shënosh për Kombëtaren, kënaqësi që nuk ta jep asnjë gol tjetër

E enjte, 28 Mars, 2024

Sokol Cikalleshi vazhdon karrierën e tij sportive në Turqi, por kur vesh fanellën kuqezi të Kombëtares, nuk zhgënjen asnjëherë dhe këtë e tregoi edhe me tre golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ku ndihmoi skuadrën të ngjitet në krye të grupit dhe të kalojë në Ligën B.

Sulmuesi 30-vjeçar nga Kavaja ishte në një lidhje direkte me emisionin “Procesi Sportiv”, ku foli për formën aktuale, golat me fanellën kuqezi dhe objektivin për të arritur rekordin e Erjon Bogdanit.

“Ndihem mirë dhe shpresoj që ky moment të vazhdojë sa më gjatë. Futbolli ka ulje-ngritjet e veta dhe në këto momente unë jam në ngritje. Dje isha titullar, fituam ndeshjen dhe çdo gjë po shkon ashtu siç duhet. Këto ndeshjet e fundit e kam ndihmuar Kombëtaren, por nuk është vetëm meritë e imja, pasi ka funksionuar i gjithë ekipi. Megjithatë të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

“Bogdani është akoma larg dhe duhet akoma shumë punë. Duhet ta nis me kavajasin tim, Altin Rraklin njëherë, që e kam më pranë. Të përqendrohemi te kjo njëherë”.

“Është thënë shpesh që Cikalleshit, Sadikut apo Balajt po u vjen fundi. Unë kam besim te vetja, që edhe për disa vite do të bëj maksimumin. Sulmi i Kombëtares nuk është pronë e askujt dhe gjërat ndryshojnë shumë shpejt, sidomos në futboll. Cikalleshin do e keni gjithmonë të hapur për çdo gjë, pasi unë nuk i shmangem asgjëje. Golat e Kombëtares kanë kënaqësi krejt ndryshe. Të shënosh për ekipin Kombëtar, të jep një kënaqësi që nuk krahasohet me asnjë gol tjetër”, ka deklaruar Cikalleshi.