Britani/ Mësuesja shqiptare pjesë e “NRCSE Creative Project”

E premte, 19 Prill, 2024

Mësesja shqiptare e gjuhës shqipe në shkollën “Ardhmëria” në Londër, Anila Kadija ka prezantuar temën “Knowing the tradition through the language” (Njohja e traditës nëpërmjet gjuhës) për “NRCSE Creative Project”.

NRCSE është Qendra Kombëtare e Burimeve për Arsimin Plotësues (NRCSE). Ajo është një organizatë kombëtare strategjike dhe mbështetëse për shkollat e mësimit plotësues të drejtuara nga komunitetet dhe sektori i gjerë i arsimit plotësues në të gjithë Anglinë, e themeluar në vitin 2006. Ndërsa “Creative project” është një projekt i brendshëm ,i kësaj qëndre , i drejtuar nga Dr.Mon Partovi me pjesëmarrjen e më shumë se 20 përfaqësuesve nga shumë shkolla ku zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës mëmë.

“Është hera e dytë, që u përzgjodha të jap shembullin personal si model mësimdhënie. Prezantimi im “Të njohim traditën përmes gjuhës” është projekt didaktik personal, me klasën time në shkollën “Ardhmëria”, një mësim ku ftohen edhe prindërit të marrin pjesë me eksperinca personale. Ata nuk janë thjeshtë spektatorë, por edhe veprues të çmuar në organizimin e këtij mësimi të hapur. Gjithashtu, kjo ditë e veçantë është e hapur pa limit moshe për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë duke përfshirë klasat e tjera të shkolles”, shprehet mësuesja shqiptare në Londër.

Ajo tregon gjithashtu se tematika e parë e këtij projekti didaktiv, e cila u zhvillua përpara COVID-19 , ishte rreth fshatit shqiptar. Karakteristikat dhe veçantitë e tij. Shijet dhe tradita e punimeve me dorë (në bakër, dru, qëndisje), variacionet e frutave, perimeve,erëzave, farërave, si dhe natyra dhe pozicioni i fshatit shqiptar të ilustruara me foto, video e filma.

I gjithë materiali i prezantuar në platformën “NRCSE Creativity Project” u prit me shumë entuziazëm duke ju dhënë kështu një tjetër stimul krijuas edhe mësuesve të gjuhëve të tjera për ta aplikuar në klasat e tyre. Gjithashtu, tregon ajo ky material ishte një prezantim shumë i mirë me traditën shqiptare.