Aleksandër Xhuvani, në gjurmët e figurave të Rilindjes

E mërkurë, 17 Prill, 2024

59 vjet më parë, më 22 nëntor të vitit 1961 u nda nga jeta profesor Aleksandër Xhuvani. Ai konsiderohet pedagogu më i shquar shqiptar dhe figura qëndrore e arsimit tonë kombëtar në gjysmën e parë të shekullit XX.  Xhuvani u mor gjerësisht me trajtimin e çështjeve më të rëndësishme dhe më thelbsore pedagogjike, të lidhura ngushtë me nevojat për ngritjen e nivelit shkencor të arsimit dhe të shkollës shqipe. Punimet dhe veprat e tij pedagogjike dhe psikologjike u shkruan dhe u botuan në kohën kur në Shqipëri kishte nevojë shumë të madhe për vepra të tilla në gjuhën shqipe.

Aleksandër Xhuvani kreu studimet e larta në fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Athinës gjatë viteve 1903-’06. Në gusht të 1906 shkoi në Napoli ku u njoh me Luigj Gurakuqin, me ftesë të të cilit dhe nisi të japë gjuhë shqipe në kolegjin “San Demetrio Corone”  (Shën Mitër Koronë). Me shpalljen e kushtetutës të Perandorisë Osmane më 1908 kthehet në atdhe.

Aleksandër Xhuvani u mor me trajtimin e çështjeve më të rëndësishme dhe më thelbsore pedagogjike, të lidhura ngusht me nevojat për ngritjen e nivelit shkencor të arsimit dhe të shkollës shqipe. Punimet dhe veprat e tij pedagogjike dhe psikologjike u shkruan dhe u botuan në kohën kur në Shqipëri kishte nevojë shumë të madhe për vepra të tilla në gjuhën shqipe.

Pedagogjia sipas Aleksandër Xhuvanit, është shkencë dhe art i edukatës me rëndësi shumë të madhe shoqërore dhe kombëtare. Ajo ka lidhje të ngushtë me shkenca tjera, sidomos me psikologjinë, etikën, fiziologjinë, sociologjinë, logjikën etj. “Psikologjia pra bashkë me Logjikën e me Moralin (shkruan Xhuvani) na japin rregullat e edukatës dhe janë bazat themelore të Pedagogjisë, pa të cilat ajo nuk ban punë”

Xhuvani u morr gjithashtu, edhe me përpunimin e çështjeve të ndryshme nga disiplina të veçanta shkencore të pedagogjisë, ndër të cilat është edhe pedagogjia e përgjithshme. Ndër çështjet që trajtoi ai në këtë fushë është edhe ideali i edukatës kombëtare. Sipas tij, ideali themelor i “edukatës asht formimi i personalitetit, d.m.th. mësimi ka për qëllim të formojë njerëz me gjykim me vehte e të lirë, me nji sy të patrembun për çdo rast të jetës e me nji dashuni të vërtetë për çdo gja të ndershme dhe ma fort për veprimin e njeriut në shoqëri njerëzore.” Ky ideal, vazhdon Xhuvani, mund të arrihet përmes organizimit të drejtë të edukatsë (mendore, morale, religjioze, kombëtare, fizike, punuese dhe estetike).

Aleksandër Xhuvani kontribuoi edhe në fushën e historisë së pedagogjisë botërore dhe historisë së pedagogjisë shqiptare, e cila rreth gjysmë shekulli ndërlidhej ngushtë me jetën dhe punën e tij arsimore dhe pedagogjike.. Ishte histori e gjallë e shkollës dhe e pedagogjisë shqiptare. Meritë e tij është fakti që vazhdimisht u përpoq për ndërlidhjen e traditës pedagogjike përparimtare me nevojat aktuale të shkollës dhe arsimit shqiptar, siç ishte pedagogjia herbartiane, rrymat e ndryshme të pedagogjisë së shkollsë së re etj. Jo rastësisht shkroi në vijime, për lulëzimin e demokracisë dhe të shkollave në Athinën dhe në Romën antike, kur kultura dhe shkolla shqipe rrezikoheshin nga italianizimi dhe fashistizimi i tyre. Xhuvani shkroi edhe monografinë “J.H. Pestalozzi (Jeta, veprat e pedagogjia e tij).”

Për portretin poliedrik të Xhuvanit dëshmon puna e madhe që bëri në fushën e psikologjisë. Sipas tij, puna mësimore duhet të mbështetet në njohjen e gjithanshme të tipareve psiko-fizike të nxënësit. Pikërisht, për ta ndihmuar arsimin shqiptar shkroi edhe veprën “Psikologjia”, të cilën albanologu i shquar Norbert Jokli e vlerësoi “vepër monumentale” për tërë literaturën shqiptare. Ky në fakt, është një tekst i psikologjisë pedagogjike, por që në të ngërthen edhe përmbajtje nga psikologjia e përgjithshme, nga ajo fëmijërore, patologjike, fiziologjike, eksperimentale etj. Mendimin e tij psikologjik e pedagogjik ai e mbështeti në rezultatet e arritjeve shkencore në Evropë dhe në Amerikë, duke përfshirë këtu veprën e Lajit, Mojmanit, Vuntit, Ribosë, Klapareidit, Shternit, Xhemsit, Frojdit, Djuit, Piazhesë etj.

Aleksandër Xhuvani dha kontribut me vlerë edhe në themelimin dhe ndërtimin e didaktikës dhe pedagogjisë shkollore shqiptare. Didaktika, sipas tij është “një shkencë edhe një art; asht shkencë në pikëpamje të dijes që i jep nxanësit, asht art në pikëpamje të përdorunit e të zbatuemit të gjanave të mësueme.” U mor me trajtimin e çështjeve themelore të mësimit dhe të shkollës, siq janë: përmbajtjet mësimore, parimet didaktike, personaliteti i mësuesit, lokalet shkollore etj. Me tekstet e tij, Didaktikë e Edukatë, Didaktikaetj., u përpoq që shkollën shqipe ta nxjerrë nga prapambeturia dhe kaosi i rrymave dhe ndikimeve të ndryshme pedagogjike dhe ta ngritë atë mbi një bazë unike e të përparuar didaktike, duke e mbështetur në arritjet e didaktikës evropiane. Në këtë plan, sipas Xhuvanit, rol të rëndsëishëm ka sidomos mësuesi, vokacioni i tij “sepse arti i edukatës, që ushtron mësuesi, asht ma i nalti e ma fisniku i arteve;…”

Xhuvani u shqua edhe për punën e madhe dhe me kompetencë profesionale që bëri për zbatimin në praktikën shkollore të arritjeve të pedagogjisë shkollore dhe të metodikës. Normalja e Elbasanit, sidomos ushtrimorja e saj, u shndërrua në laborator për “eksperimentimin” e metodave dhe formave të reja mësimore, të mjeteve të konkretizimit të mësimit. Kjo veprimtari ishte nën përkujdesjen e drejtëpërdrejtë të Xhuvanit, i cili shquhej për afinitet dhe përgatitje të lartë profesionale – metodike. Si i tillë, kontribuoi në zhvillimin e metodikave të mësimdhënies së lëndëve të ndryshme, sidomos të metodikës së mësimit të shkrim – leximit fillestar, të gjuhës dhe të letërsisë shqipe etj.

Gjithashtu, vlerë të veçantë kanë edhe pikëpamjet e tij për çështje të ndryshme të pedagogjisë parashkollore, të arsimit për të rriturit (andragogjisë), të pedagogjisë familjare. Edhe Xhuvani, sikurse rilindësit tjerë, që kur gjendej në Egjipt, theksoi me forcë, domosdonë për ngritjen arsimore dhe kulturore të femrës shqiptare, të cilën e vlerësoi faktor shumë të rëndësishëm kombëtar dhe edukativ (pedagogjik). “Shkalla arsimore e gruas shqiptare, shkruan ai, asht themeli i edukatës shoqnore, themeli i përparimit tonë si shtet e si komb.”