Kanada/ Nga e hëna kufizime të reja anti COVID-19 në Ontario

E enjte, 28 Mars, 2024

Ndërkohë që faza e dytë e pandemisë COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Kanada, qeveria e krahinës së Ontarios të premten pasdite shpalli gjendejn e krizës në një pjesë të territorit të saj, duke përfshirë edhe qytetin më të madh në Kanada, Toronton, dhe regjionin e kryeqytetit, Ottawan. Kufizimet e reja në Ontario do të përpiqen të ndalojnë rritjen e mundshme të rasteve me COVID-19, njoftoi në një konferencë shtypi kryeministri i krahinës Doug Ford, transmetojnë mediat lokale kanadeze.
Vendimi hyn në fuqi të hënën më 23 nëntor dhe do të zgjasë prej 28 ditësh, duke dhënë sinjale se rajonet me kufizimet e reja mund të hapen pak para festave së Krishtëlindjes dhe Vitit të Ri. Rregullat e reja, midis tjerash, përfshijnë ndalimin e tubimeve me më shumë se 10 persona brenda dhe jashtë, restaurantet janë të kufizuara vetëm për shërbimin “drive thru” ose “take out”, shërbimet fetare, funeralet dhe dasmat janë të kufizuara në 10 persona si brenda ashtu edhe jashtë, ndërsa palestrat sportive do të mbyllen. Sipas njoftimit qeveritar, farmacitë, klinikat mjekësore dhe dentare, dyqanet ushqimore, dhe të gjitha ato që konsiderohen shërbime thelbësore mbeten të hapura, por gjithësesi me kufizime maksimale. Ajo që mbetet e pandryshueshme në këtë mes, është se shkollat fillore dhe të mesme, ashtu si deri më tani do të qëndrojnë të hapura, ndërkohë që kolegjet dhe universitetet kanë mbajtur mësimin online nga shtatori.
Vendimi i së premtes nënkupton se qeveria dhe institucionet e saj përkatëse do të gjobisin njerëzit që shkelin rregullat e shëndetit publik me gjobën 750 dollarëshe, andaj bëhet edhe thirrja e sinqertë për respektim masash.
Menjëherë pas vendimit qeveritar, kanë reaguar edhe biznese të ndryshme, dhe shoqata të bizneseve, të cilat nuk hyjnë në kategorinë e bizneseve thelbësore, dhe që mendojnë se kufizimet e reja i dëmtojnë ato. Ashtu siç edhe kanë paralajmëruar, ndër të parët që kanë reaguar janë edhe dy markat më të mëdha të industrisë së librit në Kanada, “Indigo Books &Music” dhe “Penguin Random House”, të cilat bënë thirrje qeverisë së Ontario që të përcaktojë libraritë si “shërbime thelbësore”, sepse ato ofrojnë burime që edukojnë dhe kontribuojnë pozitivisht në komunitetet që përballen me pandeminë. “Një mbyllje e librarive fizike do të kishte pasoja serioze në mirëqenien e kanadezëve të rinj dhe të moshuar, si dhe në jetesën e autorëve dhe shitësve të librave, në të gjithë vendin,” thuhet në reagimin e tyre të publikuar në The Canadian Press. Në anën tjetër, nga qyteti i Hamiltonit, që nuk është pjesë e kufizimeve të reja, Shërbimi i Shëndetit Publik i këtij qyteti (Hamilton Public Health) njofton për situatën alarmante tek theksohet se spitalet e këtij qyteti janë jashtë kapacitetit për të pranuar pacientë të rinj.
Qeveria e Ontarios premtoi njëkohësisht se do të dyfishojë fondet tashmë të ndara për bizneset që luftojnë mes pandemisë në 600 milion dollarë. Sipas zyrtarëve, paratë do të ndihmonin në mbështetjen e bizneseve të përshtatshme që u kërkohet të mbyllin ose kufizojnë ndjeshëm shërbimet për shkak të masave të përmirësuara të shëndetit publik.
Kufizimet erdhën në fund të javës, pikërisht në ditën kur Ontario raportoi 1417 raste të reja të të infektuarve dhe 8 rasteve të vdekjes, pas rezultateve që kanë ardhur pas testimit të rreth 50,000 personave. Edhe krahina tjetër në Kanada, Kuebeku ka në fuqi rregulla të rrepta të luftimit të pandemisë, që do të zgjasin deri në fillim të vitit 2021.
Në nivelin federal, në Kanada deri më tani janë konfirmuar rreth 320,000 raste, kanë vdekur mbi 11,000 persona dhe janë shëruar rreth 260,000 prej tyre.