Francë/ Shoqata “Drita” në Laval, një tjetër vatër e mësimit të gjuhës shqipe

E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020

Quhet Xhulizade Misini, por të gjithë e njohin si Julia Misini. Lufta e Kosovës i ndryshoi jetën dhe krejt papritur e gjeti veten në një qytet të Francës. Një zonë ku jetonin vetëm një çift shqiptarësh, dhe t’i rezistojë tundimit për t’u kthyer mbrapsht, duhet të kishe vërtetë vullnet të fortë. Julia Misini tregoi se e kishte këtë vullnet, e cila falë ndihmës së të vetmes familje shqiptare në atë zonë, arriti të mësojë gjuhën dhe të marrë specializimet e duhura në pak kohë. Brenda një viti e gjeti veten me një kontratë pune të përhershme në Francë. Së fundi Julia Misini së bashku me shqiptarë të tjerë kanë krijuar shoqatën “Drita” me synimin e vetëm për t’i mësuar brezave të rinj gjuhën shqipe, kulturën, traditat dhe zakonet e vendit amë. Më shumë detaje shqiptarja Misni i ndan në një bisedë me “Diaspora Shqiptare”.

Jetoni në Laval të Francës, një zonë që nuk ka shumë shqiptarë. Si u gjendet në këtë qytet?

Unë kam lindur në Lipjan, afër Prishtinës. Në vitin 1987 kam mbaruar shkollën e mesme teknike për Teknike Konstruktor. Më pas u diplomva si Inxhiniere makinerish, si fillim në Ferizaj e më pas kreva edhe universitetin në Prishtinë, ku dhe fillova punë. Punova në shkollën e Lipjanit shtatë vjet dhe dita ime e fundit më nxënësit ka qenë më datë 24.03.1999 kur në mbrëmje filloi bombardimi i NATOS. Më pas ushtria serbe filloi të djegë shtëpiat dhe policia na largoi nga aty dhe na çuan në stacionin e trenit të Lipjanit. Aty për shkak të rrëmujës na futën në tren dhe për shkak të turmës na ndan edhe nga prindërit. Na nisën drejt Maqedonisë. Në kampin ku qendronim erdhi Kryqi i Kuq francez na morën dhe në maj 1999 na sollën në Laval në Francë, 280 km larg Parisit.

Fillimi në Francë ishte mjaft i vështirë, papritur u gjendet në një vend të huaj, nuk njihnit njeri, nuk dinit gjuhën, por një vit më pas ju lidhët kontratë pune të përjeshtme. Na tregoni si ndodhi?

Fillimet ishin shumë të vështira, unë isha vetëm me motrën dhe vëllain, gjithashtu erdhën dhe 33 shqiptarë të tjerë. Kur mbërritëm në Laval ishte vetëm një çift shqiptarësh Mena e Skëndet Kuqi, të cilët kishin ardhur në janar 1999, ata na ndihmuan shumë, pa ndihmën e tyre nuk do ja kishim dal mbanë.  Shumë shqiptarë që erdhën me ne nuk u përshtatën dhe u kthyen mbrapsht. Më pas dhanë dokumenta një vjeçare, bëra një kurs dhe mu dha mundësia të nisja një kurs specializimi, më pas nisa punë në një kompani makinash Alcatel. Në 1 tetor 2000 u punësova me kontratë të përhershme në Alkatel ku vazhdoj dhe punoj sot e kësaj dite. Po mos të kishte qenë çifti shqiptarë Kuqi që na ndihmoi nuk do ja kishim dal mbanë. Më pas edhe unë jam munduar të ndihmoj çdo shqiptarë që vinte në Leval.

U larguat për shkak të luftës, u përshtatët në një shtet tjetër, por rrënjët nuk i harruat. Prej kohësh keni nisur një projekt për mësimin e gjuhës shqipe, por për shkak të pandemisë gjërat nuk shkuan sipas planit. Kur mendoni se mund të nis mësimi i shqipes në Laval?

Në Laval jetojnë rreth 50 familje shqiptare, ka fëmijë që janë lindur dhe rritur këtu, tashmë janë studentë ose të punësuar. Ne si komunitet morën iniciativën të krijojmë shoqatën “Drita” në mars 2019. Kryetar zgjodhën Arbër Demakun, student i mjekësisë, nënkryetare studente e mjekësisë Aleksa Bardhollari, sekretar një student të ekonomisë Ernis Tahiri dhe si arkëtare më zgjodhën mua. Formimi i shoqatës Drita ka si qëllim që ne si komunitet të organizohemi për të ardhmen e fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të trashëgojnë gjuhën shqipe, kulturën, traditat, si dhe të krijojmë ura bashkëpunime me traditat dhe kulturën franceze. Më 23 qershor 2019 organizuam një festë ku kishte shumë të ftuar shqiptarë dhe francezë që punojnë në administratën lokale të qytetit. Në shoqatën Drita nisi kursi i gjuhës franceze me mësuese vullnetare çdo të diel pasdite, gjithashtu dhe gjuha shqipe dhe dhe orë kulturore me aktivitete. Të gjithë shprehën dëshirën për të mësuar gjuhën shqipe dhe në atë periudhë u regjistruan 26 fëmijë të moshës 5-14 vjeç. Gjithashtu në nëntor organizuam një fushatë në shenjë solidariteti për tërmetin në Shqipëri dhe mblodhëm një shumë prej 1500 euro. Me anë të një fondi nga komuna e Lavalit arritëm të sigurojmë materialet bazë , gjithashtu Anila Hyka, antare e Këshillit Kordinues për Diasporën të cilën e kontaktova në rrjete sociale na ka ndihmuar me pajisjen e librave në gjuhën shqipe.

Gjithçka nisi shumë mirë në 2019, por pandemia ndërpreu nismën tuaj. Tani si funksionon mësimi, po procedoni më mësimin online?

Ne ishim në vitin tonë të parë dhe pandemia na gjeti pak të papërgatitur, por këto ditë po punojmë që të nisim me mësimin online. Bashkë me dy mësueset Mariana Rexha dhe Vera Hykaj jemi duke punuar për të nisur mësimin nëpërmjet platfomave online. Shpresoj që shumë shpejt do fillojhmë kurset me ndihmën dhe dëshirën e fëmijëve dhe prindërve në Laval.