Ministri i Jashtëm i Konfederatës Zvicerane viziton Shqipërinë më 23 nëntor

E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020

Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra për të kremtuar 50 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Zvicër më 23 nëntor 2020, Ignazio Cassis, Ministër i Jashtëm i Konfederatës Zvicerane do të vizitojë Shqipërinë.

Këshilltari Federal Ignazio Cassis, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri për të shënuar 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Shqiptare në Bernë e cila shkruan se Zoti Cassis, më datë 23 nëntor, do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Takimet parashikohet të fokusohen në çështje me interes të ndërsjellë, në një retrospektivë të 50 viteve të marrëdhënieve intensive diplomatike, si dhe mbështetjen reciproke të kandidaturave për Këshillin e Sigurimit të OKB.

Në takime po ashtu do të diskutohen çështje që lidhen me Konferencën e ardhshme të Ministrave të Jashtëm të OSBE të datës 3 dhjetor 2020, kryesia shqiptare e OSBE. Pjesë e agjendës së bisedimeve do të jenë edhe çështje që lidhen me hapat e Shqipërisë drejt integrimit Evropian dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, parashikohet po ashtu edhe një vizitë kortezie e Ministrit Casiss me Presidentin e Republikës z. Ilir Meta, si dhe një vizitë në zonat e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, të cilat po rindërtohen me financime zvicerane.

Vizita e zotit Cassis në Shqipëri, është e para e këtij niveli, pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Joseph Deiss, në vitin 1999.