Kinë/ Gazetari shqiptar Edison Myrteza: Ja çfarë po ndodh me pandeminë

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kina njihet tashmë për masat drastike që mori në fillim të pandemisë, ku të gjithë mbajmë mend ato pamjet e atyre që thyenin karantinën apo nuk tregonin që kishin shenja të COVID-19 që merreshin me forcë. Wuhan-i, me 11 milionë banorë, qendra ku shpërtheu virusi u kthye papritur në një qytet fantazmë.

Sot, tetë muaj pas shpalljes si pandemi e gjithë bota po përballet me rritje të rasteve me COVID-19, ndërkohë që nga Kina nuk po shohim më ato pamjet e frikshme. Edison Myrteza, gazetari që jeton në Pekin prej vitesh tashmë rrëfen se çfarë po ndodh tashmë në vendin ku shpërtheu koronavirusi. Ai vë në dukje se janë pikërisht masat drastike që çuan në një menaxhim të mirë të pandemisë atje, masa të cilat vijojnë edhe sot të jenë të rrepta.

Përsa i përket investimeve kineze në rajonin e Ballkanit, Edisoni zbulon se Kina ka pasur si projekt që Shqipëria të bëhej “kryeqendra e Mesdheut”, një Hong Kong në Adriatik, me financim gjigand kinez, por gjithçka është lënë pezull pasi qeveria shqiptare nuk ka rënë dakord me një pjesë të pikave të kërkesave të planit.

Çfarë po ndodh sot në Kinë, ndikim i saj në Ballkan, risitë e vaksinave të saj dhe situata e shqiptarëve atje na i rrëfen Edisoni në këtë intervistë.

INTERVISTA

Edison pothuajse një vit më parë në Kinë u shfaq koronavirusi dhe kujtojmë më së miri pamjet që na vinin nga Kina të izolimit drastik të Wuhan-it. Sot, e gjithë bota po lufton me numrin në rritje të rasteve me koronavirus, por si është situata në Kinë?

Ka qenë fundi i janarit të 2020-tës, kur për herë të parë u shfaq edhe virusi i quajtur më pas zyrtarisht Covid-19 në qytetin e Wuhanit. U fol shumë se ka qenë pikërisht tregu i shitjes së gjësë së gjallë dhe i produkteve të peshkut Huanan nga ku shpërtheu virusi dhe nisi zanafilla e gjithë kësaj pandemie që nuk dihet se kur do të ketë fund.

Ekspertët më të mirë të Kinës dhe OBSH-së, urgjent u nisën drejt Wuhanit dhe ndalën frymën tek “tregu i famshëm” duke bërë menjëherë ndalimin e punës dhe bllokimin e tij total. Nisi më pas puna për të parë se nëse koronavirusi kishte dalë nga ky treg, si kishte arritur të futej atje, lloji i kafshës që mund ta kishte virusin, nëse virusi kalonte nga kafsha tek njeriu, si ishte infektuar “pacienti zero”, kush ishte ai, e shumë e shumë pikëpyetje të tjera, nga të cilat disa ende nuk kanë marrë përgjigje. Menjëherë qeveria rajonale dhe ajo qëndrore këtu në Pekin, urdhëruan izolimin total të një metropoli mbi 11 milion banorësh.

Ishte e tmerrshme të shihje pamjet e një qyteti “gati fantazmë”, ku thuajse nuk kishte frymë njeriu nëpër rrugë, kur vetëm disa ditë para shpërthimit të pandemisë, Wuhani ishte një ndër qytetet më dinamikë të vendit. Mijëra ekspertë shëndetësie, mjekë, infermierë, studentë dhe punonjës të shëndetësisë, lanë shtëpitë, familjet dhe gjithçka kishin në zonën e lindjes dhe u sulën vullnetarisht në Wuhan për të ndihmuar ata që u infektuan por edhe që humbën jetën nga virusi. Ky veprim nuk është parë askund tjetër në asnjë vend të goditur nga pandemia për të ndihmuar. Edhe pas kësaj, Kina vazhdoi të ndihmojë me mjete spitalore dhe ekspertë, vende që u goditën pas saj nga pandemia.

Për plot 76 ditë, Wuhani u kthye në epiqendrën e lajmeve të botës dhe pas kaq ditësh, u rihap thuajse i shëruar por i dërmuar nga një tragjedi e paparë në historinë e tij. Falë një bashkëpunimi të përsosur mes qeverisë-ekspertëve dhe banorëve, tashmë Wuhani është rrikthyer nga një qytet “me njollën e virusit”, në një metropol shumë dinamik dhe një ndër qytetet më të sigurt. Por pavarësisht kësaj, herë pas herë ka diku raste të ndryshme me virus, pasi Kina është vend shumë i madh dhe me popullsi të madhe, prandaj zhdukja totale e virusit është një “luftë e papërfunduar totalisht”.

Cilat janë masat që merr aktualisht Kina dhe sa raste regjistrohen? Kujtojmë se Kina është e njohur për masa drastike që patën në muajt e parë të shpërthimit të virusit.

Masat kanë qenë nga më të ndryshmet. Nga ato më ekstremet dhe deri tek ato më të lehta. Në kohën kur Wuhani dhe e gjithë Kina ndodhej në kulmin e pandemisë, qeveria e vendit detyroi banorët të mos dilnin nga banesat. Madje edhe ushqimi u çohej tek dera e shtëpisë. Për ata që ishin të infektuar dhe nuk zbatonin rregullat, punonjësit e shëndetësisë së bashku me ata të policisë, i merrnin dhe me dhunë i fusnin në ambiente izolimi ku ndryshonin bravën e derës, u vihej çelësi ose blindonin derën kryesore për të mos dalë askush. Izolime rajonesh me miliona e miliona banorë në karantinë të plotë dhe të rreptë.

Atje ku situata ishte jo aq e tmerrshme, vetëm një person nga familja lejohej të kryente pazarin “me lejë të posaçme” dhe urgjent të kthehej në shtëpi për të mos dalë më jashtë. Në ambiente të mbyllura, si dyqane, minimarkete, ashensorë etje, u vendosën roje speciale 24 orë pa pushim, për të pastruar dhe dezinfektuar gjithçka, të mos lejohej hyrja dhe dalja e banorëve pa lejë të posaçme, të matej temperatura, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e dorezave. Të mos kishe të vendosur maskën, as që bëhej fjalë. Në jo pak raste, edhe tani kur situata është totalisht ndryshe, zhvillohen teste tamponi pafund dhe vetëm për 1 ose dy raste të vetme, futen në izolim zona të tëra banimi, madje edhe qytete me miliona banorë për disa javë.

I vetmi problem me të cilin Kina po përballet, është ardhja e të infektuarve nga jashtë vendit. Thuajse çdo ditë nga pikat e vendosura për ardhjen e shtetasve kinezë por edhe të huaj, janë regjistruar disa raste me të infektuar, të cilët edhe pse vendosen në izolim total, janë një rrezik potencial për infektime dhe shpërthimin e një vale të dytë pandemie.

Përsa i përket vaksinës kineze “CoronaVac” deri ku janë rezultatet?

Kina është një nga vendet e mëdha e cila është duke prodhuar vaksinën kundër Covid-19. Aktualisht, janë duke u prodhuar katër vaksina. Dy vaksinat kryesore janë ende në momentet e fundit të testit klinik të fazës së fundit dhe thuajse janë gati për t’u vënë në dispozicion. Vaksina kryesore, është duke u prodhuar nga ekspertët më të mirë të vendit së bashku me ata të Emirateve të Bashkuara Arabe. Të dyja vendet kanë firmosur kontratën e krijimit dhe testimit të vaksinës e cila, nga sa thuhet këtu do të jetë gati në fund të vitit.
Në fakt, njëra nga vaksinat “vaksina e ngrirë”, është gati por nuk është vënë në dispozicion. Ajo është në gjendje të ngrirë dhe ndodhet në laboratorin më të madh në botë të vaksinave, këtu në Pekin, por do të vihet në dispozicion vetëm në raste ekstreme, “nëse do të ketë valë të dytë shpërthimit të epidemisë, ose të infektuar të shumtë që vijnë nga jashtë vendit”. Edhe Akademia Ushtarake e Mjekësisë, është duke përfunduar testet e fundit të vaksinës dhe institucioni ka deklaruar se “gjithçka është mëse e sigurt dhe gati për çdo kohë”.

Kina është përfshirë në rajonin tonë përmes samitit me vendet e Evropës Qendrore dhe Jug-lindre, i njohur ndryshe si formati 16+1. A do të vijojë ky samit dhe a shihet si një mënyrë për të influencuar në Ballkan. Kam parasysh këtu edhe artikujt e mediave serbe se do të blejë drone në Kinë.

Kina duket se dalëngadalë po futet në Europë, jo me luftëra dhe kërcënime, por me projekte dhe financime gjigande. Projekti “Në brez, një rrugë” ose ndryshe ‘Projekti 16+1” është një ndër super planet e Kinës. Janë planifikua investime miliarda dollarë në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, ajrore, detare dhe të shumë formateve të tjera. Vendet pjesmarrëse “ku përfshihet edhe Shqipëria”, në mënyrë direkte ose jo direkte, do të përfitojnë shumë nga ky projekt me financime dhe dhënie idesh për atë që mendohet se do të zhvillohet.
Ishte kërkuar në këtë projekt por edhe më parë, që Shqipëria të bëhej “kryeqendra e Mesdheut” me planin e madh për ndërtimin e një “Hong Kongu në Adriatik” me financim gjigand kinez, por gjithçka është lënë pezull për shkak të mospranimit nga qeveria shqiptare të një pjese të pikave të kërkesave të planit”.

Serbia duket se është vendi që ka përfituar më tepër nga financimet e mëdha kineze në vendin ballkanas. Jo vetëm dronet kinezë, por edhe heqja e vizave me kinezët ka ndikuar mjaft. Madje qeveria kineze ka hapur dy laboratorë të mëdhenj për specializime ndaj Covid-19. Në Beograd njëri nga laboratorët kushtoi 700 mijë dollarë dhe tjetri në Nish me investim 300 mijë dollarë. Serbia po përfiton shumë nga situata e pandemisë ku shumë vende në Ballkan dhe Europë po rimbyllen sërisht, investimet kineze në Serbi po bëjnë kërdinë. Sa keq që Shqipëria është jashtë kësaj loje.

Vitin e kaluar u zhvillua hapja e planit dhe se çdo të bëhej, por plasi pandemia dhe duket se gjërat u shtynë për më vonë. Aktualisht, mbledhjet dhe gjithçka tjetër vijon normalisht por në mënyrë online, për shkak të pandemisë dhe mosmundësisë së hyrjes së të huajve në Kinë. Plani, sipas qeverisë kineze do të vazhdojë, por më ngadalë për shkak të situatës. Vetëm disa ditë më parë, Kina dhe një pjesë e madhe e vendeve aziatike dhe botërore, firmosën “online”, marrveshjen e tregëtisë më të madhe në botë.

Përsa i përket shqiptarëve në Kinë, a kemi një komunitet të konsoliduar atje?

Ne “shqiptarët”, këtu në Kinë jemi shumë më ndryshe nga rajonet e tjera të botës. Nuk kemi një komunitet të konsoliduar siç është ai në Itali, Greqi, Zvicër, Amerikë, Australi dhe kudo tjetër. Kjo edhe për faktin se nëse në diasporë janë me qindra e mijra shqiptarë, këtu në Kinë ne jemi shumë pak. Për fat të keq nuk kemi ende një komunitet zyrtar dhe nuk e kemi akoma idenë sa mund të jemi, por nga të dhënat që unë kam mbledhur, mendohet se mund të jemi rreth 600 vetë, ku pjesa më e madhe janë përqëndruar në Pekin, Shanghai dhe në jug në Guangzhou dhe Shenzhen.

Duhet theksuar se “për fat të keq”, edhe institucioni i Ambasadës së Shqipërisë në Pekin, është në një monotoni vrasëse ku si institucioni më i rëndësishëm shqiptar në Kinë nuk e ka idenë sa vetë jemi ne këtu, ku jemi të vendosur, çfarë bëjmë, nëse kemi probleme ose jo. Ambasada nuk ka një “database” ku të jenë të hedhura të dhënat me identitetin e shqiptarëve, zonën ku ndodhen, çfarë bëjnë në Kinë dhe një mënyrë kontakti.

Dua ta theksoj edhe faktin se ne si shqiptarë jemi lënë thuajse jashtë çdo takimi zyrtar nga ambasada. Edhe për festën kombëtare të 28 nëntorit, shqiptarët lihen jashtë dyerve të ambasadës dhe nuk ftohen për ditën e shënuar kombëtare. Ne çdo vit e kemi festuar vetë, me mundësitë tona dhe ia kemi kaluar shumë mirë, pavarësisht se jemi lënë jashtë totalisht në harresë nga ambasada.

Pjesa më e madhe e atyre që kanë krijuar “komunitetin virtual”, janë të punësuar në sipërmarrje të ndryshme sidomos në mësimdhënie dhe biznes. Një pjesë jo e vogël janë studentë dhe pjesa tjetër janë ata që vijnë dhe ikin për shkak të punës që kanë. Ka edhe nga ata që kanë krijuar famijët e tyre në Kinë dhe janë integruar me jetën e përditshme.

Dhe meqë jemi tek Covid-19. Me kënaqësi them se nuk ka patur asnjë rast “nga sa është deklaruar”, të ndonjë shqiptari të infektuar ose sëmurë me koronavirus. Kemi qenë të vëmendshëm dhe në dijeni të çdo situate duke e ruajtur veten dhe shëndetin. Faleminderit