Jeronim De Rada figura emblematike e Rilindjes tonë Kombëtare

E premte, 19 Prill, 2024

Jeronim De Rada ka hyrë në historinë e kulturës shqiptare si një figurë emblematike e Rilindjes tonë Kombëtare, si një personalitet poliedrik. Ishte arbërësh nga Macchia (Makia) dhe ka lindur më 19 nëntor 1814. Ai ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar.

Ai njihet jo vetëm si shkrimtar me një kulturë të gjerë po njëkohësisht si lëvrues i palodhur i gjuhës shqipe e si personalitet politik, publicist me një dinjitet kombëtar.

Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore jo vetëm për ndërgjegjësimin rreth minoritetit Arbëresh në Itali, por edhe për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare.

Veprat e tij, në të cilat mbizotëron dashuria e zjarrtë për prejardhjen e tij, janë një dëshmi e mbijetesës së identitetit shqiptar, i vënë përballë sfidave të shumta gjatë historisë. Lindi në fshatin Macchia të krahinës së Kozencës. Në tetor të 1934-s, me dëshirë të babait të tij, u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë së Napolit, por fokusi kryesor i tij mbeti mbledhja e materialeve folklorike dhe letërsia.

Pikërisht në Napoli, më 1836 nxori botimin e parë të poemës së tij më të njohur në shqip “Këngët e Milosaos”, me titullin Poezi shqiptare të shekullit XV. Në vitin e revolucioneve në Evropë, 1848, De Rada themeloi gazetën Shqiptari i Italisë (L’Albanese d’Italia), ku u përfshinë artikuj në gjuhën shqipe.

Kjo gazetë dygjuhëshe, me karakter ‘politik, moral e letrar’ e me një tirazh prej 3200 kopjesh ishte i pari periodik në gjuhën shqipe i botuar ndokund.

Emri i De Radës si katalizator i ndërgjegjes kombëtare shqiptare u bë i njohur dhe u përhap në mesin e shekullit XIX. Kur ishte në moshë të thyer, në të 70-tat, botoi revistën “Fjamuri i Arbrit”, ku u shpalosën më së miri vlerat e tij publicistike duke e rënditur ndër penat më të shquara në historinë e shtypit shqiptar.

De Rada merr përsipër të organizojë dy Kongrese Linguistike Arbëreshe, një më 1895, dhe një në 1897.

Në vitet e fundit të jetës De Rada ishte prapë mësues i shqipes në Kolegjin e Shën Adrianit. Jeta e De Radës shuhet më 28 shkurt 1903.

Mendimi i tij i fundit dhe fjalët e tij të fundit ishin për Shqipërinë dhe fatin e arbëreshëve.