Zvicër/ Artisti Nik Alex Mucaj: Të gjithë ne jemi ambasadorë jashtë vendit

E shtunë, 20 Prill, 2024

A jemi sot ne një shoqëri globale në krizë për shkak të koronavirusit? Për artistin shqiptar Nik Alex Mucaj, i cili jeton në Zvicër prej vitesh po, por kriza ka qenë si proces shoqëror dhe para pandemisë.

Arti dhe kultura nuk njohin limite dhe në kushte si këto ku jemi dhe na ndihmojnë të shpjegojmë dhe përballojmë botën me atë që na rrethon. Në një intervistë për Diaspora Shqiptare artisti duke folur për tipologjinë e shoqërisë shqiptare, konceptin e emigrimit thotë se artistët janë ambasadorë te Shqipërisë në botë, por jo më shumë seç janë të gjithë shqiptarët të kujtdo profesioni qofshin.

INTERVISTA

Nik Alex Mucaj

Arti dhe kultura nuk njohin limite duke na shpjeguar si të përballojmë botën që na rrethon dhe në këto kohë pandemie kjo është mëse e dukshme. Si e konceptoni në punën tuaj një shoqëri globale në krizë?

Kriza aktuale, për nga përmasat dhe pasojat e gjithanshme, është më e rënda pas luftës së dytë botërore. Të paktën për vendet perëndimore, që ishin mësuar më një situatë të gjatë stabiliteti dhe prosperiteti, kriza pandemike po ndikon dukshëm në organizimin social, ekonomik dhe politik.
Në praktikën time, “kriza” si proces shoqëror ka qenë prezent dhe para pandemisë. Një qasje e frymëzuar nga tranzicioni i stërzgjatur shqiptar. Një proces i cili filloj me thënien e famshme të ish kryeministrit Bufi: “Shqipëria ka rezervë dhe për 6 ditë bukë” dhe i cili vazhdon edhe sot, duke e bërë krizën mënyrën e vetme të të qënurit në shoqërinë shqiptare.
Patjetër që shoqëria shqiptare nuk është e vetmja në botë që bashkëjeton me krizën, ka disa shembuj dhe më të këqij, si Haiti, Liberia, apo Libani. Nga ana tjetër, dhe pse krizat në Shqipëri në shumicën e rasteve i prodhojmë vetë, sidomos krizat politike, ne kemi përjetuar dhe progres real shoqëror dhe ekonomik në Shqipëri, pavarësisht se kriza aktuale e ka bërë botën më shumë si Shqipëria, sesa Shqipërinë si “botën e lirë”, ku ne pretendojmë të bëjmë pjesë.

Prej vitesh jetoni në Zvicër ku keni studiuar dhe vijoni krijimtarinë tuaj. Si janë marrëdhëniet tuaja me vendlindjen?

Unë jam shume i lidhur me Shqipërinë dhe si artist kam fatin e mirë, që kam arritur ta organizojë praktikën time midis Zvicrës dhe Shqipërisë, nuk ta japin të gjitha profesionet këtë mundësi. Dhe pse këtë vit nuk kam mundur të udhëtoj shumë, mundohem që tre apo katër muaj të vitit, të punoj në Shqipëri.

Njiheni si një artist që përpiqeni të eksploroni strategji artistike që lidhen me hapësirën publike. Sa pasqyrohet Shqipëria në veprën tuaj? Sa ndikon vendlindja në procesin tënd krijues?

Shoqëria shqiptare apo tipologjia e shoqërisë që ne përfaqësojmë, sic e thash më lartë, ajo shoqëria në krizë janë në qendër të vëmendjes time. Dhe për mua krizat shoqërore pasqyrohen gjithmonë në hapësirën publike, shumë gjëra të dukshme apo të padukshme të jetës tonë shoqërore ndodhin në hapësirën publike, qoftë atë fizike, nëpër sheshe, rrugë, parqe, qoftë në atë hapësirë publike metafizike, siç është faqja e një gazete apo mediat sociale.

A mendoni se janë artistët ambasadorë të Shqipërisë nëpër botë?

Artist janë ambasadorë te Shqipërisë në botë, por jo më shumë seç janë të gjithë shqiptarët të kujtdo profesioni qofshin. Gjithsesi unë mendoj se ne kemi më shumë nevojë për drejtues dhe menaxher të mirë të Shqipërisë, sesa ambasadorë.

Emigrimi perceptohet në mënyra të ndryshme, dikush që ikën për studim, dikush për punë e dikush për të vijuar jetën në një vend të huaj. Po për një artist si është procesi i emigrimit?

Personalisht unë kam emigruar që fëmijë në vitin e largët 1994. Këtu në Zvicër pata fatin të mbaroja shkollën e mesme dhe më pas studimet e larta.Për artistët sot, duke përjashtuar situatën pandemike, ka disa mundësi për të punuar jashtë shtetit qoftë dhe për një periudhë të caktuar në formën e një rezidence artistike. Por në përgjithësi është e vështirë për artistët shqiptar të zhvendosen në një vend të huaj, si për të gjithë shtetasit shqiptar./ diasporashqiptare.al