Romë/ Historia e Ketit dhe Nikut dhe restoranti i tyre në rrugën ku u njohën

E enjte, 25 Prill, 2024

Vite më parë kur ishin studentë Keti Kamenica nga Korça dhe Kreshnik Myftari nga Durrësi u njohën në një nga rrugicat e Romës turistike, prej ku nisi dhe historia e tyre e dashurisë.

Pikërisht në të njëjtën rrugicë ata vendosën në vitin 2009 të hapin restorantin e tyre i cili vijon aktivitetin prej 11 vitesh tashmë.

Keti dhe Niku, siç i njohin të gjithë rrëfejnë se ideja e restorantit nisi pasi kishin punuar në këtë fushë. “Ishte një sfidë e madhe sepse ndodhemi në një nga zonat më të bukura të Romës po duke qenë që profili jonë ishte një profil për romanët, duke qenë një zonë turistike ishte pak e vështirë dhe sot e kësaj dite shpesh ndodh që një roman të thotë nuk e mendoja … ishte një sfidë e madhe po ne besuam vumë pasionin dhe dashurinë tonë dhe ishim të sigurtë që do ia dilnim”, thotë Keti.

Ata rrëfejnë se restoranti ka kuzhinë italiane, mesdhetare, pjata tipike romane duke qenë se ndodhet në një zonë turistike dhe të huajt duan të shijojnë ushqimin italian. Pjata e preferuar e këtyre turistëve është karbonara me tartuf. Keti tregon se ka dhe shqiptarë të cilët shkojnë në restorant, e ndonjëherë për qejf bëjnë edhe byrek, e pse jo dhe kërnacka të Korçës.

Përsa i përket situatës aktuale të krijuar nga pandemia, ata thonë se restorantet kanë një orar të limituar deri në orën 18.00 dhe më pas vetëm shërbimi delivery. Por darka është pjesa që kishte më shumë frekuentim pasi më pas restoranti shndërrohej në vvine bar. Qeveria italiane thonë ata ka dhënë disa ndihma të vogla por priten të tjera.

Por a janë shqiptarët një komunitet në Romë. Niku dhe Keti thotë se nuk janë një komunitet si në Amerikë, por njohin mjaft shqiptarë.

“Në Romë ka shumë shqiptarë po nuk ka një komunitet, jo se nuk jemi të lidhur me njëri-tjetrin , por jo ai komuniteti tipik që mund ta gjesh në Amerikë. Kemi shumë miqësi me shumë shqiptarë, po nuk ka një komunitet të vërtetë. Jemi shumë afër me Shqipërinë dhe ideja sikur jemi në shtëpi, nuk ka largësi të madhe”, thonë ata.

Ata tashmë janë prindër të dy fëmijëve, një vajzë pesë vjeç dhe djali dy vjeç. Keti thotë se vajza e flet shqipen në mënyrë perfekte, ndërsa djali është ende i vogël.