Pse duhet ndarë gjuha shqipe nga letërsia që në shkollën 9-vjeçare  

E shtunë, 20 Prill, 2024

Lidhja e gjuhës shqipe me shkollën është e shumanshme: me gjuhën lidhen të gjitha kategoritë  e shkollave, që nga sistemi parashkollor deri tek universitetet.” (“Çështje të shqipes standarde” M.Çeliku, f.233)

Është e vërtetë, gjuha shqipe është e lidhur drejtpërdrejt me shkollën se aty përgatiten shkrimtarët, aktorët, artistët, folësit e radio-televizioneve, politikanët, mjekët, mësuesit  etj. Fillimisht këta në shkollë aftësohen të flasin, të lexojnë dhe të shkruajnë sipas normave të gjuhës standarde, prandaj për çdo mangësi fajësohet shkolla.

Por a është me të vërtetë i gjithë faji i shkollës?

Ky debat e zhvillohet shpeshherë mes kolegëve mësues, por edhe dashamirëve të gjuhës si në Shqipëri dhe në Kosovë. Debati ka kohë që është hapur. Por a është vetëm faktori shkollë që ndikon në këtë çështje?

Jo!

U lumturova pa masë para disa vitesh kur u vendos ndarja e gjuhës amtare nga letërsia në gjimnaz, porse mendimi im shkon edhe më tej: gjuha amtare duhet të ndahet nga letërsia qysh në arsimin fillor, përkatësisht që nga klasa e dytë.

Përvoja ka treguar se mësuesit si në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë vuajnë pasojat e boshllëqeve të letrare e gjuhësore. Nxënësit kalojnë në ndërrimin e cikleve shkollore  pa njohuri të mjaftueshme letrare, a gjuhësore, kjo pasi lënda nuk i lë hapësirën e duhur për përvetësim njohurish.

Kjo jo për fajin e mësuesve apo punës së tyre në arsimin e mesëm të ulët, por për atë që u quajt shkrirja e gjuhës me letërsinë, shkrirje që për mendimin tim nuk pati asnjë rezultat, por krijoi boshllëqe në të dyja lëndët. Këto probleme u trashëguan në breza të cilët sot janë gazetarë, politikanë, mësues etj.

Tekstet e kahershme kanë qenë cilësor, e të ndarë veç e veç, edhe si lëndë trajtoheshin më vete. E në saje të atyre teksteve janë formësuar shumica e intelektualëve.

Por ç’rezultate dha integrimi i gjuhës me letërsinë?

Asnjë rezultat për mendimin tim, pasi tekstet ishin (dhe janë) të mbushura më së shumti me informacion të ngjeshur teorik dhe shumë pak praktik. E mësuesit në të shumtën e rasteve e duhet të jetë i trysnuar, e të mendoj kë të jap e si tua paraqesë nxënësve.

Gjuha e përdorur në tekste është ajo e auditorëve, e papërshtatshme me moshën e arsimit fillor dhe atij të mesëm të ulët. (Rrallë herë ndeshen edhe qëndrime të gjuhëtarëve mbi nocione a çështje të ndryshme gjuhësore.)

Ndaj jam i mendimit që tekstet të jenë unik, të hartohen nga specialist që kanë përvojë në mësimdhënien e këtyre shkollave.

Në programe (kurikula) që nga klasa 6-9 kemi veç përsëritje njohurish. Në njohuritë gjuhësore nuk zënë vend sa duhet format e pashtjelluara, fjalitë e ndërkallura, periudhat, njohuritë fonetike, dialektore etj.

Në njohuritë letrare nuk zënë  vendin e duhur autorët e Kosovës, Maqedonisë Veriore, arbëreshve, njohuritë mbi teorinë e letërsisë janë të vakëta.

Mësimi i gjuhës amtare dhe letërsisë në këto kushte nuk dha rezultate për afro dy dekada. Nxënësit dhe mësuesit hasin vështirësi kur dy orë do të marrin njohuri letrare e katër orë gjuhësore, e i duhet të përsëritin. Ndaj sa nuk është vonë le t’i kthehemi traditës sonë  e cila ka qenë frytdhënëse.

Nëse vërejmë se  gjatë përdorimit të përditshëm në komunikim, nxënësit e përdorin keq gjuhën shqipe, kjo ndodh se mësojnë elemente të shkëputura të saj. Pra  gjuha, si shkencë, duhet të mësohet në të gjitha elementet e strukturës së saj, me një vëmendje të veçantë për zbatimin e strukturës dhe karakteristikave të shqipes në komunikim sipas standardeve dhe modeleve të gjuhës letrare kombëtare.

Si përfundim:

Jam i mendimit  që programet e gjuhës amtare dhe të letërsisë duhet të jenë të njëjta me të Kosovës.

Gjuha të zhvillohej  katër orë në javë ashtu edhe letërsia.

Të zenë vendin e duhur diktimet dhe hartimet.

 Të rikthehen  provimet me gojë, pasi ndikojnë edhe në ftësimin e të folurit.

Emërtimi i lëndës të jetë gjuhë amtare.

Në tekste të përdoret leksiku sipas grupmoshave, madje të pajisen edhe me fjalorth.

 Mësuesit e gjuhës amtare dhe letërsisë të kualifikohen sa më shpesh,  të kenë trainime etj.