Spanjë / Opera “Rusalka” nga Christof Loy mban firmën e koreografit shqiptar

E enjte, 25 Prill, 2024

Koreografi shqiptar Klevis Elmazaj ishte vetëm 5 vjeç kur familja e tij emigroi në Itali.  Ai është diplomuar në shkollën e baletit anglez “Rambert School of Ballet and Contemporary Dance” dhe aktualisht është balerin dhe koreograf në Amsterdam.

Elmazaj thotë se përmes baletit arrin të shprehë ndjenjat, emocionet që ka brenda, të cilat nuk i shpreh dot me fjalë. Emigracioni për familjen e tij nuk ka qenë një gjë e lehtë, por ai nuk është dorëzuar kurrë.

Së fundmi koreografi me origjinë nga Berati, Klevis Elmazaj ka realizuar koreografitë e baletit në shfaqjen operistike “Rusalka”. Legjenda nordike e “Sirenës së vogël” u shfaq mbrëmë në skenën e “Teatro Real” në Madrid, Spanjë nëpërmjet operës “Rusalka”. Ky prodhim i ri i “Teatro Real”, në bashkëpunim me “Säschsische Staatsoper Dresden”, “Teatro Comunale di Bologna”, “el Gran Teatre del Liceu de Barcelona” dhe “el Palau de les Arts Reina Sofía de Valencia”, sjell historinë origjinale të përkthyer në mënyrë të shkëlqyer muzikalisht në një partiturë plot magji dhe ngjyra.

Koregrafia e kësaj opere mban firmën e koreografit shqiptar Klevis Elmazaj, i cili prej dy muajsh është zhvendosur në Madrid për të realizuar këtë projekt. Në një bisedë me “Diaspora Shqiptare” tregon disa detaje më shumë rreth shfaqjes.

“Premiera ishte një sukses, që kur orkestra filloi notën e parë, ishte një emocion i fortë, sepse kemi muaj pa vajtur në teatër, për shkak të pandemisë. Publiku nuk e priste që artistët të performonin pa maska, dhe e gjithë kjo qjë ishte e mundur vetëm falë përpjekjeve dhe përmasave që ofron “Teatro Real”, i cili na krijoi mundësinë të krijonim një shfaqje të tillë. Shfaqja është një produksion prodhuar nga “Teatro Real” në bashkëpunim me “Operën e Bolonjës” dhe “Operën e Dresden”. Ideja është meritë e regjizorit të madh Christof Loy. Unë krijova koreografitë për baletet në shfaqje. Punuam bashkë për të krijuar një histori shumë të lidhur me Libretton origjinale të Rusalka , që flet për jetën aktuale, në një aspekt  romantik dhe poetik.”

Ai tregon se për shkak të pandemisë numri i spektatorëve në sallë është i limituar.

“Për shkak të pandemisë publiku i lejuar në sallë është 60% e kapaciteti të teatrit. Çdo natë kemi nga 50% deri 60%. Publiku e ka teatrin në zemër dhe e lejon veten dhe ne artistët qjë të vazhdojmë shfaqjet duker marrë masat dhe duke ndjekur protokollet e duhura.”

Gjithashtu ai tregon se shfaqja do të vendoset edhe në Dresden, Bolonja, Barcelonë dhe Valencia. Klevis Elmazaj është një koreograf i ri me të ardhme premtuese i cili është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare si vendi i dytë dhe i tretë në Burgos/”New York International Choreographic Competition”, vendi i dytë dhe i tretë në “Barcelona International Competition”, etj. Punët e tij janë shfaqur në disa nga skenat më të mëdha europiane, pavarësisht moshës së re. Si balerin ai ka performuar në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Spanjë, Itali, Tajvan, Katar, Abu Dhabi, Kuvajt.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.