Intervista / Iljaz Loku, autori i logos së Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze

E shtunë, 20 Prill, 2024

Në kuadër të 30- vjetorit të themelimit të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze të Torontos, zhvilluam një intervistë për “Diaspora Shqiptare” me sekretarin e parë të saj z.Iljaz Loku, i cili është aktiv edhe sot në jetën komunitare. Në këtë bisedë të shkurtër ai flet për sfidat pas ardhjes në Kanada, komunitetin shqiptar në Kanada në vitet ’80-të, historikun e shoqatës, dhe Diasporën në përgjithësi…

A mund të na thoni ku e keni kaluar fëmijërinë, arsyet e ardhjes në Kanada dhe kur keni ardhur?

Në Kanada kam ardhur në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar. Fëmijërinë e kam kaluar në Gostivarin Iliridas, ndërsa arsyeja kryesore ishte se studiova anglisht në Universitetin e Shkupit dhe më duhej ta përvetësoja për ta ushtruar me vonë. Pastaj mbeta këtu.

A ju kujtohet si e keni gjetur komunitetin shqiptar në Kanada në përgjithësi, dhe në Toronto në veçanti?

Bashkësia shqiptare e asaj periudhe kryesisht ishte e shqetësuar për çështjen e rëndë në Kosovë, por edhe për fatkeqësinë e ngujimit të Shqipërisë. Takoheshim me njëri-tjetrin me të njëjtat shqetësime, rrallë duke menduar për të ardhmen këtu.

Keni qenë aktiv që nga fillimi i Shoqatën së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze në Toronto, e cila tashmë po i mbush 30 vjet. Sa mendoni ju, e ka plotësuar Shoqata qëllimin e saj në këto tri dekada?

Kam nderin të përmend se isha sekretari i parë i saj dhe bashkëthemelues i saj. Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze e Torontos është organizatë e gjallë si organ evolutiv dhe gjithmonë duhet të ngasë përpara në rrugën e përmirësimit evolutiv pavarësisht se pëson edhe hapa prapa periudhtas.  Në Shoqatë nuk shkohet me mendësinë prapavajtësë se çfarë është bërë, por me mendësinë paravajtëse se çfarë mund të bëjmë ne. Dhe si e tillë, shoqata ka të ardhme të ndritur.

Jeni autor i logos së shoqatës, e cila është e veçantë, me një shqiponjë shqiptare në mes dhe me disa gjethe kanadeze përrreth. Çfarë simbolizon logoja?

Logoja i përshtatet themelimit vendkohor. Shkaba është zemra e saj, ndërsa gjethet e panjës përfaqësojnë 10 provincat dhe dy teritoret e atëbotshme pasiqë teritori i tretë u shpall më vonë. Edhe vetë shkronja ‘C’ aludon në “Canada”, folenë e re të shqiponjës shqiptare.

Ju jeni ndër përpiluesit e statutit të parë të shoqatës. Sa ju kujtohet procesi i përpilimit?

Ishte një grishje psikologjike e veçantë, sepse duhej ngrehina ligjore që të përputhej me vlerat vendore dhe frymën e trashëguar. Mendoj se merita është e të gjithëve sepse nuk nguroi ndihma nga askush.

Sa i lehtë ka qenë integrimi juaj dhe i familjes suaj në Kanada?

Mjerisht jashtë mase i vështirë, sepse bashkësia shqiptare nuk kishte trasuar mjaftueshëm hekurudhën e pararendësve për mbështetje madhore, por ajo qenësonte fare pak dhe mbi baza individuale siç e kemi zakon ne shqiptarët. Një mik imi, fisnik i paharruar me prejardhje nga Çamëria, z. Agako Nouch më dha mbështetjen më të madhe ashtu siç më mbështetën edhe shumë miq tjerë shqiptarë kosovarë, korçarë dhe presparë.

Sa ka ndryshuar organizimi i shqiptarëve në Kanada ndër vite?

Jam i bindur se ka shënuar arritje të pamohueshme siç është njohja e nëntorit tonë të shenjtë si Muaji i Trashëgmisë Shqiptare në Ontario, por hapësira për zgjerim është shpërpjestimisht më e madhe dhe duhet gjetur formula që i kanë shpënë përpara komunitetet tjera.

Jemi takuar edhe në Samitin e Dytë të Diasporës në Tiranë, samit që pritet të vazhdojë me Kuvendin e Diasporës në Prishtinë vitin e ardhshëm. Sa mendoni ju, kanë ndikim shqiparët e diasporës në atdhe?

Diasporën nuk duhet shikuar vetëm si oazë ekonomikë që dërgon remitanca, sepse pas brezit të dytë ato shterin dalëngadalë por urëlidhje e bekuar më Perëndimin për zhvillim shkencor e teknologjik. Afatgjatësisht ‘shkenca është shpëtimi i shqiptarëve,’ që të mbështetet pavarësia ekonomike dhe teknologjike, e cila sot është më e rëndësishme se ajo politike ngase nuk ka më pushtime klasike, por pushtime organike me kompani e tregëti.