Edhe mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë shkojnë në shkollë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Uroj që të shërbej sadopak për këtë mision të madh
Të flasësh për procesin e mësimdhënies, është një temë e gjerë dhe hap shumë diskutim, sepse jo vetëm që ka shumë teknika, por secili mësues përdor metodat në varësi të kushteve, në varësi të nivelit të nxënësve.
Në kushte normale, kur mësimi bëhet fizikisht në klasë, mësimdhënia është më e lehtë, pasi komunikimi mësues-nxënës është i drejtpërdrejtë.
Në kushte të pandemisë, kur nxënësi dhe mësuesi është larg, lind nevoja e përdorimit të mjeteve dhe teknikave të ndryshme online.
Ekzistojnë shumë platforma dhe rrjete për mësimin online, si: Zoom, Google Meet, Microsoft Team, apo të tjera të fokusuara në shqip, si: Schoolme, Almooc etj.
Mësuesit e Diasporës, të gjendur përballë këtij fakti, mbylljes për shkak të pandemisë, herë pas here, në mënyrë vullnetare, kanë organizuar seminare trajnimi mbi mënyrën dhe teknikën e mësimdhënies online.
Ditën e mërkurë, më 11 nëntor, u organizua seminari, me temë “Mjetet teknike për programimin dhe zhvillimin e mësimit online për Mësuesit e Diasporës”, nga drejtuesi i shkollës shqipe “Skanderbeg” të Parmës, Durim Lika, i diplomuar për matematikë në Universitetin e Tiranës, me përvojë shumëvjeçare në fushën e mësimdhënies në Diasporë, ekspert i informatikës, ku drejton për më shumë se 15 vjet ndërmarrjen e tij në Parma, Itali, Alba Computer.
Duke parë domosdoshmërinë dhe situatën e jashtëzakonshme që po kalojnë vendet për shkak të pandemisë Covid-19, ofroj një leksion falas për mësuesit e Diasporës me programet në gjuhën italiane dhe me përkthim edhe në anglisht. Shumë kolegë, sidomos nga Italia, më kanë telefonuar dhe më kanë pyetur se si mund të organizohen nga ana teknike për fillimin e shkollës.
Ashtu siç e patëm premtuar edhe në emisionin “Ura”, po mundohem të përgatis diçka. Uroj që të shërbejë sadopak për këtë mision të madh. Pas leksionit të koleges së Londrës, Aida Haziri me Zoom, po përgatis unë për Meet. Ftoj edhe kolegë të tjerë që të japin shembullin e tyre. Është një fushë e re dhe nuk ka rrugë tjetër, vetëm praktikë dhe shembuj konkretë.
Kjo është një pjesë e lajmërimit që Durimi postoi te faqja e tij personale.
Në këto pak rreshta, të bie në sy përgjegjësia jo vetëm si mësues, drejtues shkolle, por si shqiptar, si patriot, që, kur premton diçka, e mban fjalën. Mbi të gjitha, është një detyrë patriotike. Ky premtim është i shenjtë, do t’u vijë në ndihmë mësuesve të Diasporës, duke ua lehtësuar procesin e mësimdhënies, transmetimin sa më mirë të gjuhës sonë të bukur shqipe, fëmijëve, kudo ku janë nëpër botë, që të mos e harrojnë.
52 mësues nga e gjithё Diaspora: Zvicra, Gjermania, Anglia, Greqia, Italia, Turqia etj., u mblodhën bashkë, për të përfituar sa më shumë nga dija e njëri – tjetrit. Na bashkoi gjuha, dëshira për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, për të mbështetur njëri-tjetrin në këto ditë të vështira.
Në këtë seminar, përveç mësuesve, ishin të pranishëm edhe personalitete shtetërore, si: Nuhi Gashi, një emër i njohur i Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe përgjegjës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë, ku prej vitesh bashkëpunon me mësuesit e Diasporës.
Iris Gjinovci, administratore e platformës SchoolMe.
Denis Zavalani, administrator i platformës Almooc.
Besnik Q. Rama, Specialist arsimi nga Shqipëria.
Çështjet që u trajtuan ishin:
– Krijimi i një Account-i lokal në Windows, 7, 10, Mac OSX 10.X
– Përshtatja e Google Chrome me korrigjuesin shqip
– Shkrimi i shkronjave ë Ë ç Ç
– Administrimi i Bookmarks
– Krijimi i një adrese Gmail dhe si funksionon GSuite
– Gogle Calendar
– Google Meet
– Google Drive
– Si përdoret Google Meet për zhvillimin e mësimit
– Si përdoret WhatsApp via Web
– Si përdoret Klasa Virtuale në Facebook
Secila çështje është një dritare për mësuesit, pasi dija nuk ka fund. Sa më shumë të futesh në të, aq më shumë kupton se je në fillim të rrugëtimit.
Si matematikan, informatikan, çdo gjë ishte e programuar më së miri, që nga emërtimi i termave, në 3 gjuhë: shqip, italisht dhe anglisht, pasi gjithsecili të ndihej mirë me përdorimin e këtij programi, sipas gjuhës së teknologjisë së vendit ku jeton, deri te dërgimi i mesazheve nëpërmjet WhatsApp via Web, që çdo informacion që tejçohet te prindërit dhe nxënësit të jetë sa i përgjithshëm, aq edhe i veçantë.
Një takim mbresëlënës, ku hap pas hapi, me gjuhë të thjeshtë, të qartë, të detajuar, duke e ilustruar me shembuj, Durimi, zbërtheu teknikat e programit Google Meet.
Jo vetëm shpjegime në çështje teknike të Google Meet, por edhe kujdesi ndaj shkrimit saktë, sipas drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ndaj çdo postimi që bëhet në faqet e shkollave shqipe në Diasporë, apo çdo postimi personal.
Ky seminar ishte jo vetëm mësim mbi platformën Google Meet, por edhe shkëmbim përvoje midis mësuesve të Diasporës, pasi mësuesit diskutuan rreth mënyrës së mësimdhënies, mjetet që përdorin, metodave që zbatojnë gjatë orës së mësimit me nxënësit e tyre, tekstet etj.
Ngritën edhe shqetësimet e tyre, që në mësimdhënien në Diasporë, janë të shumta, duke pasur parasysh edhe situatën e pandemisë.
I urojmë Durimit suksese në punën e tij, si mësues, si drejtues shkolle, si ekspert i informatikës. Nga një postim që bëri dje në grupin e Mësuesve të Diaspsorës, ai premtoi se për secilin argument do të bënte një videoudhëzim në mënyrë që mësuesit ta kenë më të lehtë zbatimin e këtyre njohurive.
Të shpresojmë që ky aktivitet të mos jetë i fundit, jo vetëm i Durimit, por shembullin e tij dhe të Aida Hazirit, ta ndjekin të tjerët.
Të gjithë së bashku le të vëmë nga një gur në përhapjen e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në Diasporë./
Titulli origjinal: “Na bashkoi gjuha, dëshira për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, për të mbështetur njëri-tjetrin”
Nga Jerida Kulla, mësuese e gjuhës shqipe në Diasporë